GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lot dhe gëzim në Tel Aviv! Lirohen 20 pengjet izraelite nga Hamasi

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lot dhe gëzim në Tel Aviv! Lirohen 20 pengjet izraelite nga Hamasi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar më herët, Hamasi nisi lirimin e pengjeve izraelite, në zbatimi të planit të paqes të ndërmjetësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Sipas mediave izraelite, 7 pengjet u lanë të lirë në 3 pika të ndryshme të Gazës dhe iu dorëzuan punonjësve të Kryqit të Kuq.

Autoritetet konfirmojnë se 7 pengjet e liruara janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe brenda pak orësh do të takohen me familjarët e tyre.

Edhe grupi i dytë prej 13 pengjesh izraelite është liruar nga Hamasi dhe i është dorëzuar Kryqit të Kuq.

Izraeli ka pranuar të lirojë 1,950 të ndaluar dhe të burgosur afatgjatë palestinezë në këmbim të këtyre 20 pengjeve. Dy prej pengjeve izraelite ndodhen në gjendje kritike shëndetësore.

Ndërkohë që Hamasi është në pritje që Izraelit të hapë dyert e burgjeve për të liruar më shumë se 2000 palestinezë të ndaluar që nga nisja e luftës, por edhe më herët.

Mijëra njerëz janë mbledhur në Tel Aviv për të pritur të liruarit nga Hamasi, ku u shfaq dhe një parrullë gjigande ku falënderohej presidenti i SHBA, Donald Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka mberritur në Izrael, ku sipas disa mediave do të takohet me disa nga pengjet e liruara, por edhe do të flas në parlamentin izraelit.

Trump u prit nga homologu i tij izraelit, Isaac Herzog dhe kryeministri, Benjamin Netanyahu.

Më pas, Trump do të udhëtojë drejt Egjiptit, për të marrë pjesë në një samit në Sharm El Sheik.

Nisje e zbatimit të marrëveshjes e përshëndeti dhe presidenti izraelit Herzog, i cili e cilësoi ditën e sotme si historike.

Hamasi nga ana e tij deklaroi edhe njëherë angazhimin e tij për të zbatuar marrëveshjen e arritur dhe pret që Izraeli të mbajë të njëjtin qëndrim.

Image

Image

Image

Image

 

 

Etiketa: Hamaslirimpengje

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 13 tetor, me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26

Për një individ, familje apo të ri që kërkon të blejë një shtëpi sot, blerja e një banese është bërë...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26
Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com