GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lirohet Nikolin Janina, gjykata refuzon ekstradimin në Spanjë të bosit të Porcelanosa

16:34 - 23/03/23
në Aktualitet, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Lirohet Nikolin Janina, gjykata refuzon ekstradimin në Spanjë të bosit të Porcelanosa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni Nikolin Janina, i njohur edhe si bosi i kompanisë së pllakave “Porcenalosa”, nuk do të ekstradohet në Spanjë, ku është shpallur në kërkim si i përfshirë në një rrjet trafiku narkotikësh.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për lejimin e ekstradimit të tij, duke hequr njëkohësisht edhe masën e sigurisë që ishte në fuqi ndaj Janinës.

Ai u arrestua në Maj të vitit 2022, pasi Interpol Tirana kishte marrë një kartelë të kuqe me emrin e Nikolin Janinës.  Gjykata e shkallës së parë Tiranë kishte vendosur më herët që Janina të ekstradohej për në Spanjë, ku duhet të përballet me akuzat e trafikut të narkotikëve.

Por, rreth një vit më pas, në Mars 2023, ai rifitoi plotësisht lirinë, duke shfrytëzuar maksimalisht hapësirat boshe ligjore të shtetit shqiptar.

Arrestimi i parë

Nikolin Janina u arrestua për herë të parë për llogari të autoriteteve spanjolle në Prill të vitit 2016, në bazë të një urdhër kërkimi ndërkombëtar.

Nga permbajtja e dokumentacionit per ekstradim, rezulton se në ngarkim të tij ka një urdhër arresti ndërkombëtar nr. D.P 856/205, të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Porrino Spanjë, për kryerjen e veprës penale “trafikim të narkotikëve”.

Në atë kohë, ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës nuk kishte një marrëveshje ekstradimi në fuqi dhe për këtë arsye shtetasit shqiptarë nuk mund të dërgoheshin drejt autoriteteve spanjolle.

Nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë iu kërkua autoriteteve spanjolle që të vlerësonin transferimin e dosjes ndaj Nikolin Janinës për shqyrtim në Shqipëri.

Drejtësia spanjolle nuk ishte dakord me transferimin e çështjes në Shqipëri, nën argumentin se veprat penale ishin kryer në territorin spanjoll dhe se hetimi ndaj tij përfshinte edhe të tjerë persona, të arrestuar apo shpallur në kërkim në Spanjë.

Në këto kushte, në mungesë të marrëveshjes së ekstradimit dhe, duke qenë se Spanja refuzoi transferimin e dosjes në Shqipëri, Janina fitoi lirinë.

Arrestimi i dytë

Në Maj të vitit 2022, autoritetet spanjolle aktivizojnë sërish urdhërin e kërkimit ndërkombëtar për Nikolin Janinën. Ai arrestohet në 6 maj dhe nisën sërish procedurat ligjore për dërgimin e tij në Spanjë.

Kësaj radhe kishte një ndryshim. Qeveria shqiptare dhe ajo spanjolle kishin nënshkruar marrëveshjen e ekstradimit dhe, mbi bazën e saj, autoritetet e vendit iberik ri-dërguan kërkesën për biznesmenin Janina.

Gjykata e Tiranës, në Tetor të vitit 2022, vendosi lejimin e ekstradimit të Nikolin Janinës drejt Spanjës.

Çështja mbërrin në Gjykatën e Apelit të Tiranës (aktualisht Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm).

Në ankimin e tyre, avokatët e biznesmenit Janina i kërkuan trupës gjykuese refuzimin e kërkesës së prokurorisë, pasi marrëveshja Shqipëri-Spanjë përjashton nga procedurat personat, për të cilët është kërkuar ekstradimi para hyrjes në fuqi të saj.

Ndërkohë, prokuroria e Apelit kërkoi miratimin e ekstradimit.

Gjykata, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, vendosi refuzimin e ekstradimit.

Në vendimin e zbardhur së fundmi, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm shprehet se “Nga aktet më sipër, del i qartë fakti se prej vitit 2016 nga autoritetet spanjolle është kërkuar ekstradimi i shtetasit Nikolin Janina, por për shkak se ligji në atë periudhë nuk lejonte ekstradimin e tij si shtetas shqiptar, nuk është proceduar me ekstradimin e tij, por është kërkuar transferim procedimi nga Spanja në Shqipëri”.

Sipas gjykatës, “edhe pas këtij momenti, me miratimin e ligjit Nr.17/2022, përsëri ekziston një pengesë ligjore për pranimin e kërkesës për ekstradim, e parashikuar nga nenin 3 i tij, që ndalon aplikimin e zbatimin e kësaj marrëveshje për kërkesat e ekstradimit të paraqitura para hyrjes në fuqi të saj. Në kushtet kur autoritetet spanjolle kanë kërkuar ekstradimin e shtetasin Nikolin Janina që në vitin 2016, marrëveshja jonë me Spanjën, e ratifikuar në vitin 2022, nuk gjen aplikim në rastin konkret”.

Bazuar në këto argumenta, biznesmeni Nikolin Janina i shpëtoi për herë të dytë ekstradimit nga Shqipëria në drejtim të Spanjës.

Po ashtu, ai rifitoi lirinë, pasi gjykata e Apelit i hoqi edhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të cilën e kishte mbi kurriz prej shtatorit 2022.

Etiketa: drogalirohetnikolin janina

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
LG nxjerr në treg super-monitorin për fansat e videolojërave

LG nxjerr në treg super-monitorin për fansat e videolojërave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Kristjan Shkreli u mor...

Lexo më shumë
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com