GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Loja me kontratat e përkohshme gjatë pandemisë, qeveria hoqi nga puna 700 infermierë, tani merr 200 të tjerë

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Loja me kontratat e përkohshme gjatë pandemisë, qeveria hoqi nga puna 700 infermierë, tani merr 200 të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria bënë lojëra me kontratat e përkohshme merr dhe shton punonjës sipas dëshirë brenda një viti. Në mbledhjen e ditës së sotme, Këshilli i Ministrave ka publikuar numrin e punonjësve në administratë me kontratat të përkohshme. Krahasuar me një vit më parë është parashikuar që këtë vit të jenë të punësuar me  kontratë të përkohshme mbi 2600 persona, me një rritje të konsiderueshme në krahasim me 2020.

“Me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi: Në vendimin nr.1151, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:  Në pikën 1, numri i punonjësve me kontratë të përkohshme ndryshohet dhe bëhet 2605 veta”, thuhet në VKM.

Ndërsa në 2020 regjistroheshin mbi 1400 punonjës me kontratat të përkohshme, pra këtë vit bëhet një shtesë me gati 1200 punonjës.

 “Me propozimin  e ministrit  të  Financave  dhe  Ekonomisë,  Këshilli i Ministrave vendosi: Numri  i  punonjësve me kontratë  të përkohshme, për vitin 2020, në njësitë e qeverisjes qendrore është 1. 427 veta”, thuhet në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare vitin që lamë pas .

Ndërkohë, ajo që bie në sy është se qeveria është detyruar të rrisë numrin e punonjësve  për shkak të pandemisë, për shkak se në vendim theksohet që shtesat do të shkojnë për sektorin e shëndetësisë.

“Në lidhjen nr.1, përmendur në pikën 1, të vendimit, bëhet shtesa e mëposhtme: Në ndarjen “Gr.13, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, shtohet nënndarja përkatëse, sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”, thuhet në vendim e marrë sot nga Këshilli i Ministrave.

Këtë taktikë qeveria e ka përdorur dy herë brenda 2021, pasi më 21 janar vendosi të punësojë 2470 persona me kontratë të përkohshme, të cilët ishin kryesisht infermierë dhe mjekë, për të shtuar stafet në spitalet COVID.

 Ndërsa këtë vit numri i punonjësve shëndetësor me kontratë të përkohshme është më i lartë. Konkretisht, duke marrë të dhënat e lartë përmendura,  2600 plus punonjës në tetor 2021 me 2470 në fillim të viti, dhe i krahasojmë me numrin e të punësuarve në fillim të viti, rezulton se kemi një shtesë me gati 200 mjekë dhe infermierë.

Këtu fillon loja e qeverisë, sepse tashmë që po nënshkruhen kontratat e tjera për punonjës të përkohshëm, ka lënë në baltë një pjesë të tyre që  punuan në pikun e pandemisë dhe po merr 200 të tjerë. Kujtojmë se pak muaj më parë, kur situata në spitale filloi të normalizohej, qeveria largoi nga puna 700 infermier dhe nuk iu dha mundësinë të rinovojnë më kontratat.  Prandaj, disa muaj më parë këta 700 mjekë dhe infermierë u ankuan për faktin që qeveria i hoqi nga puna dhe nuk vlerësoi faktin që ata shërbyen në luftën me covid-19.

Etiketa: infermieremjekePandemiPUNESIM

Lajme të lidhura

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
KRYESORE

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan
Breaking Views

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë
Kosovë & Rajon

Programi e qeverisë Kurti për mandatin e ri: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë

16:33 - 13/09/26
Para
“Super seksi i Big-ut!”, Ilir Shaqirit nuk i del inati me Semi Jaupajn: Çarje b*the…

“Super seksi i Big-ut!”, Ilir Shaqirit nuk i del inati me Semi Jaupajn: Çarje b*the…

TË FUNDIT

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
KRYESORE

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26

Sot shënohet dita e 106 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më...

Lexo më shumë
Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

18:35 - 13/09/26
Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com