Nga Flamur Topi – Mbremje e vone e dates 25 Shkurt 2023, ne te vertete sapo ka nisur dita e re e 26- tes!…
Hedh veshtrimin nga dritarja e apartamentit. Ngado, edhe pse teper- teper vone, drita te ndezura, te trazuara nga ndricime blu televizoresh te cfardoshem! Ne pothuajse cdo familje, po ndiqet me plot kurreshtje BBV, nje program dinamik, i gjalle edhe pse brenda mureve te mbyllura thuajse hermetikisht, shume here me shume se nje burg!
Thuajse krejt te zbrazur nga cdo “mjet shpirteror”! As edhe nje televizor te thjeshte, edhe pse brenda per brenda Mbreterise Elektronike te te ndjerit, super te talentuarit, Dritan Hoxha!
por as edhe nje liber, nje gazete, asgje qe te mund te te lidhe me ” Boten e Pertejme”!…
Telefon fiks dhe aq me shume celular, jo se jo!…
Dhe brenda tij, gjithnje e gjithnje me keq, se ne nje burg, nje ambjent 100% i izoluar, teper monoton, ekstremisht stresant!…
Ne cdo minute, ne cdo ore te dites, te njejtat fytyra, thuajse te njejtat biseda( e cfar nuk do te konsumohej 24 ore ne 24, pergjate 60 diteve!). Ndaj, jane te rralle ata banore te BBV, qe ruajne ende, te pakten ne dukje, nje ekuiliber psikik, porse lehtesisht te shperthyeshem (eksplozueshem) ne rastin me te pare; gati te pamotivuar, sikur te paskeshin shkelur papritur e kujtuar, mbi nje mine, diku fshehur ne ambjentet me ngjyra tejet te ndezura, qe s’bejne tjeter gje, pervecse acarojne dhe iritojne edhe me shume sistemin nervor, edhe ashtu tejet te axhituar, te banoreve te BBV!
E perseris, per ato rrethana teper specifike, qe do te kishin cmendur edhe personin me normal e te ekuilibruar, thuajse te gjithe sillen gati si njerez normale, qe ende po mbahen e rezistojne, pa bere ndonje budallallek te qortueshem…
Por, papandehur, tamam atehere kur askush nuk e priste, BUDALLALLEKU ME BRIRE, vjen pikerisht nga ata qe, me te pakten pritej; pikerisht ORGANIZATORET; grupi realizues, skenaristet, dhe ndihmes te tjere te shumte! E theksoj dhe nenvizoj termin nuk pritej, sepse idea e cmendur e lojes se ashtequajtur e LITARIT, lindi, u zhvillua dhe perftoi permasat e nje te ashtequajture shakaje zbavitese, jo brenda ambjenteve te mbrendeshme te BBV, gjithsesi me nje ekuiliber psikik teper delikat e thuajse te cenuar, te perqindjes me te larte te banoreve te saj, me nje mesatare moshe mjaft te re ( nuk e kalon te tridhjetat) por jashte, krejt jashte “Shtepise me te njohur te Shqiperise,” ne kushtet e nje jetese mese normale te se perditeshmes krejt te zakoneshme!
Te gjithe, “organizatoret” paperjashtim, banonin ne kushtet e qeta dhe komode te shtepise vetjake, pa njerez te huaj ngatrruar neper kembe, brenda, ne me pak se 300 metra katrore, ndricuar fort ngacmueshem, dite e nate, krejt te paorientuar per kohen reale, sepse te pakten, kete pershtypje te lene muret shume ngjyreshe, mbushur me reklama zhurme medha, por pa nje ore te vetme, (e drejta me elementare njerezore, e mohuar krejt padrejtesisht) me rrezikun e perplasjeve te forta, thjeshte per nje shikim, apo nje fjale, leshuar paasnje qellim te keq!…
Ndoshta nje dite, do te mundemi te mesojme ideatorin pervers, sajuesin kontravers, te LOJES SE LITARIT!…
Kur u prezantua nga Arbana Osmani, gati pandehem se, banoret te ndare ne dy grupe, duke qendruar ne distance ne fillim te barabarte midis syresh, do te orvateshin me sforcim te skajshem te terhiqnin, apo shtynin njeri tjetrin nga njera ane ne tjetren, porse mjerisht jo!
Mendja e mbrapshte, kish sajuar nje te ashtequajtur loje, qe vinte realisht nga nje kohe skajshem e larget e Mesjetes se herte, fatmiresisht tashme te harruar, qe do te vinte brenda shtepise se banoreve bashkekohas, si nje jehone teper e larget e Skllaverise se erret, qe njerezimi do te kish deshiruar as ndermend t’i shkoje dhe jo me, t’a riktheje!…
Arbana Osmani, fare thjeshte, u komunikon se do te ndahen ne dy grupe, ne mos gaboj prej shtate dhe gjashte banoresh!…
Antaret e cdo grupi, do te lidheshin te gjithe me nje litar te holle dhe do te hynin ne garen e rezistences per plot 24 ore, me njeri tjetrin!…
Aq absurde, iu duk qysh ne hyrje, shpjegimi dhe kerkesa, sa thuajse nuk u kuptua, ose me mire te themi nuk u pertyp nga konkurentet teper te hutuar e konfuze!…
Si do te mund te qendronin lidhur pandaresisht njeri me tjetrin dhe jo pak, por plot 7 vete, ne njerin krah dhe gjashte ne krahun tjeter?!…
Pyetjet nuk rreshtnin! Dhe qene krejt te natyreshme, krejt te priteshme!
Si, ne c’menyre, do te hane, ashtu te lidhur, si do te pijne, si do te urinojne, si do te defekojne, si do te pastrojne fytyren, si do te lajne dhembet, si do te puthen buze me buze, te dashuruarit etj, etj.
Zhurme e madhe, te qeshura, shaka, ngacmime te hapura, debate dhe… shpejt, fare shpejt, per te mos e besuar:
BINDJA E PRITESHME E SHQIPTAREVE! KOKAT E ULURA! KAPITULLIMI!…
Ne fund, paralajmerimi i prere! Kercenues, shantazhues, frikesues deri ne permasat e se pabesueshmes!
Cili grup shkeput lidhjen, futet i teri ne nominim!…
O Zot i Madh, o Perendi!
Te gjithe te rinj, pothuajse nden te tridhjetat, te gjithe te nenshtruar, te lidhur si sklleverit e Mesjetes se hereshme, te gjithe te nenshtruar e te pa fjale; edhe pse po mirreshin shtazerisht neper kembe, po keqtrajtoheshin si qenie te ulta e pa pike personaliteti dhe per cfare?!…
Per 100.000 euro, edhe ato te pergjysmuara fare padrejtesisht nga organizatoret, per lloj lloj kundervajtjesh, me shume te sajuara!…
Deri tani, shuma nga 100.000 euro, ka vajtur afer 50.000 dhe deri ne fund te Marsit, me kete ritem te papermbajtur e te “zellshem” denimesh pasionante, do te katandiset ne disa dhjetra mijra euro!…
E perseri, dhe perseri, koka te ulura! Edhe ne ditet e shume endrruara te lirise se plote, serish pjestaret e rinj te lojes jane te vendosur te durojne pazeshem! Pafundesisht te durojne litaret e BBV!… Lojen e gabuar…
Teksa shkruaj keto rradhe, veshtroj serish pertej dritareve…
12 Mars 2023. E Shtune…
Ka shume drita te ndezura, qe vezellijne ne mesnaten e erret…
0ra 01.00 e mesnates.
Programi i madh i BBV, sapo ka perfunduar, duke lene ciftet, kesaj rradhe jo me te lidhur ne grup, me litarin e skllaverise, por dy e nga dy, nje mashkull dhe nje femer, brenda nje trikoje te madhe, per plot 72 ore, deri te Marten ne ora 21!…
Serish e serish, po ajo mendje seksiste dhe e mbrapshte! E ata, po serish, pranojne koke ulur (ndokush, duke e marre si shaka, madje edhe me te qeshura, lojen poshteruese!)
Por nese njerit nga te dy i ” vihet per ne banjo, si i behet hallit”…
Pyetje naive! Tani ata e dijne mire! Nga loja e gabuar e litareve te 26 Marsit, kane mesuar c’te bejne!…
Tani, paksa me e lehte!
Qofte edhe nje bigbradhers ne nevoje, nuk eshte e nevojshme t’a shoqeroje i tere grupi, per ne WC!…
Luizit te lidhur i duhet te marre leje vetem nga Olta dhe keshtu anasjelltas!…
WC- ja ja tek eshte! Vetem pak metra larg! Do bejme si do bejme gjate ketyre 72 oreve!… E rendesishme, te vazhdojme luften per 100 mije eurot e pergjysmuara qe, nese nuk bindesh te qendrosh lidhur, brenda nje trikoje gjigande, per tri dite e nete se bashku, si nje trup i vetem, mund te te behen edhe me pak, madje shume me pak…
Cdo gje, absolutisht cdo gje, eshte ne doren e Vellait te Madh! As qe diskutohet e kunderta dhe as vihet ne dyshim… Eshte i njejti model prijesi provincial, ndonese ne miniature!…
Teksa shkruaj, ne kete ore te vone, veshtroj serish pertej dritareve.
Ka ende mjaft drita te ndezura, qe vezellijne ne mesnaten e erret…
Thuajse i tere populli zbavitet, gjen prehje dhe sheh veten ne BBV!…
Sa shume perngjasojne!…
Discussion about this post