GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lubonja për Portin në Durrës: Shqiptarët të punojnë kamerierë në qytetin global që do të ndërtojë Rama

22:27 - 20/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Berisha luftëtar efikas”, Lubonja: Basha të ndërtonte mbështetje, të digjte Parlamentin si në Kirgistan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbledhja e tetë e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe qeverisë shqiptare, ishte teme për të cilën u diskuta në emisionin “Open”. Gjatë bisedës në studio avokati Plarent Ndreca, tha se këtë takim nuk e sheh aspak si një show, por një mbledhje pune.

Nga ana e tij për analistin Fatos Lubonja, ky takim mes qeverive është një aksion i kryeministrit Edi Rama për të rihabilituar veten në Kosovë, nëpërmjet këtij show.

“ Aty kishte një mbledhje pune mes dy qeverive, vetëm spektakël që nuk ishte. Mund të bie dakord që shumë nga marrëveshjet duhet të kenë transparencë, si është ecuria deri tani, por fakti që dalin publik tregon që ka një marrëdhënieve specifike të përbashkët. Mbledhjet e qeverisë shqiptare bëhen të mbyllura sepse ka një ligj këtu që e përcakton këtë. Unë nuk pashë spektakël, por një mbledhje punë. Është hera parë në këto vite që dy shtete shqiptare ulen në tavolinë, bëjnë marrëveshje , zbatojnë marrëveshje. Por duhet të kuptojmë se ka një burokraci pas…”, është shprehur Ndreca.

Ndër të tjerash Ndreca ka thënë së fakti që mblidhen që bëhen marrëveshje dhe janë arritur rezultate është një hap përpara të forcimit të marrëveshjeve mes shteteve.

“ Kjo mbledhje sikur i kundërshton interpretimet. Unë gjykoj që ky ishte një aksion i Ramës ndaj të gjithë atyre humoreve për të rehabilituar pak veten në Kosovë nëpërmjet këtij shoë dhe kësaj gjuhe patriotike. Sa i përket marrëveshjeve, premtimet e këtyre nuk besohen. Ky humor shpreh një qëndrim politik… S’ka problem më të mprehtë sot se projekti Open Balkan që ka lancuar Rama”, ka thënë analisti Lubonja.

Po ashtu Lubonja u tregua kritik për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të cilin u shpreh se ishte pjesë e kësaj shfaqjeje në rolin e një figuranti.

“Kjo teoria e qenve që lehin dhe karvanit të Ramës që shkon përpara mirë ka ecur. Ky Albin Kurti që ka VV këtu i dinë apo nuk i din problemet e Shqipërisë. ne kemi 30 vite që nuk kemi bërë dot hekurudhën të shkojmë në Durrës. Ky Albini i din këto apo jo. Lidhur me Portin ka një debat të madh sepse kemi të bëjmë me dy vizione për botën. Albini është nacionalist, Rama neoliberal…Pse duhet Porti i Durrësit, ia japim arabëve të bëjnë kulla, shqiptarët të punojnë kamarierë në qytetin global që do të ndërtojë Rama në Durrës. Tani ky Albini që është në Kosovë a bën hesape apo jo, në këtë Shqipëri që është copë-copë. Kur do të bëhen këto, kur do bëhet ky Porti që na e shet…Ky është problemi për mu. Ata kanë dy vite nuk kanë bërë abetaren akoma…Si gjithmonë prekin ca tela ndjeshmërie nacionaliste…Kosova duhet të ruante gegërishten dhe Shqipëria gjuhën e saj, ruhen kulturat…por kjo është gjë tjetër. Pra lidhur me këtë zhgënjimi është Kurti sepse Rama dihet, të bëhet pjesë e kësaj shfaqjeje në rol figuranti, Kurti vetëm në mbrojtje…”, ka vijuar ai.

 

 

Etiketa: Fatos Lubonja

Lajme të lidhura

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Para
Rama s’i kursen batutat në promovimin e librit të Hoxhajt: Vetëm foltore mos na vërë…

Raporti i Dick Marty, Rama: Është grackë e Rusisë, SHBA-BE të reflektojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com