GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Luçiano Boçi: Edhe në kohën e Enver Hoxhës bëheshin zgjedhje si këto më 14 maj

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
PD reagon për raportin e DASH: Certifikatë turpi për Edi Ramën dhe qeverinë e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati humbës i koalicionit Bashkë Fitojmë në Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit, për të cilin opozita ka pretendime se ka qenë i manipuluar, dhe i blerë.

Me nota ironie, Boçi shprehet se vendi më në fund ‘u çlirua nga opozita’, ndërkohë që shton se dhe në kohën e Enver Hoxhës bëheshin zgjedhje, rezultati i të cilave dihej që në krye të herës.

Sipas tij në zgjedhjet e fundit vetëm teknologjia bënte ndryshim në raport me zgjedhjet e Enver Hoxhës.

Postimi i plotë i Boçit:

Zgjedhjet u kryn!

Më në fund u çliruam.

Çlirimi duket se do njihet si dikur nga të gjithë aleatët tanë.

Disa fituan. Fituan si fituan, me para, me dhunë apo me truke kompjuterike, ata sot tundin me krenari të shpifur parrullën shtegdalëse: “Fituesi nuk gjykohet” (shpikësi i saj duhet të ketë qenë fitimtari më i dëshpëruar i historisë dhe i planetit)

Fituan karriget, interesat, sigurinë e mos hyrjes së gjembit në këmbë. U lehtësuan disi nga mëkatet e fajet e mbishpinës e fundshpinës.

Disa shumë, ata më fatkeqët, fituan më në fund atë, varfërinë e sigurtë, që siç duket është qëllimi final i jetës së tyre.

Shumë humbën: dikush përfundimisht dinjitetin për aspra administartive, ose situative. Dikush humbi votën, dikush drejtimin e dëshirat për të bërë diçka ndryshe në moçalin e molepsur të politikës.

Shumë humbën shpresën e besimin se këtu nuk do valviteshin më  flamujt e një melankolie dhe depresioni unik ekonomik e social.

Të tjerë dolën ashtu siç hynë. Verbërisht, nën kompleksin e Stokholmit, duke ndjekur me shterim admirues dhunuesin sistematik të qënies fizike e kulturore të tyre.

Edhe Hoxha bënte zgjedhje, për të vendosur zgjedhën dhe ai. Jo votime se vota nuk ekzistonte, sikurse sot është ose virtuale, ose në formë kartmonedhe.

Pothuaj si këta tani e bënte Hoxha. Por me kokrra që kërcisnin me qëllim që t’i kërciste plumbin pas koke, siç dhe bëri. Dhe me triska fronti që t’i rreshtonte të gjithë në një front. Asnjë dallim nga sot veçse Fronti Demokratik sot quhet Administratë Demokratike. Aso kohe Hoxha ishte një “yll” kombëtar e ndërkombëtar dhe armiqtë e supozuar ideologjike të tij e kaluan dhe pranuan terrorin që ai vendosi me një shkelje syri e ca deklarata të qullta.

Vitet kanë kaluar dhe “moderniteti” ynë kombëtar (pjesë e krenarisë së pakufishme) ka ecur paralel me faqet pa pikë faqe, online, që shiten e blihen në të njëjtën linjë për të prodhuar propagandë pa fund dhe mbi të gjitha për të prodhuar atë që preferon më shumë, si gatim të shijshëm, shoqëria jonë e botës së tretë: sharje dhe shpifje pa fund për armikun e klasës së fejsbukut.

Ai që s’ka ndryshuar është terrori politik.

Plumbi ka dalë jashtë mode krejt dhe është zevendësuar me një industri perfide shtetërore hakmarrje dhe persekutimi, e cila ngjan si trëndafil i ngjyrosur instagrami, por që është një mekanizëm diabolik kontrolli dhe detyrimi i kushtëzuar. Tani nuk vritesh por rrezikon të mbetesh pa punë ti dhe familjarët. Nuk deportohesh, por survejohesh, linçohesh publikisht, gjobitesh në mënyrë “të drejtë” e dashamirëse. Aq më tepër sot je i lirë të vetëarratisesh ku të duash e si të duash. Mjafton mos prishësh qetësinë e lumturisë që sundon kudo. Nuk pushkatohesh por të merret prona, shkatërrohet investimi e çdo gjë tjetër si komisioner rrugaç e i pabindur, kundërshtar  i shtetit tonë demokratik.

Armiqtë ideologjikë të Hoxhës edhe sot shkelin syrin e japin viston e shprehen për një proces zgjedhor të pranueshëm demokratik (çfarë komedie gjigande!?).

Ndoshta zgjedhjet tashmë e kanë kaluar stadin e votës dhe operojnë në sfera më të larta, që nuk shihen, por që duhet të kuptohen e ndoshta ata që humbën nuk e kanë kapur ende kohën.

Ndoshta zgjedhjet kanë ndryshuar dhe qëllim: nuk janë më si dikur: shpresa e projekte zhvillimore, por thjesht një masë korrektimi “demokratike” e fabrikuar, me heshtje ndërkombëtare, për të pabindurit të cilët ende naivisht mendojnë se themeli i një shoqërie demokratike është vota.

E gjithmonë në arsyetimin që nuk mbyllet, të del  përpara ajo pyetja:

Cili nga sistemet bën zgjedhje të drejta?

Ai me votë-kokërr, apo ky me votë-kartmonedhë?!

Raporti i OSBE-ODIHR-it do ta thojë me patetizmin nanuritës të tij të pakuptuar asnjëherë e do na e heqë dilemën tonë demokratike-shekspiriane.

Me siguri me gjuhën e rrumbullakosur e cila nuk ka as fillim dhe as fund!

Kështu do të sanksionojë regjimin demo-dramatik shqiptar.

Deri atëhere:

GOD BLESS … ZGJEDHJET!

 

Lexo edhe:Humbi në Elbasan, Boçi: Rezultati ka elementë të kontestueshëm

Etiketa: Kryesore1Luciano BociZgjedhje

Lajme të lidhura

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?
Aktualitet

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26
Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën
Breaking Views

Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën

21:17 - 31/05/26
Berisha premtoi ripërtëritjen, fitues në Këshillin Kombëtar dalin ish-drejtorët dhe ish-zv.ministrat e PD
Breaking Views

Berisha premtoi ripërtëritjen, fitues në Këshillin Kombëtar dalin ish-drejtorët dhe ish-zv.ministrat e PD

19:56 - 31/05/26
Para
Kapen 5 të rinj në Tiranë, shisnin kokainë me 30 mijë euro/kg

Kapen 5 të rinj në Tiranë, shisnin kokainë me 30 mijë euro/kg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill
Aktualitet

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26

Artikujt ushqimore pësuan rritje të ndjeshme të importeve për 4-mujorin e parë të vitit 2026, duke përfshirë edhe ato mallra...

Lexo më shumë
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

09:38 - 01/06/26
Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

09:10 - 01/06/26
E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobet