GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Lubi Balluku”, Vokshi: Rama e mbron, SPAK ka standarde të dyfishta

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputetja Vokshi alarmon PPE: Pastrimi i parave kriminale po dominon ekonominë shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka komentuar në Syri Tv hetimin e nisur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Hetimi ndaj Ballukut është shumë i vonuar. Nëse do të ndodhë, është tepër vonë. Unë nuk e di, pasi i kanë thënë që të vijë të hënën, por mund ta kishin marrë siç kanë marrë edhe persona të tjerë. Gjithsesi, mbetet për t’u parë”, u shpreh Vokshi.

Ajo theksoi se Partia Demokratike e ka denoncuar prej vitesh Belinda Ballukun për përfshirje në disa nga skandalet më të mëdha me kosto të lartë për buxhetin e shtetit.

“Nëse do të ndodhë, është një hap që SPAK nuk kishte pse ta priste kaq gjatë. Mbetet për t’u parë se në çfarë cilësie po thirret Balluku, si person nën hetim apo si person në dijeni të një çështjeje”, shtoi deputetja demokrate.

Sipas saj, SPAK ka vepruar me standarde të dyfishta dhe duhej të kishte kaluar prej kohësh nga hetimi te akuzat ndaj Ballukut.

“Pandëshkueshmëria bëri që ajo të ishte numri dy i qeverisë. Duket qartë se Rama ka qenë në tentativë për ta mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë Belinda Ballukun,” deklaroi Vokshi.

Deputetja e PD-së shtoi se nëse SPAK do të kishte reaguar më herët, nuk do të ishte përsëritur “masakra elektorale e 11 majit”. Ajo përmendi prova dhe dëshmi të depozituara nga strukturat e PD-së në qarkun Fier për “krime elektorale të kryera nga Balluku dhe njerëzit e saj”.

Vokshi citoi edhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas saj ka denoncuar publikisht “sistemin monstruoz të ngritur nga Belinda Balluku në Fier”.

“Ajo është e zhytur në krim elektoral dhe korrupsion. Jo më kot zoti Berisha i ka vënë nofkën ‘Lubi Balluku’, sepse ajo ka vepruar pa limite”, u shpreh ajo.

Në vijim, deputetja përmendi përfshirjen e Ballukut në disa nga aferat më të mëdha të qeverisë Rama, si inceneratorët dhe tenderat e rrugëve të cilat, sipas saj, kanë kushtuar deri në 10 herë më shumë se në vendet e Bashkimit Europian.

“Është një thirrje shumë e vonuar e SPAK, që nuk çbën mosveprimin e deritanishëm,” përfundoi Albana Vokshi.

Lajme të lidhura

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë
Breaking Views

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Para
Letra anonime për atentatin ndaj gazetarit të RAI-t, përmendet mafia shqiptare

Letra anonime për atentatin ndaj gazetarit të RAI-t, përmendet mafia shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com