GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lista e parave dhe përfituesit/ 554 MILIARD Lekë u shpërndau shteti klientëve të vet për 15 ditë

21:35 - 31/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vetëm 15 ditët e para të muajit Janar, Thesari i Shtetit ka transferuar drejt klientëve buxhetorë, një shumë të frikshme prej 554 MILIARD Lekësh, që shënon një rritje me 15 MILIARD Lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave nga OpenData.

Pagesat përfshijnë kategori të ndryshme, duke nisur nga kontratat PPP dhe koncesionet, investimet publike, teknologjinë e informacionit dhe transaksione për likuidimin e TVSH-së.

Ky fluks i lartë pagesash vjen në një vit zgjedhor, duke ngritur pikëpyetje mbi ritmin e shpenzimeve publike dhe destinacionin e tyre.

Rritja e ndjeshme e pagesave publike në fillim të vitit është një tregues i dinamikës buxhetore në një periudhë zgjedhjesh, ku vihet re një intensifikim i shpenzimeve.

Nëse do të bënim një përmbledhje të shkurtër të sasisë më të lartë të miliardave të dhëna nga institucionet shtetërore kundrejt klientëve të qeverisë, do të spikasnim disa në vlera shumë-shifrore.

Në listën e gjatë me mbi 109 transaksione nga Thesari i Shtetit mbi 1 MILIARD Lekë (të cilën mund ta aksesoni duke klikuar këtu) vërehen transaksionet në shifra të çmendura të ARRSH kundrejt oligarkëve të vendit, të cilat do të zbardhen në artikullin e radhës.

VLERAT DHE KLIENTËT

Tan Agolli i FSHZH ka likujduar me mbi 2.4 MILIARD Lekë Pëllumb Salillarin për përmirësimin e transportit urban dhe parkimin e QSUT.

Ilirjan Celibashi i KQZ i ka dhënë mbi 1.7 Miliard Lekë Grigor Jotit të INFOST Systems firmën të cilën e ka kamufluar jashtë pronësisë së vet, për pajisje instaluese telekomunikacioni.

Mirlinda Karcanaj e AKSHI i ka dhënë mbi 2.1 MILIARD Lekë Koço Kokëdhimës me Abissnet për shërbime interneti.

Elda Muçi e UKT i ka dhënë mbi 2.2 MILIARD Lekë Shkëlqim Fushës për shtesa impianti për pëepunimin e ujit të pijshëm të Bovillës.

Drejtori i Përgjithshëm i UK Klevis Jahaj i ka dhënë 3 MILIARD Lekë Power Industries të Andi Markut për mjete teknike të veprave ujore dhe 2.3 MILIARD Lekë Milo & Lenc Gjikurisë për garanci të vazhdimësisë së punimeve.

Drejtori i UK Lezhë Zef Maci i ka dhënë 1.4 MILIARD Lekë GPG të Paqsor Buzit për vazhdim të sipërmarrjes së punimeve.

Reparti Ushtarak Nr.1001 Tiranë i ka dhënë 1.4 MILIARD Lekë KOAN të Ardian Davidit për kompletim me mjete dhe pajisje për operacionet e emergjencave civile.

Kryebashkiakja e Laçit Majlinda Cara ka dhënë për kompaninë ARB & TRANS 2010 të Arben Malokut, ish-kryetarit të njësisë Adminuatrative Zall Herr, 1.2 MILIARD Lekë për vazhdim punimesh në kuadër të Rindërtimit.

UK Dibër Erger Kosiqi i ka dhënë SHANSI INVEST të Shpëtim & Bardhyl Cingës 1.8 MILIARD Lekë për ndërtim të depos së ujit në Burrel/joq

Etiketa: klienteKryesore1qeveria

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Trump vendos: Nesër futen në fuqi tarifat ndaj Kinës, Kanadasë dhe Meksikës

Trump vendos: Nesër futen në fuqi tarifat ndaj Kinës, Kanadasë dhe Meksikës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com