GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lirohet nga burgu palestinezi që prangosi, përdhunoi dhe plagosi shqiptaren

23:01 - 31/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Lirohet nga burgu palestinezi që prangosi, përdhunoi dhe plagosi shqiptaren
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet greke kanë liruar me kusht nga burgu 27-vjeçarin palestinez Mohammad Odi, i cili akuzohet se ka prangosur, rrahur, përdhunuar dhe më pas goditur me thikë 33-vjeçaren shqiptaren me inicialet G.Ç.

Media greke “Protothema” raporton se ndaj 27-vjeçarit është vendosur  kushti i ndalimit të  tij për të dalë jashtë vendit si dhe të paraqitet në polici tre herë në muaj.

Referuar burimeve gjyqësore, Protothema shkruan se provat në dosje nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar ndalimin e tij, pasi nga njëra anë shqiptarja në dëshminë e saj e identifikoi fillimisht si përdhunuesin dhe torturuesin e tij, por më pas e kishte tërhequr atë që kishte thënë.

Megjithatë, shqiptarja nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkak të gjendjes së saj dhe do të dëshmojë në mjekësinë ligjore kur të gjendja e saj të stabilizohet.

Njëkohësisht, i akuzuari ka pasur thikë, por nuk vërtetohet se ka lidhje me krimin, ndërsa nuk ka prova që të vërtetojnë praninë e tij në vendin ku 33-vjeçarja u gjet e dhunuar.

Megjithatë, priten rezultatet nga laboratorët e mjekësisë ligjore për provat e sekuestruara nga shtëpia e braktisur.

Palestinezi u kap nga policia greke rreth 6 orë para se të zbulohej shqiptarja. Ai ishte ndaluar rastësisht si i dyshimtë në kryqëzimin e rrugëve “Sokratous” dhe “Ksouthou” ku i ishte gjetur një thikë e gjatë 23 cm me gjatësi tehu 12 cm dhe ishte arrestuar. Identifikimi i autorit nga shqiptarja është bërë përmes paraqitjes për njohje, pasi nuk e njihte me emër të dyshuarin. Me të kishte rënë në kontakt në orën 02.00 të mëngjesit të së njëjtës ditë dhe kishin rënë dakord të shkonin ne banesë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Aty është dhunuar më pas nga i dyshuari, i cili e ka lidhur dhe lënë në atë gjendje deri sa u gjet nga policia. Ajo ka rrëfyer se nuk e njihte 27-vjeçarin dhe se ishte takuar me të ditën e hënë (27 Maj), por sapo ka hyrë në shtëpinë e tij, i riu e ka sulmuar atë, duke e rrahur dhe detyruar të kryejë seks oral kundër dëshirës së saj.

Gjithashtu ai ka vazhduar ta dhunojë dhe më pas nuk mban mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Kur u zgjua, 34-vjeçarja tregoi se nisi të bërtiste duke kërkuar ndihmë, derisa policia ra në gjurmët e saj.

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com