GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rama po sillet si lopë e çmendur”, Berisha akuza gjyqtarëve të Kushtetueses: Sa ju ka paguar Balluku?

13:23 - 18/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rama po sillet si lopë e çmendur”, Berisha akuza gjyqtarëve të Kushtetueses: Sa ju ka paguar Balluku?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të PD-së se, “Rama po sillet si lopë e çmendur, kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues për të mbrojtur veten”.

Sipas tij, në vend që të zbatojë Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Rama po ndërmerr nisma ligjore që synojnë krijimin e mburojave për veten dhe për persona të lidhur me të.

“Situata, gjendja në Shqipëri po bëhet çdo ditë dhe më e rrezikshme.
Edi Rama po sillet si lopë e çmendur. Po të marr hua një term nga veterinaria, nuk mund të ketë kualifikim tjetër. Në një sfidë të hapur të Kushtetutës së vendit, në një sfidë të hapur të ligjeve, kodeve të vendit, ai vendos në vend të zbatimit të tyre, në vend të zbatimit të kërkesës së bazuar të prokurorisë speciale, vendos krijimin e barrierave speciale për mbrojtjen e vetes së tij. Vendos të tejkalojë Kushtetutën nëpërmjet ligjeve personale, krijimin e mburojave në mënyrë që ai dhe organizata kriminale që kryeson të vazhdojë plaçkën, grabitjen, plaçkitjen e shqiptarëve pa asnjë llogari para ligjit.

Ju do thoni pse unë them lopë e çmendur? Them sepse ka degraduar psiqikisht në mënyrë totale. Të dashur qytetarë dhe qytetare, në amendamentin që ka sjellë për mbrojtjen e vetes së tij, për të korruptuar me ligj gjykatësit kushtetuese, i ka përfshirë edhe ata më mburojën e turpit ligjore ndaj pezullimit nga detyra. Po duhet të jesh lopë e çmendur të mos lexosh Kushtetutën, e cila në mënyrë taksative përcakton se gjykatësi kushtetues pezullohet. Pra, Kushtetuta për gjykatësin kushtetues ka përcaktuar pezullimin, çka do të thotë se gjithçka tjetër për të ngjashëm, përfshi presidentin e Republikës, që nuk është i zgjedhur nga populli, është i pezullueshëm për Kushtetutën.

Kushtetuta në frymën e saj, dhe ligji në zbërthim të Kushtetutës, nuk pranon pezullimin e të zgjedhurve direkt nga sovrani. Pra, çfarë bën Kushtetuta? Pse ligji e ndalon këtë? Sepse ligji i referohet frymës dhe nenit të sovranitetit kushtetues. Sovranitetit që buron nga populli. I zgjedhuri nga populli nuk pezullohet, kryeministri pezullohet sepse nuk zgjidhet nga populli. Atyre që mund të thonë, jo u them, ka kryeministra që zgjidhen direkt nga populli. Po. Ai ka emrin, kur bëhen zgjedhjet, kryeministri votohet direkt si kryeministër. Janë jo një, por disa vende të botës.

Kurse ky është i zgjedhur nga presidenti. Nuk ka asnjë mburojë nga pezullimi. Ky po shkel Kushtetutën. Pra, e thashë edhe njëherë, duhet të jesh edhe njëherë si duhet të jesh si ai që të mos lexosh Kushtetutën. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon se ai me çdo kusht kërkon të korruptojë gjykatësit kushtetues, të cilët nuk mund ta pranojnë kurrë një nen të tillë. Po si mund të pranojë gjykatësi kushtetues një nen të tillë, kur Kushtetuta thotë pezullohet?

Ishin të pandërgjegjshëm, pa karakter, katër gjykatësit që nuk votuan së bashku me të tjerë në favor të masës së SPAK për Lubi Ballukun.
Imagjinoni ju Fiona Papajorgjin, një ekstremiste ekstreme. Ta pyes unë atë, zonjë, kur Kushtetuta të pezullon ty që je në hierarkinë më të lartë të këtij shteti, na thuaj pak, thuaju pak shqiptarëve pse nuk pezullohet Lubi Balluku apo ka paguar?
Dhe sa të paguar ty dhe të tjerët apo atë Sandër Becin me kompani.
Shikoni se çfarë turpesh ka.
Dhe tani ky, për të shpëtuar ligjin, se e di se ky ligj nuk qëndron, vetëm një njeri si ai mund të ndërmarrë një nismë të tillë, tani thotë po u përfshi edhe ju.
Dhe me mercanarë të llojit Papajorgji apo Beci, beson se do mund ta bëjë të përtypshëm ligjin.
Këta nuk kanë ligj as moral.
Kodi i tyre etik është vetëm hajnia, vjedhja dhe vetëm vjedhja.
Që në momentin që Kushtetuta thotë se gjykatësi kushtetues pezullohet nga detyra, Kushtetuta, libri themelor i shtetit, i ka dhënë legjitimitet masës së pezullimit pavarësisht nga dega e pushtetit, përveçse kur ai buron direkt nga populli.
Kur buron direkt nga sovrani.
Deputeti dhe kryetarët e bashkive.
Këta kemi ne pushtet që buron direkt nga qytetarët.
Po, kur ke kryer me çdo firmë krime dhe plaçkë, sigurisht që verbohesh, nuk lexon dot as Kushtetutë, nuk lexon as ligje, nuk njeh asnjë normë morale”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1lopeRama

Lajme të lidhura

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Zoti e bekoftë Shqipërinë
Aktualitet

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH: Të forcojmë lidhjet me familjen e shoqërinë

14:31 - 18/02/26
Amendamenti i Ramës për Belindën/ Europianët ‘të prerë’: Të mos preket reforma në Drejtësi!
Aktualitet

Amendamenti i Ramës për Belindën/ Europianët ‘të prerë’: Të mos preket reforma në Drejtësi!

14:15 - 18/02/26
Përfaqësuesi i PE-së McAllister: Nuk ka vend për vetëkënaqje! Përmbushni detyrimet për integrimin në BE
Aktualitet

Përfaqësuesi i PE-së McAllister: Nuk ka vend për vetëkënaqje! Përmbushni detyrimet për integrimin në BE

14:06 - 18/02/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kadri Veseli në Hagë: I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë
Kosovë & Rajon

Kadri Veseli në Hagë: I kam shërbyer vendit tim! Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën dhe paanësinë

15:16 - 18/02/26

Ish kryeparlamentari Kadri Veseli ka mbajtur fjalën e tij në seancën e fundit të deklaratave përmbyllëse në gjyqin që po...

Lexo më shumë
“Nuk pendohem asnjëherë!”, Thaçi në Hagë: Kosova zgjodhi paqen, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin

“Nuk pendohem asnjëherë!”, Thaçi në Hagë: Kosova zgjodhi paqen, Serbia zgjodhi luftën dhe gjenocidin

14:48 - 18/02/26
Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Zoti e bekoftë Shqipërinë

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH: Të forcojmë lidhjet me familjen e shoqërinë

14:31 - 18/02/26
Amendamenti i Ramës për Belindën/ Europianët ‘të prerë’: Të mos preket reforma në Drejtësi!

Amendamenti i Ramës për Belindën/ Europianët ‘të prerë’: Të mos preket reforma në Drejtësi!

14:15 - 18/02/26
Përfaqësuesi i PE-së McAllister: Nuk ka vend për vetëkënaqje! Përmbushni detyrimet për integrimin në BE

Përfaqësuesi i PE-së McAllister: Nuk ka vend për vetëkënaqje! Përmbushni detyrimet për integrimin në BE

14:06 - 18/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com