Gjiganti botëror i vlerësimit të lojtarëve me nota, “WhoScored”, ka përpiluar formacionin me paraqitjet më të larta në grupet e Ligës së Kombeve për vitin 2026.
Bie në sy prezenca e mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj, në linjën e djathtë, me notën 7.65. Kurrë më parë nuk ka ndodhur që një lojtar i Shqipërisë të jetë në formacionin më të mirë të një kompeticioni kaq madhor.
Për ta qartësuar, jo të një ndeshjeje, por të grupeve. Në këtë 11-she bëjnë pjesë yjet e futbollit elitar si Lamine Yamal, Harry Kane, Jude Bellingham apo Michael Olise.









Discussion about this post