GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Liverpool nuk di të fitojë, ngec edhe me Crystal Palace

23:09 - 15/08/22
në Sport, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Liverpool nuk di të fitojë, ngec edhe me Crystal Palace
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Liverpool vijon startin zhgënjyes në Premier League. “The Reds” u ndalën në një barazim 1-1 me Crystal Palace në sfidën e parë të sezonit në “Anfield” pavarësisht se u shfaqën dominues në të dyja pjesët e takimit.

Sinjalin e parë të rrezikshëm e prodhoi James Milner pas vetëm 2 minutash lojë por gjuajtja e mesfushorit përfundoi mbi kuadratin e portës.

Në të 9′, Darwin Nunez që startoi ndeshjen e parë si titullar me 19-herë kampionët shpërdoroi një mundësi të mirë që me goditjen e tij nuk arriti të gjente kuadratin e portës.

Njeriu-gol i Liverpool, Momo Salah, pati një tjetër shans shans të shkëlqyer në të 20′, si për të konfirmuar dominimin e pjesës së parë, por në hyrje të zonës egjiptiani e dërgoi topin shumë pranë cepit të djathtë të portës.

Cinizmin e munguar të vendasve e demonstroi më së miri skuadra e Patrick Vieria që realizoi në të 32′. Wilfried Zaha kontrolloi mjaft bukur një pasim në zonë dhe me qetësi finalizoi në portën e Allison duke vendosur heshtjen në “Anfield”.

Në mënyrë të logjikshme, Liverpooli e rriti ndjeshëm presionin pas pësimit të golit dhe në minutën e katërt të kohës shtesë në pjesën e parë Darwin Nunez pa goditjen e tij teksa ndalet në shtyllë, në një moment shumë të pafat për uruguajanin.

Si për të konfirmuar mbrëmjen negative mendoi Darwin Nunez në të 57′ ku u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Liverpool me 10 lojtarë në fushën e lojës.

Sidoqoftë, ky episod nuk i dekurajoi aspak në kampin e Liverpoolit dhe katër minuta pas këtij momenti rikthyen ekuilibrat në fushën e lojës me Luis Diaz që realizoi një gol fantastik pas një goditje të saktë në hyrje të zonës së rreptësisë.

Me minutat që kalonin, lojtarët e Crystal Palace fituan besim dhe e administruan mirë takimin ndërsa Liverpooli tentoi në mënyrë të dëshpëruar edhe me Fabio Carvalho në të 90′, por gjuajtja e menjëhershme e portugezit nuk kishte efikasitetin e nevojshëm dhe takimi përfundoi 1-1.

 

Etiketa: Crystal PalaceLiverpool

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Buzëqeshja është “arma” e tyre me e forte, ja shenjat e horoskopit që ta rrëmbejnë zemrën me…

Buzëqeshja është “arma” e tyre me e forte, ja shenjat e horoskopit që ta rrëmbejnë zemrën me…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Lexo më shumë
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com