GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lubonja për qëndrimin e Ramës: Më dramatizues se Perëndimi, po shfrytëzon rastin për…

21:56 - 15/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lubonja për qëndrimin e Ramës: Më dramatizues se Perëndimi, po shfrytëzon rastin për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar përplasjet në distancë mes kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti për situatën në Kosovë.

Lubonja u shpreh se ajo që ka ndodhur me qëndrimin e ndërkombëtarëve për situatën ka të bëjë me arsyet gjeostrategjike, për shkak të së cilave Perëndimi ka nxitur negociatat mes vendeve.

Ai shtoi se qëndrimi i Perëndimit ndryshoi për Kosovën pas reagimit të dhunshëm serb në veri, duke e parë gjendjen në kontekstin e luftës në Ukrainë. Lubonja tha se në qëndrimin e Perëndimorëve ky konflikt nuk duhet të ndodhë dhe për këtë duhet të sakrifikohet Kosova.

Sa i përket qëndrimit të kryeministrit Rama, Lubonja e cilësoi “më dramatizues se Perëndimi” dhe alarmant.

Sipas tij Rama po shfrytëzon rastin ku në vend t’i japë një dorë Kurtit, por krijon atmosferën si një përfaqësues i Ballkanit.

“Dje Foreign Affairs thoshte se pse po gabon Blinken me Kosovën. Pra me këto presionet. Kur flet një revistë e tillë prestigjioze, të paktën ne këtu duhet të ekuilibrohemi pak me këtë idenë e Amerikës. Ka mendime të ndryshme për këtë çështje. Ajo që ka ndodhur është se për arsye gjeostrategjike kanë dashur negociata me Serbinë. Është një proces i gjatë me dështime të ndërkombëtarëve dhe kanë lënë një shtet që e mbron ushtria e KFOR-it.

Kjo është minimalja që kërkon një komb. Nuk e zgjidhin dot. Kur vjen puna te zgjedhjet Kurti kërkoi mendim dhe i thanë të kryhen se do njihen. Problemi është se ndodhi reaksioni serb duke plagosur trupat e KFOR-it. Pyetja është se pse ndryshuan këta. Ka ndodhur sepse ky konflikt u pa nën kontekstin e luftës në Ukrainë. Nuk donin një Mitrovicë si Donbasi në Ukrainë dhe të hyjë Vuçiçi me tanke.

Çështja është se në raport me këtë krizë, pozita e Perëndimit është një trajtim i Kosovës si për të thënë që “rrini urtë se kemi këtë që na krijon telashe”, pasi kemi hallin e Ukrainës. Nuk është as për Asociacionin. Ky konflikt nuk duhet dhe duhet të sakrifikohet Kosova se është më kollaj. Kosova nuk ka ku ikën, Vuçiçi shkon nga Putini nëse do dhe ka luajtur kartat e tij me sukses.

Qëndrimi i Ramës për mua është më dramatizues se Perëndimi. Është krejt alarmant dhe i nënshtruar. Rama tha se ka zero rrezik për Kosovën nga Serbia. Atëherë pse u alarmuan këta? E keqja është se ky po prish raportin me ndërkombëtarët. Unë gjykoj se ka rrezik. Rama po shfrytëzon rastin, ku në vend t’i japë një dorë Kurtit, po krijon një atmosferë si përfaqësues i Ballkanit së bashku me Vuçiçin. Kurti këtu ia ka prishur pak fijet, sepse dhe Open Balkan ishte anashkalim i Kosovës”, u shpreh ai.

Etiketa: Lubonja

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Kyrgios rrëfen problemet mendore të 2019: Në një moment mendova…

Kyrgios rrëfen problemet mendore të 2019: Në një moment mendova...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com