GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Lubonja për ndërtimet pa leje: Mendoni se kur Kastrati bëri 4 kate ndërtim pa leje, s’i tha Ramës?

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lubonja për ndërtimet pa leje: Mendoni se kur Kastrati bëri 4 kate ndërtim pa leje, s’i tha Ramës?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të enjte në emisionin “Open” në News 24 u diskutuan ndërtimet pa leje dhe vendimi i fundit i qeverisë për sekuestrimin e tyre. I ftuar në panel, analisti Fatos Lubonja deklaroi se instancat shtetërore kanë informacion për çdo objekt të bërë pa leje por kanë qenë ato që i kanë lejuar.

Si shembull ai solli rikonstruksionin e banesës së tij në fshat ku policia i erdhi menjëherë për punimet që po kryente në çati, ndërkohë që për kate të tëra shtesë theksoi me ironi se nuk di askush asgjë.

Sipas tij e gjithë kjo bëhet për para, pasi paraja sjell pushtetin dhe pushteti paranë.

“Po marrim këtë Kastratin, kur i bëri katër kate mendoni se nuk i çoi një llaf Ramës?! Nuk e besoj… se policia vjen te çatia ime, jo më te katër katet?!”, tha mes të tjerash Lubonja.

Gjithashtu ai shtoi: “Kur policia vjen te çatia ime, jo më tek këta me katër kate”, thotë Lubonja.

Lubonja u ndal edhe në rastin e ndërtimit të disa kateve pa leje nga kompania Kastrati, duke thënë se nuk beson se kryeministri Edi Rama nuk është vënë në dijeni prej kompanisë në fjalë.

“Ndoshta mbi të gjitha duhet thënë pse ne na duhet të kufizojmë dhe të mos lejojë ndërtime pa leje? Sepse shteti ka disa norma, ndërtim, gjelbërim, etj etj, pra për të ndërtuar një komunitet sa më të rehatshëm.

Erion Veliaj para disa vitesh thoshte se s’dua të mbahem mend si një njeri që ka ndërtuar pallate, por që ka bërë për qytetarët, tani ju e shikoni vetë. Janë shkelur dhe shteti duhej të kishte kontrolluar.

Doja të ndërroja çatinë e shtëpisë time në fshat, dhe i thash dikujt, ore do vish ta rregullosh, më tha ‘para shko merr një leje se ndryshe na vjen policia’. Shkova unë mora leje, normal se shteti duhet t’i kontrollojë. Ai kishte frikë të vinte një çati në fshat, ndërsa në mes të Tiranës…

Problemi është përse e ka bërë këtë gjë? Se nuk ka as estetikë…

Shpesh për Ramën është thënë që ky është estetik, por unë po marr dhe shembullin e Teatrit, kur e prishi, po të paktën të bëjë një Teatër të bukur, ky i fut katër kulla nga pas. Ajo bukuria e teatrit nuk vihet në plan të parë, por para.

Paraja është kryesore, para që duhet për pushtet, dhe pushteti që duhet për para.

Po marrim këtë Kastratin, kur i bëri katër kate mendoni se nuk i çoi një llaf Ramës?! Nuk e besoj… se policia vjen te çatia ime, jo më te katër katet?!”.

Etiketa: KastratiLubonjandertimet pa leje

Lajme të lidhura

“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet
Aktualitet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26
Para
Meta plas “bombën”: Basha pjesë e një…

Meta plas “bombën”: Basha pjesë e një...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Shtator 2026

07:31 - 16/09/26
Temperatura të ulta dhe vranësira/ Ja si do të jetë moti këtë të shtunë

Parashikimi i motit për sot, 16 Shtator 2026

07:30 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com