GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta, Bakhmut vazhdon të mbetet epiqendra e luftimeve

09:56 - 20/03/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta, Bakhmut vazhdon të mbetet epiqendra e luftimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse në Bahmut në 24 orët e fundit, tha Kievi më 20 mars. Beteja për këtë qytet të shkatërruar ukrainas, që gjendet në rajonin lindor të Donjeckut po vazhdon, teksa ministrat e Bashkimit Evropian më 20 mars po përgatiten të diskutojnë për një plan prej 2 miliardë eurosh për furnizimin me municion, që Ukraina ka shumë nevojë.

Forcat ruse kanë kryer 69 sulme në ditën paraprake në Bahmut dhe në vendbanimet afër, në Avdijivka, Liman, Marjinka dhe Shahtarsk, tha Shtabi i Përgjithshëm i forcave ukrainase.

Sipas ushtrisë ukrainase, forcat ruse kanë vazhduar të sulmojnë vendbanimet civile në rajonet e Donjeckut dhe Zaporizhjës, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve dhe duke dëmtuar infrastrukturën.

Në pjesët e pushtuara nga Moska në rajonin jugor të Hersonit, ushtarët rusë që gjenden në pika të kontrollit po detyrojnë civilët që të pajisen me pasaporta ruse, duke i kërcënuar ata me dhunë dhe burgim, u tha në njoftimin e ushtrisë ukrainase. Pjesët perëndimore të Hersonit, përfshirë qytetin e Hersonit, u çliruan nga forcat ukrainase nëntorin e vitit të kaluar, ndërkaq rusët u tërhoqën në anën tjetër të lumit Dnjepër.

Në Bruksel, ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes së BE-së mblidhen më 20 mars për të diskutuar planet për t’i ofruar municion Ukrainës në vlerë prej 2 miliardë eurosh në bazë të planit që përfshin blerjen e përbashkët të municionit nga blloku evropian.

“Koha është e rëndësishme, ne duhet të dërgojmë më shumë municion artilerie dhe ne duhet ta bëjmë këtë me shpejtësi”, ka paralajmëruar shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pritet t’i adresohet këtij takimi përmes video-lidhjes nga Kievi. Ai pritet t’i informojë homologët e tij evropianë lidhur me situatën aktuale në fushëbetejë. Kievi ka thënë se i dihen 350 000 predha çdo muaj për t’i bërë ballë ofensivës së Rusisë në lindje dhe të jetë në gjendje që të kryejë një kundërofensivë gjatë pranverës.

Shtetet anëtare të BE-së, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, i kanë dhënë Kievit ndihmë ushtarake në vlerë prej 13 miliardë dollarësh. Ministrat e Jashtëm të bllokut po ashtu pritet të flasin për përgjegjësinë e Moskës për dëbimin me forcë të fëmijëve ukrainas për në Rusi, por edhe për masat për të lehtësuar eksportet ukrainase.

Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë më 17 mars lëshoi urdhërrarestim për presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me rolin e tij në transferimin me forcë të fëmijëve ukrainas në Rusi. Gjykata po ashtu lëshoi urdhërarrestim ndaj Maria Lvova-Belova, që është komisionare e Rusisë për të drejtat e fëmijëve. /Rel/

Etiketa: Bakhmutluftimet

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Ka nisur “misioni” për të bërë të pasur Luizin

Ka nisur “misioni” për të bërë të pasur Luizin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët: Ky oligark po na grabit tokat
Breaking Views

Protesta kundër resortit të Bashkim Ulajt në Rrjoll, banorët: Ky oligark po na grabit tokat

15:30 - 22/02/26

Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë të Shkodrës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, kundër ndërtimit të resortit...

Lexo më shumë
Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

15:16 - 22/02/26
‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:17 - 22/02/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com