GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ardit Zeneli mban gjallë shpresat kuqezi, mundësi shkon në gjysmëfinalet e Lojërave Mesdhetare

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ardit Zeneli mban gjallë shpresat kuqezi, mundësi shkon në gjysmëfinalet e Lojërave Mesdhetare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” kanë nisur zyrtarisht dhe Shqipëria po përfaqësohet në këtë event të rëndësishëm sportiv me një delegacion prej 72 sportistësh, të cilët do të garojnë në disa disiplina.

Ceremonia e hapjes u zhvillua të premten në mbrëmje, me delegacionin kuqezi që parakaloi në eventin madhor. Ndërkohë, të shtunën paradite nisën edhe garat e para, të cilat do të vijojnë gjatë pasdites.

E para shqiptare që zbriti në garë ishte notarja Arla Dermishi. Ajo konkurroi në baterinë e dytë të 50 metrave flutur, ku regjistroi kohën 28”49. Dermishi u rendit e shtata, në një bateri ku njëra prej notareve nuk mori pjesë, dhe për pasojë nuk arriti të sigurojë një vend në finalen e kësaj disipline.

Në mundje, dita nuk solli rezultate pozitive për Bajram Sinën dhe Kevin Kupin. Në peshën 60 kg të stilit greko-romak, Sina u mund 9-0 në përballjen e parë nga italiani Gabriele Puher, duke u eliminuar menjëherë nga gara.

Në peshën 77 kg, Kevin Kupi u ndal gjithashtu në sfidën e parë. Mundësi shqiptar u mposht 5-0 nga turku Junus Emre Bashar dhe nuk mundi të avancojë më tej.

Ndërkohë, Ardit Zeneli ka dhënë një tjetër sinjal pozitiv për ekipin kuqezi. Në peshën 67 kg të stilit greko-romak, ai triumfoi 11-3 ndaj italianit Jakopo Sandron në çerekfinale, duke siguruar një vend në gjysmëfinale. Në këtë fazë, Zeneli do të përballet pasditen e sotme me algjerianin Fajsal Benfrexhi.

Edhe në taekwondo pati një debutim pozitiv. Ernest Merdanaj, në kategorinë -62 kg, e nisi aventurën me fitore, duke mposhtur 2-0 libanezin Peter Zarifeh. Megjithatë, në përballjen e dytë shqiptari u mposht me të njëjtin rezultat, 2-0, nga turku Berkaj Erer, duke e mbyllur këtu garimin e tij.

Ndërsa në çiklizëm, Shqipëria nuk pati përfaqësim në garën e kronometrit për femra. Dy sportistet kuqezi, Nikol Dollaku dhe Nelia Kamberaj, nuk morën pjesë në këtë disiplinë dhe për pasojë u klasifikuan në fund të renditjes.

Me garat që sapo kanë nisur, vëmendja e delegacionit shqiptar tashmë është te sfidat e radhës, ku synohet një paraqitje sa më dinjitoze dhe rezultate më të mira për Shqipërinë në “Taranto 2026”.

Etiketa: gjysmefinalemundesi

Lajme të lidhura

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares
Breaking Views

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
Para
E sapongjitur në Premier League, Hull City shokon të gjithë duke mposhtur Manchester United

E sapongjitur në Premier League, Hull City shokon të gjithë duke mposhtur Manchester United

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com