GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Llatja firmos një tjetër tender për Hastoçin, i fal 176 mln lekë për riparim rrugicash

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Hastoçi e fitoi këtë tender pa plotësuar kriteret e përcaktuara.

Hastoçi e fitoi këtë tender pa plotësuar kriteret e përcaktuara.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pa u bërë tamam një muaj, Glejdan Llatja firmos tenderin tjetër me mikun e tij Asllan Hastoçi. Me 26 janar 2023, kryebashkiaku i Elbasanit i dha firmës  “HASTOÇI” Sh.p.k 145 milionë lekë për rikonstruksionin e një rruge. Ndërsa ditën e sotme kanë firmosur një tjetër kontratë, sërish për riparim të dy rrugicave në qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikonstruksion i gjendjes faktike të rrugës “Marije Buda” dhe “Hamdi Roseni”. Për këtë tender do të shpenzohen 176 milionë lekë. Pra, ia ka shtuar fondin Llatja mikut Hastoçi.

Edhe këtë tender, si ai i janarit, “HASTOÇI” e ka marrë pa garë fare.

Në total kanë qenë katër firma që kanë paraqitur ofertat e tyre. Por, tri kompanitë e tjera janë skualifikuar: njëra se nuk ka deklaruar stafin teknik, ndërsa tjetra ka dorëzuar me vonesë dokumentet. Në fazën e dytë mbeti vetëm firma e Hastoçit. Dhe u shpall fituese menjëherë, pa u ndjekur procedurat që kërkon ligji.

Madje kjo firmë ka paraqitur ofertën më të shtrenjtë. Llatja ka injoruar 3 ofertat e tjera më të lira, të cilat kanë pranuar të kryejnë këtë shërbim me 30 milionë lekë më pak. Kujtojmë se kaq lekë u dhanë për kontratën e Janarit.

 

Këtu lindin dyshimet se pse Llatja do të shpenzojë më shumë për këtë projekt, kur është i ngjashëm për nga shpenzimet dhe punimet si i ai pari?

Kështu, me tri shkelje si, mungesë konkurrence, fondi i fryrë dhe oferta më e shtrenjtë, Llatja nënshkroi kontratën e radhës me paratë e taksapaguesve.

Asllan Hastoçi është një biznesmen i njohur për bashkëpunimet në korrupsionin me prokurimet. 2.5 miliardë lekë ka përfituar firma e tij vetëm më tenderët në 3 vitet e fundit. Pjesa më e madhe e tyre, të firmosura në shkelje.

Duhet të kumtojmë se në vitin 2021, Hastoçi ka qenë në hetim për shkak si një nga fituesit e tenderëve korruptiv të policisë. Në kohën kur drejtësia po ziente për tenderët e Uniformave të policëve,  Asllan Hastoçi nuk trembej fare dhe në fshehtësi përlau tenderin për rikonstruksionin e objekteve të policisë në Dibër duke paraqitur ofertën më të lartë. Kompanitë me ofertë 500 mijë USD më të ulët u përjashtuan, pasi “nuk kishin të punësuar mjekë dhe specialistë për ndihmën e parë”!

Hastoçi e fitoi këtë tender pa plotësuar kriteret e përcaktuara. Për këtë, SPAK-u e futi kontratën në fjalë në listën e tenderëve nën hetim.

Lexo edhe: Asfalt për zgjedhjet/ Gledjan Llatja i jep Asllan Hastoçit 145 mln lekë pa garë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAsllan hastociBashkia ElbasanGledjan Llatjatender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Si arritën njerëzit për herë të parë në Amerikë?

Si arritën njerëzit për herë të parë në Amerikë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com