GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Luçiana Kokaj: Më 7 shtator, protesta e 100-të, të gjithë në shesh! Nuk ndalemi pa ikur kjo klasë politike

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Luçiana Kokaj: Më 7 shtator, protesta e 100-të, të gjithë në shesh! Nuk ndalemi pa ikur kjo klasë politike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivistja Luçiana Kokaj, gjatë protestës së 96-të kundër qeverisë, ka njoftuar se banorët e Rrjollit do të nisin më 12 shtator protestat për pronat dhe tokat e tyre, ndërsa ka bërë thirrje për një pjesëmarrje masive në ditën e 100-të të rezistencës.

Kokaj tha se fokusi i protestës vijon të jetë Tirana, duke argumentuar se largimi i kryeministrit Edi Rama do të sillte ndryshimin e situatës në vend.

Ajo kërkoi gjithashtu mbështetjen e qytetarëve për banorët e Rrjollit, të cilët, sipas saj, kanë protestuar prej katër muajsh. Kokaj tha se anulimin e ligjit 21/2024, investimeve strategjike, Paketes së Maleve dhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor, nuk janë të mjaftueshme për ta.

“Po ne nuk ndalemi vetëm me ligjin, as me anulimin e investimeve strategjike, as me anulimin e Paketës së Maleve dhe Kodit Zgjedhor. Pa ikur kjo klasë e vjetër politike, ne nuk ndalojmë dhe nuk mjaftohemi”, tha ajo.

Aktivistja bëri thirrje për pjesëmarrje masive më 7 shtator, kur protesta pritet të shënojë ditën e 100-të, ndërsa paralajmëroi edhe ardhjen e diasporës më 12 shtator.

“Më datën 7 shtator, që është edhe dita e 100 e protestës, rezistencë, shembull se si mundet një popull të kërkojë drejtësi, të kërkojë dinjitet, paqësisht, një shembull i paprecedentë në të gjithë Evropën, një nga protestat më të gjata dhe më paqësore, duhet të jemi të gjithë bashkë në këtë shesh për të rrethuar Kryeministrinë derisa kryeministri i vjedhur i shqiptarëve të largohet”, deklaroi Kokaj.

Aktivistja Luçiana Kokaj: Banorët e Rrjollit do të fillojnë nga 12 shtatori protestat për grabitjen e pronave dhe tokave të tyre. Fokusi ynë sot për sot është Tirana, se në momentin që do të ikë Edi Rama, do të ikin të gjitha të këqijat e këtij vendi. Por edhe banorët e Rrjollit, që për 4 muaj rresht kanë luftuar të vetëm përpara policisë, përpara punonjësve të sigurisë dhe përpara mafies së këtij shteti, kanë nevojë për mbështetjen tuaj që të fitojnë të drejtën e tyre.

Qeveria dhe kompanitë e oligarkëve nuk munden thjesht të piketojnë çdo tokë që u duket e bukur dhe ta përdorin për pazaret e tyre, pa pasur parasysh titujt e pronësisë, statusin e zonave të mbrojtura, dhe Rrjolli është një shembull tipik i kësaj. Ndaj, anulimi i 21/2024 është një kusht për të shpëtuar Shqipërinë.

Po ne nuk ndalemi vetëm me ligjin, as me anulimin e investimeve strategjike, as me anulimin e Paketës së Maleve dhe Kodit Zgjedhor. Pa ikur kjo klasë e vjetër politike, ne nuk ndalojmë dhe nuk mjaftohemi.

Në qoftë se qeveria mendon se duke na arrestuar mund të na intimidojë dhe trembë, ta dijë se na bën më të fortë dhe na shton më shumë në numër.

Ndaj, më datën 7 shtator, që është edhe dita e 100 e protestës, rezistencë, shembull se si mundet një popull të kërkojë drejtësi, të kërkojë dinjitet, paqësisht, një shembull i paprecedentë në të gjithë Evropën, një nga protestat më të gjata dhe më paqësore, duhet të jemi të gjithë bashkë në këtë shesh për të rrethuar Kryeministrinë derisa kryeministri i vjedhur i shqiptarëve të largohet.

Gjithashtu, diaspora do të vijë më datën 12 dhe duhet të na gjejë të gjithë të bashkuar dhe gati në shesh për të shporrur një herë e mirë këtë sistem, të gjithë së bashku.

Etiketa: aktivistjaKryesore1Luciana Kokajprotesta

Lajme të lidhura

Përshkallëzohet protesta para ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion, gaz lotsjellës dhe spraj
Aktualitet

Përshkallëzohet protesta para ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion, gaz lotsjellës dhe spraj

13:22 - 16/10/26
Tensionohet situata në Shkodër, protestuesit sulmojnë sërish godinën e PS
Aktualitet

Tensionohet situata në Shkodër, protestuesit sulmojnë sërish godinën e PS

13:14 - 16/10/26
Ilir Panda merr zyrtarisht drejtimin e Gjykatës së Lartë
Aktualitet

Ilir Panda merr zyrtarisht drejtimin e Gjykatës së Lartë

13:02 - 16/10/26
Para
Protestuesi para Kryeministrisë: Koha e gënjeshtrave ka mbaruar, rruga e vetme është largimi i Ramës

Protestuesi para Kryeministrisë: Koha e gënjeshtrave ka mbaruar, rruga e vetme është largimi i Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përshkallëzohet protesta para ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion, gaz lotsjellës dhe spraj
Aktualitet

Përshkallëzohet protesta para ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion, gaz lotsjellës dhe spraj

13:22 - 16/10/26

Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, teksa policia ka përdorur ujë me presion, gaz lotsjellës dhe spraj ndaj protestuesve....

Lexo më shumë
Tensionohet situata në Shkodër, protestuesit sulmojnë sërish godinën e PS

Tensionohet situata në Shkodër, protestuesit sulmojnë sërish godinën e PS

13:14 - 16/10/26
Ilir Panda merr zyrtarisht drejtimin e Gjykatës së Lartë

Ilir Panda merr zyrtarisht drejtimin e Gjykatës së Lartë

13:02 - 16/10/26
Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Tabaku në Bllokun e Sigurisë: 17 të mitur mes të ndaluarve, i kanë rrahur në mënyrë çnjerëzore

Tabaku në Bllokun e Sigurisë: 17 të mitur mes të ndaluarve, i kanë rrahur në mënyrë çnjerëzore

12:46 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com