Kryeministri Edi Rama u ndal tek zgjedhjet e ardhshme vendore, teksa mbajti fjalën në asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës.
Rama tha se këto zgjedhje janë më shumë politike teksa vendore, ndërsa tha se PS duhet të “konfirmohet” duke futur Shqipërinë në Bashkimin Europian.
“Është hapur një derë në BE, na kanë thënë ata: ne ju duam, ne duhet të bëjmë çmos të mos mbyllet dera pa hyrë ne brenda. Duhet ta konfirmojmë PS në zgjedhjet e ardhshme, që janë zgjedhje politike më shumë sesa vendore.
Duhet që PS të jetë e vetëdijshme që fati e ka dashur të na bjerë një gur kaq i madh për ta vendosur në majë, duke vulosur prezencën e Shqipërisë në BE. Kështu e ka sjellë rrota e historisë, ne duhet ta bëjmë atë që na kërkohet. Duhet ta kapim trenin e historisë patjetër“-tha Rama nga Durrësi.
gijotina.com/










Discussion about this post