GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta Armeni-Azerbajxhan, reagon SHBA: Ndërpritni operacionet që rrezikojnë civilët

18:19 - 15/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta Armeni-Azerbajxhan, reagon SHBA: Ndërpritni operacionet që rrezikojnë civilët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po bëjnë thirrje për përmbajtje pasi luftimet në kufirin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë shkaktuar një numër të madh viktimash. Ministria azerbajxhanase e mbrojtjes tha sot se 71 ushtarë të saj janë vrarë në konflikt, ndërsa Armenia ka njoftuar se 105 ushtarë të saj kanë humbur jetën në luftimet mes dy vendeve.

Të afërmit e ushtarakëve armenë, të plagosur në përleshjet me ushtrinë e Azerbajxhanit, u mblodhën jashtë një spitali ushtarak në Jerevan për të mësuar më shumë mbi gjendjen e tyre.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se Shtetet e Bashkuara janë veçanërisht të shqetësuara nga njoftimet për plagosje të civilëve brenda Armenisë dhe se Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka biseduar me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

“Ai i kërkoi Presidentit Ilham Aliyev që të ndërpresë menjëherë armiqësitë, të ndalë angazhimin e forcave ushtarake, të tërheqë trupat nga kufiri, të ndërpresë operacionet që mund të rrezikojnë civilët dhe të punojë për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura midis Armenisë dhe Azerbajxhanit përmes negociatave paqësore”, tha ai. Banorët armenë të fshatit Sotk, pranë kufirit me Azerbajxhanin, u thanë gazetarëve se shtëpitë e tyre u bombarduan nga ushtria azerbajxhanase.

Të martën, zoti Blinken tha se kishte folur me udhëheqësit e të dyja vendeve.

“Fola me të dy udhëheqësit, u bëra thirrje atyre të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’u tërhequr nga çdo konflikt dhe për t’u rikthyer në bisedimet për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme midis vendeve të tyre”, tha Sekretari Blinken.

Ministria armene e Mbrojtjes publikoi një video të martën që thotë se tregon forcat e Azerbajxhanit duke avancuar në territorin e saj. Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se është i befasuar me këtë rritje të armiqësive, duke marrë parasysh negociatat që po vazhdonin.

“Dhe tani, papritur, ne jemi në mes të asaj që unë e konsideroj si një hap të madh prapa në atë proces. Mua më duket sikur jemi në nëntor të vitit 2020, kur shpërtheu lufta 44-ditore”, thotë Richard Kauzlarich, ish ambassador i Shteteve të Bashkuara në Azerbajxhan.

Në fund të muajit të kaluar, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit publikoi gjithashtu imazhe të njësive të ushtrisë të dislokuara në qytetin strategjik të Lahinit në rajonin e debatueshëm të Nagorno-Karabakut. Gjatë luftës së vitit 2020, Azerbajxhani rimori pjesë të mëdha të Nagorno-Karabakut.

Rusia ka një bazë ushtarake në Armeni dhe në të kaluarën është parë si një aleat i Jerevanit dhe një ndërmjetës kryesor në konfliktet në rajon.

Por ekspertët thonë se tani që Rusia është e përfshirë në sulmin ndaj Ukrainës, nuk është e qartë se çfarë roli do të luajë Moska në këtë konflikt./VOA

 

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
“Elton Meta e kishte tradhtuar”, çfarë deklaroi në polici babai i viktimës Sabrina Begaj

“Elton Meta e kishte tradhtuar”, çfarë deklaroi në polici babai i viktimës Sabrina Begaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com