GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Luçiano Boçi: Problemi më i madh i PD-së sot është mungesa e bashkimit

16:15 - 17/12/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Luçiano Boçi: Problemi më i madh i PD-së sot është mungesa e bashkimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I ftuar në “Intervista e Ditës” në Fax News, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka komentuar aktualitetin politik në vend por edhe situatën brenda selisë blu.

Fillimisht ai u ndal tek çështja “Balluku” , ku u shpreh ndër të tjera se, kryeministri Edi Rama duhej ta linte drejtësinë të bënte punën e vet, ndërsa paralajmëroi se mazhoranca po synon ta çojë kërkesën e SPAK për imunitetin drejt ngërçit përmes procedurës.

Sa i përket votimit të Avokatit të Popullit, Boçi u shpreh:

“Është një çështje që ka marrë shumë vëmendje. Çfarëdo lloj fjale që të rëndis unë tani, e drejta nuk është te fjala, nuk është te parashtrimi. E drejta është te emocioni, është te reagimi. Kur të vijë një moment që fjalët të kenë vlerën e tyre dhe dëgjesën e tyre atëherë dhe unë do të hyj tek pjesa e fjalëve dhe besoj që sot çështjet që prevalojnë në situatën politike janë qëndrimet e drejtësisës së Ramës në raport me Ballukun, çështja e korrupsionit të Ballukut, çështja e korrupsionit në AKSHI, që ka qenë portofoli personal i Ramës ku janë vërtitur miliarda euro që janë kanalizuar si përfitime, si interesa, pse jo edhe në atë pjesën e devijimit të vullnetit të shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit”.

Sa i përket situatës brenda Partisë Demokratike, Boçi u shpreh se problemi kryesor i saj, aty ku duhet investuar, është bashkimi.

“A është e bashkuar PD-ja? Këtu më ke ngacmuar në një perceptim apo shqetësim që unë e kam paraqitur. Nëse PD ka një sfidë, ka bashkimin, nuk ka sfida të tjera. Nuk ka krizë lidershipiSali Berisha është kryetar i partisë dhe kjo nuk ka diskutim. Jo se e them unë apo se e kam dëshirë unë, apo se jam unë nënkryetar i PD por sepse kështu e kanë vendosur anëtarët me votën e tyre. Sot problemi më i madh që ekziston në PD është pikërisht bashkimi. Bashkimi u iniciua, pati një gradacion rritje në prag të zgjedhjeve dhe nuk vazhdoi. Dhe unë mendoj që përtej zgjedhjeve ky është elementi ku ne duhet të investohemi. Ky bashkim duhet të ndjekë disa kanale komunikimi. Bërja e analizës, kontakti me anëtarësinë, kontakti me njerëzit dhe ajo që shpesh është thënë por nuk është kuptuar, por që mbahet si tezë edhe nga opinionistët, hapja e Partisë Demokratike. Nuk ka qenë e mbyllur. Por ne e përdorim si stimul, hapja. Që në strukturat e PD-së të vijnë ata që kanë patur një mërzitje, kundërshti brenda PD-së, qëndrim të ndryshëm apo kundër në një moment që është krucial për fatet e vendit. Të gjithë të bashkohen sepse na ndajnë opinionet por na bashkojnë qëllimet”, tha nënkryetari dhe deputeti i PD, Luçiano Boçi .

Lajme të lidhura

Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë
Aktualitet

Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

10:21 - 21/02/26
U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja
Aktualitet

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

10:00 - 21/02/26
Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Para
DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26

Nga Lutfi Dervishi 20 shkurt! Ora 20:23! Ura e Elbasanit mbushur me policë. Mbi 100 forca! Rreth 30 gazetarë dhe...

Lexo më shumë
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

10:21 - 21/02/26
U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

10:00 - 21/02/26
Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com