GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lojërat e Veliajt me Kartën e Studentit, denoncohet tenderi 15 mln lekë

14:49 - 04/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Lojërat e Veliajt me Kartën e Studentit, denoncohet tenderi 15 mln lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi i propagandoi si arritje të madhe, Erion Veliaj vazhdon talljen me Kartat e Studentit. Megjithëse kjo kartë nuk ka pothuajse asnjë funksion lehtësues për studentët, Lai Eri vazhdon ta shtrydhë me agjencitë e veta. Në nëntorin e vitit të shkuar punonjësit e Agjencisë së Rinisë shkonin në çdo sallë leksionesh dhe iu kërkonin studentëve të rinj që të pajiseshin me kartë studenti. Duke mos ditur akoma që kjo kartë nuk do t’iu hynte në punë. Studentët e viteve të para aplikuan dhe e morën atë.

Ndërkohë, tani që po afrojnë zgjedhjet, Veliaj kërkon t’iu tregojë studentëve se ai “mendon” për ta. Kështu, Lali Eri ka porositur institucionin në varësi, Agjencinë e Rinisë, që të hapë garën për një tender tjetër për të prodhuar karta studenti.

Tenderi është regjistruar me 25 janar 2023, por me sa duket ka një sërë shkeljesh. Dhe për këtë është denoncuar pranë Komisionit të Prokurimeve.

Prokurimi parashikohej të mbyllej me datën 2 shkurt 2023. Sidoqoftë, me datë 31 janar 2023 në KPP ka mbërritur ankesa e bërë nga firma  Graphic Line-01 shpk.

Së pari, në ankesë thuhet se autoriteti kontraktor (Bashkia) duhet të shtojë në dokumente kriterin që konkurrentët të mund të vërtetojnë se kanë eksperienca të mëparshme në këtë drejtim dhe kapital të mjaftueshëm financiar.

Së dyti, Ankimuesi tregon që Agjencia e Rinisë me sa duket kërkon ta mbyllë sa më shpejt çështjen e Kartave. Sepse në dokumente, një nga kriteret thekson se malli i kërkuar duhet të dorëzohet brenda 7 ditëve pasi është nënshkruar kontrata. Pra, brenda një jave Veliaj do që të pajisë të gjithë studentët me karta dhe në fushatë elektorale të mburret se ka ndihmuar studentët.

Por, operatori konkurrent thotë që dorëzimi i mallit nuk mund të bëhet në një kohë kaq të shkurtër. Prandaj kërkon që ky kriter të rishikohet. Gjithashtu, ankimuesi hedh dyshimet në fund të ankesës se Agjencia e Rinisë e ka paracaktuar fituesin dhe rregullat i ka hartuar sipas interesave të tij.

Gjithsesi, vendimi i mbetet në dorë KPP, që ndoshta do të tregohet e drejtë me fondin për studentët.

Faktet e publikuara edhe më herët nga “Gijotina.com” kanë treguar se projekti për Kartat e Studentit është vetëm një propagandë që vjel fondet. Por nuk iu vjen në ndihmë të rinjve.   Studentët na kanë treguar se karta iu vlen vetëm për të marrë me gjysmë çmimi abonenë e studentit. Të cilat janë të limituara në numër.

Ndërsa nëpër farmaci apo librari, karta e studentit nuk merret fare parasysh. Sipas studentëve, tek ushqimet ka 3% ulje të shpenzimeve vetëm tek një rrjet supermarketesh. Këto kanë qenë “lehtësitë” e kartës që kur u vu në funksion dhe deri më sot. Pra, asgjë nuk është përmirësuar. Ndërsa del se pas propagandës së Lali Erit ka edhe abuzim me partë e të studentëve!

Lexo edhe: (VIDEO) “Nuk na hyn në punë fare”/ Karta e Studentit ka dështuar, por Veliaj shpenzon 50 milionë lekë për platformën

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAgjencia e RiniseDenoncimKarta StudentitprojkettenderTirane

Lajme të lidhura

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve
Breaking Views

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve

19:29 - 14/01/26
Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit
Breaking Views

Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit

15:21 - 13/01/26
Zani Zoga kapet në korrupsion nga SPAK, Blendi Gonxhe i jep 1.3 miliardë lekë për rikonstruksionin e Burgut në Fushë Krujë
Breaking Views

Zani Zoga kapet në korrupsion nga SPAK, Blendi Gonxhe i jep 1.3 miliardë lekë për rikonstruksionin e Burgut në Fushë Krujë

14:57 - 12/01/26
Para
Itali/ 2 shqiptarë kapen duke transportuar kokainë me furgon

Itali/ 2 shqiptarë kapen duke transportuar kokainë me furgon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër
Aktualitet

Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër

17:30 - 16/01/26

Prej korrikut të vitit 2025, kur SPAK dha pretencën dhe kërkoi dënimin me 32 vite burg, vendimi për dënimin ose...

Lexo më shumë
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

17:15 - 16/01/26
Fier/ Pas kërcënimit me armë ndaj bashkëshortes, vihet në pranga 49-vjeçari (EMRI)

Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll

16:59 - 16/01/26
Ish-presidenti i Finlandës: Mosmarrëveshja për Grenlandën nuk duhet të shënojë fundin e NATO-s

Ish-presidenti i Finlandës: Mosmarrëveshja për Grenlandën nuk duhet të shënojë fundin e NATO-s

16:45 - 16/01/26
Begaj emëron Komandantin e ri të Forcës Detare (Emri)

Begaj emëron Komandantin e ri të Forcës Detare (Emri)

16:30 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com