GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lojtarët kuqezi shkëlqejnë në Europë/ Nga Broja te Uzuni, ja lojtarët shqiptarë që shënuan këtë javë

11:03 - 28/07/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Lojtarët kuqezi shkëlqejnë në Europë/ Nga Broja te Uzuni, ja lojtarët shqiptarë që shënuan këtë javë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kjo javë padyshim që mund të quhet si java e talenteve shqiptare në botën e futbollit. Disa nga djemtë e Kombëtares kuqezi ishin protagomistët e skuadrave përkatëse, duke shënuar dhe njëkohësisht duke u bërë vendimtar për fitoret e tyre.

Myrto Uzuni konsiderohet si golashënuesi më i mirë i Champions League deri në këto momente. Së fundmi ai perfuar sërish me gol për skuadrën e Ferencvarosit në takimin e dytë ndaj Zalgiris, duke u kualifikuar kështu për raundin e tretë të Champions League.

Skuadra hungareze kishte fituar 2-0 në shtëpi, ndërsa në ndeshjen në transfertë mori një tjetër fitore me rezultatin 1-3.

Ish-lojtari i Tiranës, Ernest Muçi ka mundur të bëjë një performancë fantastike në ndeshjen Legia-Wisla Plock, për sezonin e ri të kampionatit polak të futbollit.

Talenti 20-vjeçar ishte ai që zhbllokoi rezultatin, duke realizuar një goditje spektakolare që i la tifozët në stadium, e jo vetëm të mrekulluar dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës së Legias.

Nga ana tjetër Rei Manaj duket se është duke shijuar momentin më të mirë të tij te skuadra e Barcelonës. Lushnjari është grumbulluar në ndeshjet miqësore të ekipit kryesor të katalanasve dhe golat kanë qenë të shumtë nga ana e tij.

Pas tripletës që fantastike në takimin me Gimnastic, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ia doli të shënojë edhe në takimin me Gironën, duke i dhuruar Barçës një nga golat e fitores.

Armando Broja po ashtu është bashkuar me bashkëatdhetarët në realizimin e golave dhe performancës shumë mbresëlënëse.

Shqiptari ka shënuar disa gola për Chelsean në takimet e fundit, duke e vënë kështu në pozitë të vështirë trajnerin Thomas Tuchel në kërkimin e një sulmuesi të ri për skuadrën, apo dhënien e një mundësie talentit shqiptar.

Broja shënoi një nga golat e fitores 2-1 të ndeshjes miqësore me Bournemouthin pak para fillimit të sezonit 2021-2022 të Premier League. Ishte minuta e 72-të e lojës momenti kur shqiptari shënoi golin e parë për ‘Blutë’ e Londrës, për t’u pasuar më pas nga goli i shokut të skuadrës Ike Ugbo, që i dhanë Chelseas fitore.

Janë të shumta fjalët që mund të thuhen për futbollistët shqiptarë në botë, por duket se talenti dhe puna e tyre nuk kanë të shteruar dhe rezultatet flasin vetë./Gijotina.com

Lajme të lidhura

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha
Breaking Views

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë
Sport

Pretendime ndaj gjyqtarëve/ “E fituam ndeshjen tonë”, reagimi i trajnerit Kërnaja pas ndeshjes me Vllazninë

21:07 - 04/04/26
Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun
Sport

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26
Para
Gratë preferojnë të lindin pas të 30-tave, përkeqësohet treguesi i ripërtëritjes së brezave

Tronditëse! Foshnja ndërroi jetë pas lindjes, babai kallëzon krimin dhe akuzon mjekët

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com