Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito nuk e ka pritur aspak mirë largimin e trajnerit Simone Inzagi drejt skuadrës së Interit.
“Kontrata ishte gati, unë e kisha nënshkruar atë, thjesht duhet të mbërrite sekretari për ta nënshkruar nga ana tjetër, dhe në vend të kësaj ai kurrë nuk u paraqit. Ai më tha se nuk kishte më stimuj, se nuk do të ishte në gjendje t’u jepte lojtarëve motivimin e duhur. Sigurisht, nëse ai do të më kishte thënë mbrëmjen e kaluar nuk do të kisha përgatitur marrëveshjen për tu nënshkruar ”, përfundoi presidenti i Lacios.