GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lubonja: Si e përdori Rama policinë për zgjedhje

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lubonja: Rama ka ndikuar në shpalljen non grata të Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit ka ardhur si pasojë e një blerjeje masive të votës. Në emisionin “Open” në News24, ai tha se nuk është normale që në një shtet demokratik një parti që qeveris për një kohë kaq të gjatë, në vend që të ezaurohet, rritet në përqindje në raport me kundërshtarin.

Lubonja shtoi se deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës në lidhje me mos-financimin e bashkive të djathta e bën atë të jetë edhe më keq se një drejtues i një vendi autokrat, duke e krahasuar me presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun e tij turk Erdogan.

“Intuitivisht i kam mëshuar tezës sime që ky është një regjim që nuk rrëzohet me votë, pikërisht sepse është regjim. Nuk ka një shtet në Shqipëri, ku dikush bën arbitrin e nuk ndërhyn në luftën e partive. Këtu jemi në një shtet të kapur nga një parti nëpërmjet grushti shteti gradual të bërë nga Rama. Vetë rezultati i këtyre zgjedhjeve, nuk është rezultat demokracish. Ashtu siç nuk është rezultat demokracish që një forcë që ka qeverisur për kaq kohë, rritet në përqindje në raport me kundërshtarët. Sa i përket Shkodrës, aleati kryesorë që i dha fitoren PS është Tom Doshi, mbi 20 përqind të votave që ka marrë Beci, mbase edhe më shumë.. Këtu ka shumë probleme. Doshi është një parti Social Demokrate që nuk e kemi parë kurrë në fushatë të thotë një fjalë e aq më tepër të mbrojë interesat e punëtorëve. E konsiderojnë oligark madje edhe non grata. Jemi në zgjedhje që rezultati u justifikua me një fushatë që u fokusua tek non grata e Berishës.

Si mund të mos dyshoj si jenë këto vota, të marra me meritë, kur nuk dimë meritën e kësaj partie. Ka pasur blerje masive të votës. Nëse bëhen të gjitha këto, një shtet që punon si parti shtet, kur policia gjurmon kundërshtarët ndërkohë këtyre u jep krahë sepse “jeni tanët”… Një kryeministër në asnjë vend të botës, edhe në vendet autoritare, as Erdogani dhe Putini nuk e bëjnë këtë, që të thonë s’do merrni asnjë lek po votuat kundërshtarët. Nuk e besoj që shqiptarët janë aq budallenj sa kur dëgjojnë të gjithë këto, të japin votën me kaq entuziazëm”, tha ai.

Etiketa: Edi RamaFatos LubonjaZgjedhje

Lajme të lidhura

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat
Aktualitet

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26
Aktualitet

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin
Aktualitet

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26
Para
Luizi me profesion të ri? Ja ku do jetë së shpejti

Luiz Ejlli bën reagimin e fortë - Ja mesazhi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat
Aktualitet

Incident gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

14:08 - 20/10/26

Një protestuese është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë....

Lexo më shumë

Protestat e studentëve, PD kërkon seancë plenare urgjente për dhunën ndaj të rinjve

13:57 - 20/10/26
Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

Zhupa: Rama kërcënon me burg të miturit pse protestojnë, ndërsa kërkon heqjen e burgut për korrupsionin

13:52 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

13:43 - 20/10/26
SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

SPAK merr të pandehur për herë të dytë Belinda Ballukun, ja akuzat që rëndojnë ndaj ish-zëvendëses së Ramës

13:37 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com