GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lista e arbitrazheve/ Qeveria ka 180 mln euro detyrime për të paguar për gjyqet e humbura

15:59 - 10/07/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Arbitrazhet, detyrimet e shtetit shqiptar për t’u paguar shkojnë në 183.2 milionë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shqiptare përballet me një faturë prej gati 180 milionë eurosh nga çështjet e humbura dhe ato në proces në arbitrazh ndërkombëtar, me biznese të ndryshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për fundin e vitit 2024.

Kjo shumë përfshin si detyrimet e mbetura për pagesë, ashtu edhe detyrimet kontigjente, të cilat mund të materializohen në të ardhmen nëse vendimet në proces rezultojnë të pafavorshme për shtetin.

Sipas tabelës zyrtare, nga kjo shumë, 69.4 milionë euro përfaqësojnë detyrime të mbetura për pagesë nga vendime të formës së prerë, të cilat ende nuk janë likuiduar dhe 110.5 milionë euro janë të kategorizuara si detyrime kontigjente, që rrjedhin nga procese gjyqësore të hapura në gjykata ndërkombëtare arbitrazhi dhe shënohen në raportet e financave publike si detyrime të mundshme, por nuk përfshihen drejtpërdrejt në borxhin publik derisa të ketë një vendim final.

Në detyrimin kontingjent përfshihet çështja “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, që përfshin detyrimin me vlerë 108 mln euro për vendimin e “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, dhe 2 milionë euro kosto ligjore po për këtë çështje.

Financat ende e njohin këtë shumë si detyrim kontingjent, ku përfshihen detyrime të mundshme financiare që mund t’i ngarkohen shtetit shqiptar si rezultat i çështjeve të hapura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, në rast se vendimi jepet në favor të palës paditëse kundër shtetit.

Detyrimi ndaj sipërmarrësit italian po njihet ende si potencial, ndonëse ky i fundit, pasi ftoi gjyqin me qeverinë shqiptare për një shumë prej 110 milionë eurosh, po synon mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve, ku më kryesorja është llogaria e kompanisë shtetërore që menaxhon trafikun ajror, Albcontrol në Eurocontrol në Bruksel, e cila ka ngrirë që prej vitit 2021.

Shuma që Albcontrol, nuk ka arritur të arkëtojë për shkak të bllokimit të llogarive të saj në Eurocontrol, si rrjedhojë e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe investitorit italian, Francesco Becchetti, ka arritur në 10.5 miliardë lekë (rreth 105 milionë euro) në fund të vitit 2023, sipas të dhënave në raportin e saj vjetor, duke bërë që kompania të marrë hua nga shteti dhe kompanitë e tjera shtetërore në shumën prej 74 milionë eurosh.

Deri tani qeveria ka shpenzuar 6.7 milionë euro kosto ligjore për arbitrazhin ndaj “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, ku ka likuiduar vetëm gjysmën e tyre. Në prill 2023, Becchetti fiton përfundimisht Arbitrazhin me qeverinë shqiptare, pas një përplasjeje mes shtetit dhe investitorit në qershor të 2015-ës,  kur u bllokuan asetet e Francesco Becchetti-t.

Pas Becchetti, detyrimi më i madh është për çështjen “Copri Actors” me kompaninë greke e cila fituar çështjen për konfliktin e ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan, me faturë me vlerë rreth 42,4 mln euro, për të cilën nuk është paguar asgjë deri në fund të vitit 2024, ndonëse kjo shumë njihet si detyrim i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit.

Për çështjen e humbur me kompaninë “Construzioni Dondi”, fatura është 13,4 mln euro për t’u paguar, për shkak të prishjes njëanshme të kontratës nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve në vitin 2018, lidhur me një projekt për sistemin e kanalizimeve të Tiranës. Kjo shumë njihet si detyrim i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit.

Fatura e katërt më e lartë është për arbitrazhin me  “GBC Oil Company Ltd. v. Republika e Shqipërisë, Albpetrol”, pala shqiptare humbi ndaj GBC Oil, me një faturë prej 12.24 milionë eurosh. GBC Oil pretendoi se Shqipëria – përmes Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Albpetrol – shkelën një klauzolë stabiliteti fiskal në kontratat për tre fusha nafte (Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal). Kjo shumë njihet si detyrim i mbetur nga vendimet e Arbitrazhit.

Në 2024-n qeveria pagoi vetëm 4.9 milionë euro për shpenzime ligjore

Totali  i detyrimit fillestar për arbitrazhet ka qenë 206.8 milionë euro, sipas tabelës së Ministrisë së Financave, nga të cilat 79.5 milionë euro njihet si detyrim i faturuar. Nga kjo shumë totale janë likuiduar gjithsej 23.4 milionë euro, duke e zbritur detyrimin total në fund të 2024-s në 179.94 milionë euro.

Në vitin 2024 janë paguar vetëm 4.88 milionë euro, që kanë qenë për mbrojtje ligjore.

“Për 2024, vlera totale e kostove të paguara nga buxheti i shtetit në kuadër të: përfaqësimit ligjor, mbrojtjes sipas shkallëve së gjykimit, shpenzimeve gjyqësore apo të tjera lidhura me vendime të arbitrazhit ndërkombëtar, rezultoi në masën 495.7 milionë LEK”, sipas Ministrisë së Financave.

Më poshtë jepet tabloja e pagesave buxhetore, sipas institucioneve shtetërore përgjegjëse:

– Rreth 143.4 milionë LEK nga Ministria e Financave, për pagesën shërbimeve juridike dhe kostove të tjera ligjore për përfaqësimin dhe mbrojtjen e RSH në vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 223.0 milionë LEK nga Autoriteti Portual Durrës, për pagesën e shpenzimeve gjyqësore, kostove të tjera ligjore për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 56.2 milionë LEK nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për pagesën e kostove ligjore dhe administrative, për përfaqësim dhe mbrojtje lidhur me vendime të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 52.2 milionë LEK nga Albpetrol sh.a, për pagesën e shpenzimeve gjyqësore, kostove ligjore dhe administrative për përfaqësim dhe mbrojtje për çështje të arbitrazhit ndërkombëtar.

– Rreth 20.9 milionë LEK nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për pagesën e kostove ligjore dhe administrative lidhur me një vendim të arbitrazhit ndërkombëtar” thuhet në relacionin e buxhetit faktit.

Ndërkohë për konfliktin me EMS Shipping dhe Durrës Kurum shtetit shqiptar i është dashur të paguajë vitin e shkuar rreth 2.2 milionë euro për mbrojtjen dhe kostot administrative. Në muajin gusht 2024 kompania gjermane “EMS Shipping & Trading GmbH” ndërpreu gjyqin e Arbitrazhit për kontratën e koncesionit për përpunimin e anijeve të mallrave rifuxho në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit.

Në padinë e depozituar prej saj në muajin Prill 2023, për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës u kërkua 40 mln euro dëmshpërblim. Pavarësisht ndërprerjes së çështjes, shteti shqiptar është ngarkuar me kosto ligjore dhe administrative.

/Monitor.al/

Etiketa: ArbitrazhKryesore1qeveria rama

Lajme të lidhura

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku
Breaking Views

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25
Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Para

Trafikonin kokainë të fshehur në lëkurë kafshësh nga Amerika Latine, GJKKO lë në qeli 3 të akuzuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com