GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Luan Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, janë “bandat” më të rrezikshme në Fier

11:26 - 02/07/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Luan Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, janë “bandat” më të rrezikshme në Fier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD, Luan Baçi deklaroi se Belinda Balluku është banda më e rrezikshme në Qarkun e Fierit.

Baçi tha se ishte e panevojshme organizimi i bandave kriminale apo personave problematikë me ligjin, pasi mjaftonte drejtuesja politike e Qarkut të Fierit, Belinda Balluku, e cila së bashku me ekipin e saj të korruptuar vendoste për gjithçka në këtë qark, përmes presioneve e shantazheve, sa kohë që kishte administratën me vete.

Sipas Baçit, Balluku së bashku me ish-drejtorin e Tatimeve Ceno Klosi, kanë bërë manipulime të votës, për shkak të ndërhyrjes së paimagjinueshme të shtetit.

“Rama përcaktoi numrin e deputetëve në një mandat të katërt, me një rezultat që e kishte paralajmëruar. Para ndodhjes dhe pas procesit, gjithmonë mund të japësh mendime të ndryshme për të bërë gjëra ndryshe. Ekipi u përpoq për të dhënë më të mirën e mundshme, se sa u arrit lë për të dëshiruar. Ato çfarë nuk shkojnë dhe problematikat që kemi, janë probleme të partisë sonë dhe për t’i diskutuar brenda forumeve e jo në media.

Fjala e grupeve kriminale s’më duket aspak e drejtë për ta përdorur. Banda më e rrezikshme në fier, ishte e Belinda Ballukut dhe ekipit të vet. S’ishte nevoja fare në Fier të organizoheshin banda apo individë më problematika me ligjin. Në Fier ka vepruar ndryshe banda e Ballukut, para 11 majit e kishte marrë drejtimin e qarkut dhe ka zbritur në Fier me një bandë të tërë e banditë të rrezikshëm, me ekip të korruptuar, duke nisur nga Ceno Klosi, me lidhje me biznese që kanë qenë me problem me ligjin, duke zbritur në Qarkun e Fierit, madje një numër i konsiderueshëm i administratës sollën dhe gjendjen civile në Fier që të ishin votues atje.

Patronazhimi ka qenë arsyeja pse PD e ka denoncuar para 11 majit, që ka qenë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor e ligjin. Albpetrol numëron mbi 2 mijë punonjës, dhe janë bërë emërime pa kriter. Drejtori i Albpetrol ka qenë Balluku, kishte gjithë kompetencat përt ë urdhëruar e drejtuar të gjitha drejtoritë. Punësimet janë të paimagjinueshme vetëm për të marrë votën, mes tyre edhe emra demokratësh. Manipulimi i votës edhe në Shqipëri, në Fier ka qenë shumë i madh, dhe ndërhyrja e shtetit ka qenë e paimagjinueshme”, tha Baçi.

Etiketa: Belinda Ballukuceno klosiLuan Bacizgjdhje 2025

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Mashtrimi me mikrokreditë, GJKKO lë në burg Arben Meskutin

Mashtrimi me mikrokreditë/ Gjykata e Lartë lë në qeli biznesmenin Meskuti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com