GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Luçiono Boçi denoncon: Në Leskovik zhvillohet mësim kolektiv, 700 mln lekë shkuan dëm për investime

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Luçiono Boçi denoncon: Në Leskovik zhvillohet mësim kolektiv, 700 mln lekë shkuan dëm për investime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, me anë të një statusi në Facebook, ku vijon të adresojë  problematikat që ka arsimi në vendin tonë, ka shkruar se klasat kolektive vazhdojnë të jenë “gangrenë” për arsimin tonë.

Ai tregon se PS nuk e ka mbajtur premtimin e tyre në fushatë për moskrijimin e klasave kolektive, pasi sipas tij sot nxënësit e mësuesit janë brenda tyre në Leskovik. Ai është ndalur konkretisht te klasat kolektive në Leskovik, pasi shkruan se sipas tij “700 milionë lek investim për shkollën, shkuan dëm”.

“Klasat kolektive vazhdojnë të jenë gangrenë në arsimin tonë. Mungesa e strategjive, angazhimeve dhe paaftësia po i shtojnë ato çdo ditë. Kjo ka ndodhur dhe në një nga trevat më arsimdashëse në Kolonjë, njësinë administrative Leskovik. Në shkollën kryesore “Jani Vreto”, shtohen klasat kolektive. Dhe kjo ndodh vetëm për një nxënës më pak, duke i dorëzuar të tjerët drejt një mësimdhënie kaotike, me tema të përziera e me mësuesë ndonëse të mirë, të pa mësuar me mësim kolektiv. Megjithëse shkolla është e investuar, me klasa e hapësira, ngjan që ato 700 milion lekë të hedhura po shkojnë dëm”- shkruan Luçiono Boçi.

Gjatë shkrimit të tij, duke treguar të gjitha problematikat që ka arsimi sot, që nga mësimi me turne deri tek ambientet e pasigurta, ai vë në dyshim rolin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke ironizuar: “Ndërsa Rama çfarë bën? Na tregon me gisht satelitët!!!????”

“Fatkeqësisht ky është arsimi sot: Me braktisje masive. Me diskriminim të shtuar arsimor. Me klasa kolektive diku. Me klasa të mbipopulluara diku tjetër. Me mësim me turne. Me ambiente të pasigurta. Me shkolla të investuara kuturu. Me shkolla të amortizuara në pjesën dërmuese. Me një arsimim fiktiv që më shumë se dijen po shpërndan injorancën. Ndërsa Rama çfarë bën? Na tregon me gisht satelitët!!!????”- shkruan Luçiano Boçi

Gjithashtu, Boçi u shpreh se prindërit, këtë gjë “e shohin si hakmarrje politike të rezultatit zgjedhor të gjithë këtë katrahurë me fëmijët e tyre.”

Etiketa: Luçiono Boçi

Lajme të lidhura

Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve
Aktualitet

Takimi me dyer të mbyllura në Pogradec, çfarë u kërkoi Rama ministrave dhe deputetëve

15:10 - 23/08/26
U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi
Aktualitet

U largua nga detyra, reagon ish-drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

14:22 - 23/08/26
Këlliçi ironizon Ramën pas fjalimit të italianes në protestë: A do ta shpallë edhe atë non grata?
Aktualitet

‘Protesta zgjoi shqiptarët’/ Këlliçi: Rama e ka kthyer Shqipërinë në plaçkë, largimi tij është domosdoshmëri

13:54 - 23/08/26
Para
Turistët  që hyjnë në Zvicër do paguajnë për konvertimin e certifikatës Covid-19, ja sa kushton

Turistët që hyjnë në Zvicër do paguajnë për konvertimin e certifikatës Covid-19, ja sa kushton

TË FUNDIT

Vrasje e dyfishtë në Dukagjin! Babë e bir u vranë me armë zjarri, një i plagosur në gjendje të rëndë (Emrat)
Aktualitet

Vrasje e dyfishtë në Dukagjin! Babë e bir u vranë me armë zjarri, një i plagosur në gjendje të rëndë (Emrat)

18:18 - 23/08/26

Dy persona, babë e bir, janë vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në fshatin Mgull të Njësisë...

Lexo më shumë
Aksidenti tragjik në Durrës, kapet shoferi që përplasi për vdekje 41-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja

Aksidenti tragjik në Durrës, kapet shoferi që përplasi për vdekje 41-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja

18:01 - 23/08/26
Burnley i Brojës pëson disfatë, sulmuesi kuqezi luan vetëm 57 minuta në fushë

Burnley i Brojës pëson disfatë, sulmuesi kuqezi luan vetëm 57 minuta në fushë

17:59 - 23/08/26
Zhduken dy të mitur në Shkodër, nëna e alarmuar kërkon ndihmë në polici

Çfarë po ndodh në Dukagjin? Raportohet për dy persona të vdekur dhe një të plagosur

17:50 - 23/08/26
Fitimet rekord në kohë krize, 6 vende të BE kërkojnë taksë të re për kompanitë e naftës

Fitimet rekord në kohë krize, 6 vende të BE kërkojnë taksë të re për kompanitë e naftës

17:31 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com