GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lubonja: Rama fryn figurën me posterat, kthim mbrapa

17:43 - 19/04/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Lubonja: Rama fryn figurën me posterat, kthim mbrapa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, teksa ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me të.

Lubonja deklaroi se makineria elektorale e mazhorancës vijon të punojë për deformimin e votës dhe manipulimin e saj, teksa përmendi dhënien e tenderave apo benefiteve të tjera në prag të zgjedhjeve.

Ai komentoi edhe vendosjen e posterave elektoralë nga ana e mazhoranës, duke i cilësuar ato si një “kthim mbrapa” me Ramën që “fryn figurën e vetë” duke nxjerrë portretin e tij në posterat dhe billboardet e vendosura në qytete.

Sipas tij, gara më e fortë për 14 majin do jetë në Shkodër, Elbasan, Durrës, por edhe Tiranë pasi opozita “ka kandidatë të mirë dhe faktorë që i japin shanse”.

“Makineria e mazhorancës punon dhe vazhdon të punojë për deformimin e votës dhe manipulimin e saj. Duke nisur që nga ca tendera që jepen, ca gjëra që jepen pranë zgjedhjeve, këto lehtësirat e kryeministrit. Unë nuk kam besim se në Shqipëri mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Mjafton të shihet si u veprua me PD sa i përket vulës. U shty një vit vendimi dhe u la në limitet e afatit ligjor për zgjedhjet. Ka një regji që e drejton këtë. Shumicës i pëlqen tallavaja dhe kryeministri vendos tallava. Meqë njerëzve u kemi sjellë kulturën e tallavasë, le t’u japim tallava. Kur këtë e bën një njeri si Edi Rama kupton sa rëndë është gjendja. Ajo që më ka tërhequr vëmendjen është një poster që duket Rama me ngjyra si simpatik dhe Berisha me Metën bardh e zi. Ai thotë që përpara jam unë, kjo është banale në kulturën e politikës që transmeton. U bën kundërshtarëve një lloj demonizimi. Rama thotë se unë jam garancia e fitores dhe fryn figurën e tij. Nga kjo kemi vuajtur, ky është kthim mbrapa. Ai thotë partia jam unë.

Unë mendoj se zgjedhjet lokale mund të ishin një mundësi për bashkimin e gjithë opozitës për mbrojtjen e demokracisë dhe lirisë. Edhe me bojkotim të zgjedhjeve mund të veprohej. Pasojat varen nga mënyra si bën aksionin. I bojkotuan më parë dhe thanë nuk do lejojmë zgjedhje. Nuk ia dolën sepse morën fishkëllimë nga SHBA. Tani thonë do hyjmë, kur të humbasin do thonë nuk janë të lira zgjedhjet. Ky regjim do ketë një fund, por nuk duhet të jetë dramatik si ai i Enver Hoxhës. Ishte dramatike për shqiptarët dhe u bë katastrofë që vijon edhe sot. Frenimi i kësaj kërkon edhe vendosmëri dhe aksione nga opozita. Fushata ka një problem. Në një anë legjitimon atë që nuk është e legjitimuar duke bërë fushatë nëse nesër thua që nuk i njeh zgjedhjet.

Unë shoh tre qytete të rëndësishme, Shkodra, Elbasani dhe Durrësi. Shkodrën e dimë dhe nuk e dimë. Është bastion i djathtë, por PD po investon shumë në Elbasan dhe Durrës, ndërsa në Shkodër ka investim nga ana tjetër. Elbasani mund të vihet në dyshim. Balla nuk është aktiv aty. Durrësi nga ana tjetër, PD ka kandidat të mirë, mendoj se ka faktorë që i japin shanse. Janë goditur edhe bosët që influencojnë. Vangjush Dako me bandat janë aktivë sërish, Durrësi i duhet Ramës edhe për atë masakrën e portit që do bëjë. Sikur të kishte votim të lirë, Durrësi, Elbasani, Shkodra por edhe Tirana do fitoheshin nga opozita”, u shpreh ai.

Etiketa: Edi RamaFatos Lubonja

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Kiara tregon arsyen e vërtetë të rifutjes: Kisha frikë …

Kiara tregon arsyen e vërtetë të rifutjes: Kisha frikë ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com