GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lirohet Sali Berisha, bie masa e arrestit shtëpiak

10:15 - 27/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skenari i protestës/ Berisha: Bllokim të rrugëve dhe mosbindje civile, beteja fillon nesër…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha është liruar nga masa e “arrestit shtëpiak” pas një vendimi të fundit të Gjykatës së Posaçme.

Në dalje të gjykatës, këtë të mërkurë, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha për gazetarët se “zoti Berisha është i lirë dhe pa asnjë masë sigurimi ndaj tij”. Ai shtoi se pas ankimit që erdhi në vijim të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese “gjykata (e Posaçme) i përcakton kushtet dhe kriteret (për Berishën) për mos caktimin e asnjë lloj mase”.

Ai zbuloi se në seancë, SPAK kërkoi që arresti ndaj Berishës të mbetej në fuqi. “Ne nuk i besojmë gjykatave, ua kam thënë kemi 1 vite e ca luftë me Irena Gjokën. Nuk e di duhet të kuptoni, nuk mund të hyj ndërgjegjes së brendshme, procesi është politik nuk ekziston arsye ligjore. SPAK le të bëjë ç’të dojë. Duhet të ulë kokën dhe të shoh çfarë ka bërë, të kthehet në retrospektivë i ka hipur një kali së prapthi”, shtoi avokati.

Avokat Gjokutaj në prononcimin për mediat

Beteja gjyqësore

Berisha ndodhej nën masën e arrestit në shtëpi që prej Dhjetorit të vitit të kaluar për çështjen e privatizimit të klubit sportiv “Partizani”. Fillimisht, kreu i opozitës, u la nën masën detyrim paraqitje dhe ndalim i lëvizjes jashtë vendit. Masa e detyrim paraqitjes nuk u zbatua nga Berisha i cili argumentoi se ishte marrë në mënyrë të jashtëligjshme, pasi sipas tij, masa duhet të aprovohej më parë nga Kuvendi, siç ishte proceduar në rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në këto kushte, SPAK kërkoi ashpërimin e masës së sigurisë që u aprovua nga gjykatat: Ndaj Berishës, nga detyrim paraqitje, u caktua masa e arrestit shtëpiak.

Beteja ligjore e kryedemokratit vijoi në të gjitha shkallët e gjykimit. Javën e kaluar, Gjykata Kushtetuese, teksa shqyrtoi një ankim të Berishës, u shpreh se nuk kishte nevojë që për masën detyrim paraqitje të merrej aprovim nga Kuvendi, por shtoi se masa e ndalimit të daljes nga vendi për të ishte joproporcionale. Në një njoftim të dytë, Kushtetuesja sqaroi se më 27 Dhjetor do të shqyrtojë kërkesën e kreut të PD-së për rrëzimin e masës së arrestit shtëpiak. Avokati i Berishës dhe më pas vetë kryedemokrati njoftuan se çështjen e kishin ankimuar në Gjykatën e Strasburgut dhe kjo gjykatë e kishte pranuar ta shqyrtonte me procedurë të përshpejtuar.

Pas vendimi të Kushtetueses, Berisha bëri sërish ankim në GJKKO për rrëzimin e masave të sigurisë, që këtë të mërkurë pranoi kërkesën e kryedemokratit.

Në pritje të vendimit për dosjen “Partizani”

Në dosjen Partizani, për të cilën SPAK ka mbyllur hetimet dhe e ka dërguar në GJKKO me kërkesën për kalimin në gjykim themeli, Berisha akuzohet për korrupsion pasiv. I pandehur për të njëjtën vepër penale është marrë edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet për përfitimin e të ardhurave në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Si Malltezi ashtu edhe Berisha kanë mohuar akuzat dhe i kanë quajtur “politike” dhe të orkestruara nga kryeministri Edi Rama.

Gjykata e Posaçme ka caktuar 16 Dhjetorin si datë për seancën e ardhshme.

Të pandehur të tjerë në këtë çështje janë edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, i akuzuar për korrupsion aktiv; biznesmeni Xhimi Begeja për pastrim parash dhe financieria Andia Pustina. Si të pandehur për pastrim parash janë marrë dhe shoqëritë Studio Pustina sh.p.k., Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k..

Lexo edhe:

Lirimi i Berishës nga “arresti shtëpiak”, reagimet nga opozita

Gjykata i riktheu lirinë Berishës, SPAK: Do bëjmë ankim në Apel

Etiketa: berishaKryesore1lirohet

Lajme të lidhura

Akuzat për “turma të importuara” ndaj Salianjit, por dikur Berisha përuronte rrugë krah Benet Becit
Breaking Views

Akuzat për “turma të importuara” ndaj Salianjit, por dikur Berisha përuronte rrugë krah Benet Becit

09:12 - 28/12/25
Hetimet ndaj Ballukut/ Prokuroria e Posaçme çon prova të reja në Kuvend për arrestimin e zv/kryeministres
Aktualitet

Hetimet ndaj Ballukut/ Prokuroria e Posaçme çon prova të reja në Kuvend për arrestimin e zv/kryeministres

08:00 - 28/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Përplasen dy makina në Divjakë! Njëra prej tyre përfundon në kanal, tre të plagosur rëndë!

22:57 - 27/12/25
Para
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Akuzat për “turma të importuara” ndaj Salianjit, por dikur Berisha përuronte rrugë krah Benet Becit
Breaking Views

Akuzat për “turma të importuara” ndaj Salianjit, por dikur Berisha përuronte rrugë krah Benet Becit

09:12 - 28/12/25

Ish-deputeti Ervin Salianji zhvilloi ditën e djeshme një takim me demokratët në Shkodër. Kësaj radhe ai u akuzua nga kryetari...

Lexo më shumë
Mediat italiane kritikojnë Kristjan Asllanin, pas humbjes së Torinos

Mediat italiane kritikojnë Kristjan Asllanin, pas humbjes së Torinos

09:00 - 28/12/25
Kosova sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare, rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote

Kosova sot në zgjedhje të parakohshme parlamentare, rreth 2 milionë shtetas me të drejtë vote

08:15 - 28/12/25
Hetimet ndaj Ballukut/ Prokuroria e Posaçme çon prova të reja në Kuvend për arrestimin e zv/kryeministres

Hetimet ndaj Ballukut/ Prokuroria e Posaçme çon prova të reja në Kuvend për arrestimin e zv/kryeministres

08:00 - 28/12/25
Ja parashikimi i motit për sot në Shqipëri

Ja parashikimi i motit për sot në Shqipëri

07:45 - 28/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com