GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lubonja: Ahmetaj sherr me Zoton në 2020, ja pse Rama e lëshoi…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lubonja: Ahmetaj sherr me Zoton në 2020, ja pse Rama e lëshoi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja u shpreh se kryeministrit Edi Rama i ka dalë jashtë kontrollit situata me ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj dhe kjo është arsyeja që ai e ka lëshuar.

Komentet Lubonja i bëri në News 24, ku tha se rezulton se në vitin 2020 ka pasur një sherr mes Arben Ahmetajt dhe biznesmenit Klodian Zoto.

Ai tha gjithashtu se Rama dyshon se Ahmetaj ka qenë personi që ka çuar të dhënat për aferën e inceneratorëve aty nga ku doli ngjarja.

“Rama kishte një vit që e kishte lëshuar politikisht Ahmetajn. Dihet se shkaqet mund të jenë dy, të lidhur me njëri-tjetrin. Zhurma e inceneratorëve dhe lidhjet e Ahmetajt me Zoton e Mërtirin. Shkaku i dytë është se Ahmetaj u lëshua sepse Rama donte ta lëshonte për prishje të pazareve dhe ai ka çuar të dhënat aty nga ku doli ngjarja. Fakti është që pasi fillon hetimi i Ahmetajt nga SPAK, me vonesë dhe në mënyrë të çuditshme, duke mbajtur erë hakmarrjeje nga Rama.

Ndodhi diçka tjetër dhe në hetimet e SPAK, ku del sesi kartat e kreditit të Zotos e Mërtirit janë përdorur për udhëtime të Ahmetajt, rinovime shtëpie, etj. Këto janë paratë e Ahmetajt në një farë kuptimi.

Në këtë histori del se në vitin 2020 ka ndodhur një sherr mes Zotos dhe Ahmetajt. Ajo që del në tërësi është se ka një skemë të filluar që kur kanë ardhur në pushtet socialistët, se si do tërhiqen para publike për t’iu dhënë këtyre personave dhe për t’u shpërndarë për të paguar fushata elektorale, media, njerëz, etj.

Këtu ka një zullum të trashur dhe vetvetiu do këputet. Edi Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit. Këto i kemi ditur që në fillim, kur Ahmetaj u vendos ministër Financash.

Ai u vendos për të vazhduar punët e këtyre.

Nuk kam pikë dyshimi nga ajo që njoh se edhe afera e portit të Durrësit është e ngjashme me inceneratorët.

A ka apo jo prova nuk e di, por të gjithë janë bashkëpunëtorë që mbajnë njëri-tjetrin. Po të ishin parti normale do dilnin kundër fajtorëve për të mbrojtur të ardhmen politike të tyre, por këta i bëjnë të gjitha bashkë. Në krye mbetet sërish Rama”, u shpreh ai.

Etiketa: AhmetajLubonjaRama

Lajme të lidhura

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK
Aktualitet

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

11:11 - 11/09/26
Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati
Aktualitet

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Para
Bayern emëron një “Mik” si zëvendësues të Salihamidzic

Bayern emëron një “Mik” si zëvendësues të Salihamidzic

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK
Aktualitet

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

11:11 - 11/09/26

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com