GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Lista Serbe reagon pas deklaratave të ministrit kosovar: Sveçla po përdor akuza të …

17:45 - 18/07/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Lista Serbe reagon pas deklaratave të ministrit kosovar: Sveçla po përdor akuza të …
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lista Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, tha se ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, pa asnjë provë dhe asnjë përgjegjësi, po përpiqet të ndërlidhë nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiç me veprime ilegale, me synimin për të trembur pjesën tjetër të popullatës serbe në Kosovë.

Reagimi i Listës Serbe vjen pasi Sveçla, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 18 korrik, tha se Radoiçiç është në krye të strukturave kriminale, përfshirë ato të kontrabandës, të cilat e sulmojnë Policinë e Kosovës në veri të vendit.

Pjesëtarë të policisë janë sulmuar gjatë fundjavës në veri të Kosovës për të disatën herë këtë vit gjatë përpjekjeve për të parandaluar një kontrabandë mallrash. Sveçla tha se këta persona që sulmojnë zyrtarë të Policisë së Kosovës, janë të njohur për strukturat e sigurisë.

“Janë disa grupe të kontrabandistëve, por të gjitha të koordinuara ngushtë nga institucionet e Serbisë. Do të thotë, lidershpi i Serbisë në vazhdimësi ka shfrytëzuar grupet kriminale për të minuar Kosovën në atë pjesë, e si shpërblim u ka dhënë edhe mundësi për t’u pasuruar, si dhe imunitet pa kufi këtyre individëve. Millan Radoiçiç është njëri ndër krerët e kësaj strukture”.

Lista Serbe tha se Sveçla po përpiqet “të përdorë akuza joserioze, të pabaza, për të justifikuar dhunën e papranueshme institucionale, shpërdorimin e pushtetit dhe shtypjen e popullit serb”, e cila “po kryhet për një periudhë të gjatë kohore nga hordhitë e veshura me uniforma, të dërguara nga Prishtina në veri të Kosovës, në luftën kundër biskotave plazma dhe coca-colës”.

Lista Serbe u bëri thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që “të marrin pozicione të qarta kundër abuzimeve të tilla të autoritetit” nga zyrtarët qeveritarë.

​Millan Radoiçiç është në arrati nga organet e Kosovës për rastin “Brezovica”. Ky rast ka të bëjë me lëshimin e lejeve të kundërligjshme në kompleksin turistik në Brezovicë. Radioiçiç, në këtë rast, dyshohet për “frikësim të dëshmitarëve gjatë procedurës penale”.

Radoiçiç është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, nën dyshimet se së bashku me biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviç, dhe dhjetëra serbë të tjerë, i përkasin një rrjeti të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Ndaj Radoiçiçit më herët ka pasur edhe një fletarrestim, nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e politikanit serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviç. Megjithatë, ai urdhërarrest është tërhequr pa shpjegim në mars të vitit 2021.

Etiketa: KosoveSerbi

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Trashëgimia kulturore/ Merren 590 mijë dollarë nga BE për 11 OJQ, ja cilët janë fituesit

Trashëgimia kulturore/ Merren 590 mijë dollarë nga BE për 11 OJQ, ja cilët janë fituesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA po vepron me forcë të plotë kundër Iranit, duke theksuar...

Lexo më shumë
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com