GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Llatja i xhiron 580 mln lekë biznesmenit të akuzuar për vjedhje

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja po iu sulet fondeve të bashkisë në prag të mbarimit të mandatit. Qyteti i Elbasanit

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja po iu sulet fondeve të bashkisë në prag të mbarimit të mandatit. Qyteti i Elbasanit

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja po iu sulet fondeve të bashkisë në prag të mbarimit të mandatit. Qyteti i Elbasanit është një vend që ka klimë të ashpër në dimër, shirat janë të shumtë dhe shpesh herë rrugët përmbytën. Të pakën në 6 vitet e fundit atje nuk ishte vënë dorë në kanalet kulluese, edhe pse çdo vit nga shtatori në mars shumë rrugë kryesore në qytet mbyten nga uji.

Tani, frika e garës zgjoi kryebashkiakun dhe po kujtohet për kanalizimet. Me datën 3 shkurt 2023, Llatja ka firmosur tenderin me objekt “Ndërtim rrjeti KUZ në zonat informale”. Për këtë projekt do të shfrytëzohen 580 milionë lekë nga fondet e Bashkisë Elbasan. Projekti po thuret në shkelje të ligjit, duke krijuar dyshime se një pjesë e parave shkon në xhep të zyrtarëve dhe biznesmenëve.

Tenderi është vlerësuar nga Open Data me “Red Flag” duke ngritur alarmin për abuzim me fondin. Sipas dokumenteve të publikuara, ky prokurim është mbyllur pa garë. Kanë qenë 4 firma, të cilat kanë paraqitur ofertat e tyre, por janë skualifikuar menjëherë nga gara. Ka kaluar si e vlefshme vetëm oferta e bashkimit të të dy kompanive: ”XHAST” SHPK , në pronësi të Agim Karajt dhe  ”DENIS-05“ SHPK, në pronësi të Hajredin Ukperajt.

Duke qenë e vetmja ofertë,  Llatja ia ja dha  projektin këtyre dy firmave pa garë fare. Shtojmë këtu faktin që oferta e fituesve ka qenë mbi 1 milionë lekë më shtrenjtë se të tjerat. “Open Data Albania” e ka klasifikuar si tender që ka thyer rregullin e konkurrencës dhe është në kundërshtim të hapur me ligjin.

Fituesit me precedentë penal

Pronarët e dy firmave fituese, Agim Karaj dhe Hajredin Ukperaj njihen si bashkëpunëtor në shumë projekte. Ata paraqesin oferta si dy operatorë të bashkuar dhe shumë herë kanë marrë projekte të shtrenjta në shkelje të ligjit. E pritshme kjo, duke ditur që njeri prej tyre është akuzuar disa herë për vjedhje. Bëhet fjalë për Hajredin Ukperaj, administrator dhe pronar i subjektit DENIS-05.

Ky i fundit u akuzua zyrtarisht nga Prokuroria Vlorë në vitin 2018 se bashkë me disa biznesmenë të tjerë kishte vjedhur zhavorrin e lumit Shushicë.

Konkretisht akuzat ndaj tij ishin tri: “Shkatërrim të pronës me mjete të tjera”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Ndërtim të paligjshëm”. Por duket se ky fakt nuk i ka bërë aspak kryebashkiakëve tanë dhe në 3 vitet e fundit i ka dhënë firmës DENIS-05 shumë tenderë. Ndërkaq, në dokumentet e QKB shihet se për këtë firmë nuk janë raportuar transaksionet e thesarit nga viti 2018 e në vazhdim. Shtojmë këtu edhe tenderët që ka marrë në bashkëpunim me ”XHAST” SHPK, të cilët kapin vlerën mbi 560 milionë lekë. Duke afruar fushata elektorale, Kryebashkiaku Llatja i ka shpeshtuar tenderët me shkelje. Këto kambana nuk bien vetëm për SPAK-un, por edhe për votuesit taksapagues të Elbasanit!

Lexo edhe:  Asfalt për zgjedhjet/ Gledjan Llatja i jep Asllan Hastoçit 145 mln lekë pa garë

 

Etiketa: abuzimDENISGledjan Llatjaprokuroria vloreQKBSpaktenderXHAST

Lajme të lidhura

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses
Breaking Views

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

20:53 - 05/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
CNN:  McGonigal fshehu marrëdhëniet sekrete me Ramën

CNN: McGonigal fshehu marrëdhëniet sekrete me Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrugët e Tiranës plot me protestues: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë
Aktualitet

Rrugët e Tiranës plot me protestues: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë

23:17 - 07/09/26

Protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Rrugët e Tiranës janë mbushur plot me protestues, që vazhdojnë të instistojnë në...

Lexo më shumë
“Interceptim 3 orë në Monako”/ Ahmetaj nxjerr përgjimin që implikon Ramën: Trafik armësh me zraelitin Ron Yeffet

“Interceptim 3 orë në Monako”/ Ahmetaj nxjerr përgjimin që implikon Ramën: Trafik armësh me zraelitin Ron Yeffet

23:07 - 07/09/26
“Nuk e gëzon njeri”, konflikti për pronën në Palasë, ortaku i Bedinajt: Jam trashëgimtar i tokës

“Nuk e gëzon njeri”, konflikti për pronën në Palasë, ortaku i Bedinajt: Jam trashëgimtar i tokës

22:38 - 07/09/26
Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’/ Ahmetaj zbulon ‘audio-përgjimin’: Ron Yefet i lidhur me Ramën që në 2008

Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’/ Ahmetaj zbulon ‘audio-përgjimin’: Ron Yefet i lidhur me Ramën që në 2008

22:02 - 07/09/26
 “Ju erdhi fundi”- Protestuesit rrethojnë në mënyrë simbolike godinën e Kryeministrisë

 “Ju erdhi fundi”- Protestuesit rrethojnë në mënyrë simbolike godinën e Kryeministrisë

21:28 - 07/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com