GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Liverpool pranë firmës me mesfushorin e City-t

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Agjenti i titullarit të Liverpool përgënjeshtron zërat në lidhje me PSG
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fabinho është shumë afër nënshkrimit me Al-Ittihad dhe nuk do të jetë në kampin stërvitor me Liverpool. Kapiteni Henderson do të shkojë në kampin stërvitor, pasi negociatat me skuadrën e Steven Gerrard, Al-Ettifaq FC, kanë pësuar në një ngërç. Të dy palët nuk ranë dakord për shumën e transferimit.

Në këtë kontekst, Liverpooli filloi të kërkonte mesfushorë të tjerë. Gazetari James Pearce bën të ditur se në krye të listës është Kalvin Phillips nga Manchester City. Një opsion “backup” do të ishte edhe Sofyan Amrabat nga Fiorentina.

Kalvin Phillips u transferua verën e kaluar te Manchester City nga Leeds United, për 49 milionë euro, por nuk bëri përshtypje në “Etihad”. Mesfushori anglez ka bërë deri më tani 21 ndeshje zyrtare për kampionët. Ai nuk arriti të shënonte asnjë gol, apo të jepte një asistim vendimtar dhe shtypi në Angli së fundmi shkruan se Manchester City mund ta nxjerrë atë në shitje.

Phillips ka ende kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2028. Sipas faqes së internetit Transfermarkt, vlera e tij në treg arrin në 32 milionë euro.

“Reds” kanë bërë ndryshime sa i përket mesfushorëve, në periudhë aktuale të merkatos. Naby Keita, James Milner, Alex Oxlade-Chamberlain u larguan, ndërkohë që kanë ardhur Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai.

Himni i UEFA Champions League nuk do të luhet në “Anfield” në sezonin e ri. Liverpool përfundoi në vendin e 5-të në sezonin e kaluar në Premier League, kështu që do të marrë pjesë në UEFA Europa League.

“Kormorantët” synojnë të fitojnë kompeticionin e dytë më të vlefshëm të Europës, siç bënë në vitet 1973, 1976 dhe 2001. Finalja e fundit e kontestuar ishte në vitin 2016, kur britanikët u mundën nga specialistja e garave, Sevilla. Andaluzianët kanë fituar shtatë trofe deri më tani dhe asnjë finale të humbur.

Etiketa: LiverpoolPhillips

Lajme të lidhura

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë
Sport

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit
Sport

Ora e Dardanëve! Kosova kërkon të bëjë detyrën në “Fadil Vokrri”, synon vetëm fitore ndaj Izraelit

08:52 - 14/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Para
Enver Rama përballë armiqve të partisë dhe të popullit

Enver Rama përballë armiqve të partisë dhe të popullit

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për...

Lexo më shumë
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com