GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Llastohet” Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon 30 milionë euro shtesë në buxhet për Inteligjencë Artificiale, rroga dhe zyra

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Llastohet” Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon 30 milionë euro shtesë në buxhet për Inteligjencë Artificiale, rroga dhe zyra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë Gjyqësor paraqiti të premten në Kuvend kërkesë për shtim fondi në shifrën 3.02 miliardë lekë, një shifër që përbën 54% e fondeve të akorduara në buxhetin e vitit 2025 në draft-buxhetin e qeverisë.

Kërkesat u parashtruan para Komisionit të Ligjeve nga kryetari i ri i këtij këshilli Ilir Rusi, i cili argumentoi se fondi do të përdorej për paga e sigurime për punonjës të rinj, investime në ndërtime godinash apo qira për gjykatat, programe kompjuterike, por edhe për zbatimin e idesë së kryeministrit Rama për të futur Inteligjencën Artificiale në procesin e përpunimit të dosjeve.

“Po t’i referohemi kërkesave buxhetore që kemi bërë niveli i miratimit nga ana e ministrisë së Financave është në nivel 13% më i lartë se vitin e kaluar, por sa i takon kërkesave tona buxhetore janë miratuar 2/3 pra 35 % e tyre”- tha Rusi, duke cilësuar si imediat fondin për qira për një godinë shtesë për Gjykatën e Apelit.

Sipas relacionit të komisionit, shuma e kërkuar shtesë lidhet kryesisht me shpenzimet për paga dhe sigurime personeli dhe konkretisht 550 milion lekë kërkohen për plotësim vakancash dhe një shtese të miratuar prej 133 punonjësish.

Nga tabela e kërkesave parashikohet ndërtimi i dy godinave të reja gjykatash në shumën 850 milionë lekë, blerje programesh Software në shumën 454.7 milion lekë, 243.6 milionë lekë për projektin e Integrimit të Inteligjencës Artificiale në proceset e punës, etj..

Deputetët e opozitës i pritën me kritika kërkesat e KLGJ-së dhe jo në proporcion me punën që bëjnë gjykatat për të dhënë shërbim për qytetarët.

“Keni pasur fonde e personel edhe jashtë mundësive të buxhetit ndoshta dhe duke ju llastuar pak”- iu drejtua Rusit, deputetja Dhurata Çupi, duke e kritikuar se “nuk keni bërë përpjekje serioze për të ulur numrin e dosjeve stok në gjykatë”.

“Çfarë keni bërë në 2024 për të justifikuar milionat që keni marrë. Kam përshtypjen që ata që kanë kaluar vetingun kanë rënë rehat dhe nuk shqyrtojnë dosjet”- shtoi ajo.

Në përgjigje të kritikave kreu i KLGJ-së argumentoi se nuk po kërkoheshin fonde për luks, por për të bërë punën.

“Të marrësh fonde është e thjeshtë, ti përdoresh është e vështirë”- tha ai duke shtuar se KLGJ kishte audite për mënyrën se si shpenzonte buxhetin.

“Nuk besoj se ka punë të papaguar”- iu drejtua ai Çupit, duke iu referuar shtesave të reja në personel.

Nga ana tjetër Rusi propozoi të bëhen ndryshime ligjore në mënyrë që të futet “dosja dixhitale” si praktikë për të zgjidhur ‘backlog’-un, stokun e dosjeve të prapambetura në sistemin gjyqësor.

Të premten bëri dëgjesën për buxhetin e ri edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit për të cilin është parashikuar nga Ministria e Financave një fond rreth 277.3 milion lekësh, por Kolegji paraqiti kërkesë për një shtesë në strukturën me 3 përkthyes dhe 1  specialist për zbardhjen dhe redaktimin e vendimeve që kapin një fond për paga në vlerën 10.61 milion lekë.

Etiketa: buxheti 2025KLGJKryesore1

Lajme të lidhura

Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!
Aktualitet

Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!

19:38 - 22/08/26
80 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish sot për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend
Aktualitet

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

19:18 - 22/08/26
Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin
Aktualitet

Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin

19:08 - 22/08/26
Para
Aksion antidrogë te ‘Kodra e Diellit 2’ dhe në Qerekë, goditen eksponentë të rrjetit të kokainës

Aksion antidrogë te ‘Kodra e Diellit 2’ dhe në Qerekë, goditen eksponentë të rrjetit të kokainës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!
Aktualitet

Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!

19:38 - 22/08/26

Në kulmin e sezonit turistik, pushuesit përballen me kolona të gjata dhe pritje në Dhërmi që sipas denoncimeve në disa...

Lexo më shumë
80 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish sot për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

19:18 - 22/08/26
Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin

Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin

19:08 - 22/08/26
“Futboll, jo urrejtje”/ Trajneri serb i Elbasanit flet shqip: Duhet të bashkëjetojmë!

Barazimi 1-1 me Laçin, trajneri Gvozdenovic nuk fshihet: S’jam i kënaqur me rezultatin

19:04 - 22/08/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

P*rdhunoi 22-vjeçaren në një plazh të izoluar, shqiptari kapet pas 4 vitesh në arrati

18:46 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com