GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Lojë spiunësh me dosjet e ish-spiunëve të Sigurimit

09:40 - 31/10/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Lojë spiunësh me dosjet e ish-spiunëve të Sigurimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga ILIR GJINI

Në kohën e diktaturës moniste kur në “bironë” politike po diskutohej për kërkesat bazike të qyteteve te Jugut, shoku Manush Myftiu, që ishte shefi i Komisionit të Dëbim-Internimeve me shaka tha: “Shtoni te priorioritetet e Përmetit edhe 500 kg letër të bardhë, se na mbytën më letra anonime, sa nuk ka fletore në dyqane për nxënësit”. Kot nuk thonë historia përsëritet.

Sot, Autoriteti i Dosjeve tamam si një “poker me letra spiunësh”, vihet në alarm pas një “letre anonime”, që pretendonte se ishPresidenti Meta ka qenë spiun me damkë i Sigurimit. Me një sprint që do ta kishte zili edhe kampionia Luiza Gega, ligji çohet në Parlament dhe ky i fundit e kalon me urgjencë, i ndihmuar edhe nga deputetë të afërt me trinomin Alibeaj-Bardhi-Basha. Ajo që e bën groteske figurën e këtij grupi opozitarësh është se ligji cenon vetëm bashkëpunëtorët, duke lënë të pacenuar aktorët kryesorë si ish-drejtuesit e nomenklaturës komuniste apo operativët e sterrosur të Sigurimit të zi të Shtetit komunist.

Ky ligj do të kishte kuptim vetëm nëse do privonte edhe persekutorët dhe jo duke u fokusuar vetëm te ish-spiunët, që në shumicë janë rekrutuar me force, madje edhe të burgosur që vuanin dënimin politik. Për ta bërë pak më të thjeshtë, po jap dy shembuj realë. Petro Kavo (një i afërmi im) ishte mësues në fshatin Derviçan kur e dënuan me tetë vjet burg, pasi në një tavolinë dasme qe shprehur:

“Fshatari e prodhon edhe misrin, edhe grurin, po bukën e grurit duhet ta hajë vetëm qytetari. Kjo nuk është e drejtë. Socializmi është rendi i barazisë, ndërsa kjo është pabarazi”. Bashkëpunëtori i Sigurimit që e denoncoi paska qenë shumë i lig dhe nuk mund të bëhet deputet, kurse gjyqtari që e dënoi nuk ka qenë burrë i keq se ka zbatuar ligjin e kohës dhe mund të bëhet deputet?! Por kur gjyqtari e pyeti Petron nëse e pranonte akuzën, ky i fundit u përgjigj:

“Nuk e pranoj. Vetë udhëheqësi E. Hoxha ka thënë se cilido me shkronja të mëdha mund të thotë se çfarë ai mendon për socializmin, punën tonë apo edhe të metat”. Dakord i tha gjyqtari, por këto duhet t’i thoshe në një mbledhje. Ti i ke thënë për të mbjellë ‘pakënaqësi’! Pra, sipas këtij gjykimi absurd, këto fjalë nëse do ishin thënë në një mbledhje të hapur, kjo nuk do quhej agjitacion kundër pushtetit. Poetët Genc Leka e Vilson Blloshmi u çuan për gjykim nga Sigurimi i Shtetit dhe bashkëpunëtorët e tij për agjitacion e propagandë, që dënohej deri në 10 vite burg. Ndërsa ish-Sekretari i Parë i Librazhdit, Sotir Koçollari, i kërkoi gjykatës dhe Sigurimit, që poetët duhej të dënoheshin si sabotatorë, që nënkuptonte dënim me vdekje.

Pra, nëse do qe gjallë sekretar Sotiri dhe hienat e Sigurimit, mund të zgjidheshin deputetë, ndërsa bashkëpunëtorët jo. Ky ligj absurd, që u votua edhe me mbetjet e opozitës parlamentare, ka synim vetëm eliminimin e një kundërshtari politik. Duke parë zellin lejfenist të Autoritetit të Dosjeve, Metës ndoshta do t’i duhej të humbiste zgjedhjet e radhës derisa Gjykata të vërtetonte se bashkëpunëtori Ilir Meta është një person tjetër. Joseph Fouché, ish-ministër i Policisë së Napoelonit, që për shumë francezë njihej si ministri i terrorit ka thënë: “Gjaku i krimit fertilizon tokën e lirisë”.

 

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Albin Kurti intervistë për BBC: Presim më shumë nga BE, kur u takova me Vuçiçin…

Dialogu Beograd-Prishtinë “në rrezik”, vendimi i Kurtit për targat shkakton debat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ramadani beson te Lecce: Kemi organikën e duhur për të shpëtuar nga rënia
Breaking Views

Ramadani beson te Lecce: Kemi organikën e duhur për të shpëtuar nga rënia

23:30 - 01/03/26

Pas disfatës ndaj Comos, zhgënjimi ishte i madh në shtëpinë e Lecces. Mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani u shpreh se...

Lexo më shumë
“I pakalueshëm”, media italiane vlerëson Ismajlin për paraqitjen ndaj Lazios

“I pakalueshëm”, media italiane vlerëson Ismajlin për paraqitjen ndaj Lazios

23:10 - 01/03/26
Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës

Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës

22:52 - 01/03/26
Shuhet humoristi i njohur Mane Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës

Shuhet humoristi i njohur Mane Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës

22:40 - 01/03/26
Raketa nga Irani/ Thirrja e Ambasadë shqiptare në Doha: Mos dilni nga banesat

Raketa nga Irani/ Thirrja e Ambasadë shqiptare në Doha: Mos dilni nga banesat

22:05 - 01/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com