GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Liroi vrasësit me burgim të përjetshëm, KPA pranon dosjen e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha

22:05 - 15/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Liroi vrasësit me burgim të përjetshëm, KPA pranon dosjen e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

KPA po vijon procesin gjyqësor për gjyqtarën e Krujës, Enkelejda Hoxha, e njohur për lirimin nga burgu të të dënuarve me burgim të përjetshëm, deri ku u arrestua në flagrancë nga SPAK, në shkurt të vitit 2021, duke liruar të dënuarin e radhës Saimir Petanin, në këmbim të 12 mijë eurove. Krahas arrestimit nga SPAK, Këshilli I Lartë Gjyqësor shkarkoi nga detyra Enkeleida Hoxhën në 17 mars 2021, me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, për shkelje të rënda gjatë lirimit të të dënuarve nga burgu.

Enkelejda Hoxha kundërshton në KPA pikërisht vendimin e KLGJ që e shkarkoi nga detyra, ndërsa çështja penale është një proces tjetër i ndarë. Në seancën e djeshme në KPA, Enkelejda Hoxha ka pranuar disa shkelje dhe gabime, gjatë ndjekjes dhe zbatimit të procedurave për lirimin para kohe nga burgu të të dënuarve për vrasje. Por, sipas gjyqtares, këto shkelje janë të lehta dhe nuk përbëjnë shkak për t’u shkarkuar nga detyra. Për këto shkelje të pranuar, Enkeleida Hoxha ka kërkuar një marrëveshje me organin procedues.

Befasia e këtij procesi është se Enkelejda Hoxha ka deklaruar se shumë kolegë të saj gjyqtarë, kanë vepruar njolloi si ajo, duke liruar të dënuarit nga burgu. Hoxha ka deklaruar se Inspektori i Lartë të Drejtësisë ka operuar me dy standarde, duke proceduar atë, por jo gjyqtarët e tjerë, të cilët kanë konsumuar të njëjtat shkelje. Enkeleida Hoxha ka pretenduar se disponon dosje që provojnë se si gjyqtarë të tjerë, kanë vepruar ai ajo, ndërsa nuk janë proceduar. Gjyqtarja e Krujës ka kërkuar që KPA t’i administrojë këto dosje, të cilat janë refuzuar nga KLGJ-ja.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi sot se ka vendosur të pranojë si prova dosjet e pretenduara nga Enkelejda Hoxha, të cilat pritet të rrezikojnë disa gjyqtarë të tjerë, duke nxjerrë në pah skandale të reja të lirimit të të dënuarave nga burgu.

“Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të administrojë fashikujt e procedimit disiplinor të Këshillit të Lartë Gjyqësor të depozituar në Kolegj, si dhe pranojë në cilësinë e provës aktet e reja të depozituara nga ankuesja gjatë seancës së sotme gjyqësore”, njofton KPA. Seanca e radhës gjyqësore në KPA do të mbahet në 10 maj 2022.

Enkelejda Hoxha i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles, ish numri dy i Bandës së Durrësit, duke e liruar nga burgu. Gjyqtarja ka liruar nga burgu në 2017-ën, Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit.

Gjyqtare liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën “UFO” nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë. Enkelejda Hoxha lioi nga burgu edhe Hekuran Billën, i dënuar me burgim të përjetshëm në Angli, për vrasje. Billa u vra tek Komuna e Parisit. Në fund, Enkelejda Hoxha po lironte edhe Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, por këtë herë SPAK e arrestoi gjyqtaren në sallën e gjyqit.

 

Etiketa: BurgimdosjaEnkelejda HoxhagjyqtarjaKPAKrujesLiroivrasesit

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Vrasja e grave dhe vajzave në Shqipëri, veprimtaret u kërkojnë institucioneve shtimin e masave

Vrasja e grave dhe vajzave në Shqipëri, veprimtaret u kërkojnë institucioneve shtimin e masave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com