GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare

13:37 - 31/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar tensionet në veri të Kosovës.

Në në postim në Facebook, ish-ministri Lleshaj u shpreh se ushtruesit e dhunës nuk po kërkojnë të drejtat e një minoriteti etnik, por s’pranojnë  që t’i binden një qeverie që drejtohet nga shqiptarë.

Lleshaj u shpreh se “lojaliteti i vetëm i tyre lidhet me Serbinë, ndërkohë që lojaliteti i vërtetë i Serbisë lidhet vetëm me Rusinë”.

Po ashtu, Lleshaj ka qenë i ashpër edhe me politikanët shqiptarë, përfshi këtu kryeministrin Edi Rama që e kanë cilësuar Kurtin përgjegjës për situatën në veri të Kosovës, pa thënë asnjë fjalë për sulmet e protestuesve serbë mbi forcat e KFOR-it, policisë së Kosovës, si dhe mediave.

“Nxitimi meskin për të larë llogari personale apo partiake me Kurtin, në një moment kur cenohen interesa madhore kombëtare, në rastin më të mirë, është dobësi. Presioni publik që po i bëjnë të tjerët mjafton dhe tepron, ndërkohë që presioni që i bëhet atij publikisht nga shqiptarë turpëron”, shprehet Lleshaj

Postimi:

Ata që po ushtrojnë dhunë në veri të Kosovës nuk po kërkojnë të drejtat e natyrshme të një minoriteti etnik. Ata, zotëruesit e dikurshëm, as që mund të pajtohen me idenë se janë minoritet sot. Ata nuk pranojnë, as në parim, që t’i binden një qeverie që drejtohet nga shqiptarë. Lojaliteti i vetëm i tyre lidhet me Serbinë, ndërkohë që lojaliteti i vërtetë i Serbisë lidhet vetëm me Rusinë. Iluzionet se autorët e masakrave në Ballkan mund të konvertohen nga koha në partnerë paqësorë janë dëshpëruese. Historia ka provuar se agresorët mund të ndryshojnë vetëm pasi ata të mposhten qartësisht.

Perëndimit iu deshën pothuajse tri dekada që të kuptojë në Ukrainë kotësinë e iluzioneve rreth Rusisë. Mbetet vetëm të shpresohet që bashkë me Rusinë, Perëndimi të kuptojë, më në fund, edhe Serbinë, pa qenë nevoja e një konflikti të ri ushtarak në Ballkan. Serbia nuk mund të transformohet përmes lëshimeve, por vetëm përmes imponimit.

Qeveria e Kosovës duhet të kuptojë se, që të ushtrosh sovranitet, duhet të kesh jo vetëm të drejtë por edhe fuqi. Çdo hap sovran në terren duhet të jetë i bazuar në llogaritjet e sakta të fuqisë, duke kuptuar me këtë elementët e politikës, të diplomacisë, të ekonomisë, të ushtrisë, etj.. Pa garancinë e fuqisë, veprimet në terren nuk vlejnë, për të mos thënë që edhe mund të dëmtojnë. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, në fund të herës, vendos fuqia. Sado e hidhur dhe e padrejtë të tingëllojë, fatkeqësisht kjo është një e aksiomë e vjetër e historisë.

Ndërsa për ata që janë sulur publikisht kundër Albin Kurtit, mendoj se do të ishte më i dobishëm njëfarë moderimi. Edhe vërejtjet më drejta ndaj qëndrimeve të tij, aktualisht, shndërrohen në të dëmshme, kur ato bëhen në rrugë publike. Të gjithë ata që sot kanë diçka të arsyeshme për t’i thënë atij, mund ta bëjnë këtë gjë në një rrugë tjetër, pa bërtitur në media. Dhe, në të vërtetë, ka një mijë gjëra që i duhen thënë Albin Kurtit sot. Por në rrugën e duhur.

Nxitimi meskin për të larë llogari personale apo partiake me Kurtin, në një moment kur cenohen interesa madhore kombëtare, në rastin më të mirë, është dobësi. Presioni publik që po i bëjnë të tjerët mjafton dhe tepron, ndërkohë që presioni që i bëhet atij publikisht nga shqiptarë turpëron.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan
Aktualitet

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Para
Gjykata pranoi kërkesën e Alibeajt, Rithemelimi: Nuk është palë në proces

Kaso: Vetëm 2 të dënuar në burgun e Rrogozhinës ishin me të drejtë vote

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është anuluar edhe ndeshja miqësore mes Japonisë U-21 dhe Shqipërisë U-21,...

Lexo më shumë
Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë

12:58 - 14/03/26
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com