GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Lufta anti-SPAK e Ramës, me ortak Noc Rrokun

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Si është Shqipëria sot? Ashtu siç e do Mafia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

Duket se Edi Rama e ka humbur kontrollin. Duke mbrojtur Ballukun dhe veten, ai përdori një gjuhë dhune ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve specialë, sepse i kanë sanksionuar me masë sigurie zëvëndësen. Rama dekonspiroi presionin e saj mbi të në takimin e djeshëm 8 orësh në Kryeministri. Sekretet e përbashkëta kanë tronditur Edi Ramën. Sepse mund të përfundojnë në dosje nëse ai nuk futet në ekip me Ballukun. Bandat kanë kapur tregun dhe detyrojnë eprorët. Rama nuk ia doli të ketë dhe ndonjë tundje koke të Marta Kos në këtë përpjekje, pasi komisionerja u distancua teknikisht nga rasti. U përpoq të kërkojë dhe lirimin e Veliajt se ia paskan rrëmbyer nga zyra. Nishane kiameti. Drejtësia i ka përcaktuar si hajdutë vjedhës parash publike vartësit e tij. Jo si alienë.

Kanosja ndaj prokuror-gjykatësve e Ramës është lufta e fundit e tij për mbijetesë. Dhe i kushtëzuar nga fakti premtoi sukses në Gjykatën Kushtetuese, aty ku precedenti urdhëruar prej tij do të bëhet po “varri” i tij. Rama e di shumë mirë se Balluku e pandehur është paradhomë e ndjekjes penale edhe për të. Mesazhe e porosi, shkresa të firmosura bashkë, nuk lënë zonë të lirë për të. Madje ai nuk ka më kolateralin e shefit ndaj SPAK sepse xhaxha e vëlla Soros, janë shenjestër hetimesh, e jo urdhërdhënës si dikur. KM dhe skota rrethuese e di qartësisht se zëvëndësndihmës sekretari i shtetit Mark Fleming shkoi në Strukturën e Posaçme para disa ditësh, në disa takime. Dhe një ndër ta ishte kokë më kokë me prokurorin e dosjes së zëvëndeses Balluku. Përse se kujtoi këtë kokë më kokë Rama?!?! Andej matanë oqeanit ka tjetër dosje për të. Sidomos ajo narcos. E Charles. E Sinaloas. E plot të tjera. Dhe do të përballet me to. Për të krijuar alibinë e sulmit justifikues ndaj SPAK ka hedhur në medie idetë e një republike tjetër. Asaj të Republikës së Prokurorëve!

Po sikur ai, nëse kujtojmë.deklarimet e shpeshta është.themeluesi dhe krihuesi i këssj republike gjyqtarësh e prokurorësh. Mbajmë mend kur tha se as USA as BE, askush tjetër, por Ai vetë, paska bërë reformën dhe institucionet e tjera të quajtur të reja. Të tjerët kishin bërë Noc Rrokun. Aferim. Ankesa për një “republikë” që po del nga ndikimi i tij e kthehet në detyrë!! Ky ligjsevdaja që nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ky zaptuesi çdo lirie dhe të drejte e prone, apo hapësire juridike.

Republikë prokurorësh e gjyqtarësh apo Mafiozësh e trafikanësh droge?! Natyrisht kurrë e dyta. Por e para, e kontrolluar nga ligji.

Damkosja penale zëvëndëskryeministres Belinda Balluku, ka çuar menjëherë në alarm qeverinë, qeveritarëdashësit, grupe dhe persona të shumtë interesi. Ngjashëm me fillesat e bashkiakut të Tiranës. Nunri i akuzave sapo ka nisur. Do të shtohen. 13 ka Veliaj. Aty afër apo më tepër, do të ketë Balluku. Rama duhet të bëhet gati për të dëshnuar në Strukturën e Possçme. Për dosjet e Ballukut, Veliajt, Beqes, 21 janarin, investimet strategjike, sky-enchro, e shumë të tjera. Republika e zbardhjes së dosjeve të rënda penale, është beteja e tij që do ta humbë.

Të tjerat nuk kanë kokërr rëndësie.

Marrja e tij si i pandehur nga SPAK, nuk ndalohet nga asnjë ortak Noc Rrok vendas. Republika me qeveri jo mafioze me drejtësi të pakapur e demokraci të rikthyer, do të rrojë edhe pa Ramën KM, pa vartës e të blerë prej tij kudo e kurdoqofshin si funksionarë apo partiakë, në krah apo përballë. Së shpejti…

Etiketa: noc rrokuRamaSpak

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rënia e Piktorit, parakusht që Shqipëria të pastrohet nga plehu politik i tri dekadave të hajdutokracisë

09:29 - 25/08/26
Çfarë mendon Diella për kolegët?
OP-ED

Çfarë mendon Diella për kolegët?

18:06 - 24/08/26
Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Para
U përurua para 2 muajsh nga Balluku, bllokohet nga rrëshqitjet e dheut aksi Qukës-Qafë Plloçë

U përurua para 2 muajsh nga Balluku, bllokohet nga rrëshqitjet e dheut aksi Qukës-Qafë Plloçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!
Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve/ Gazment Bardhi sulmon qeverinë pas vendimit të KLGJ-së: Po rrezikohet shteti i së drejtës!

19:23 - 26/08/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për përcaktimin...

Lexo më shumë
Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, humb jetën 20-vjeçari

18:53 - 26/08/26
“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

18:32 - 26/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

18:05 - 26/08/26
Vendimi i bujshëm i KLGJ-së ndaj qeverisë: Rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Vendimi i bujshëm i KLGJ-së ndaj qeverisë: Rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

17:39 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com