GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Lufta/ Britania organizon stërvitje speciale për ushtarët ukrainas

11:20 - 17/02/23
në Bota, Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta/ Britania organizon stërvitje speciale për ushtarët ukrainas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qindra burra ukrainas morën pjesë në një stërvitje ushtarake në Anglinë veriore të enjten. Ata janë në mesin e më shumë 10 mijë ukrainasve të dërguar në Britani gjatë vitit të kaluar për t’u përgatitur për luftën kundër Rusisë.

Nën kujdesin e forcave nga Britania, Suedia, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia, ukrainasit do të mësojnë për pesë javë për ligjet e konfliktit të armatosur, luftën urbane dhe atë në llogore, armatimin dhe mjekësinë e fushëbetejës.

Qeveria e Britanisë tha të enjten se synon të dyfishojë numrin e rekrutëve që do të stërviten në disa rajone të vendit në vitin 2023, në 20 mijë.

Vendimi është pjesë e rritjes së mbështetjes për Ukrainën, pasi zyrtarët e aleancës së NATO-s u takuan një ditë më parë mbi planet për të shtuar ndihmat për Kievin. Britania ka njoftuar se do ta pajisë ushtrinë ukrainase me 14 tanke “Challenger” dhe qindra raketa.

Një nga rekrutët, një punonjës 48-vjeçar i industrisë së prodhimit të mobileve, i cili e quajti veten Nick, tha se para një viti ai nuk kishte menduar se një ditë të merrte pjesë në një stërvitje ushtarake në veri të Anglisë.

“Do të duhet ta përdor këtë njohuri për të mbrojtur vendin tim sepse sot po derdhet shumë gjak në Ukrainë dhe dikush duhet ta mbrojë atdheun”, tha ai përmes një përkthyesi.

Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar, duke thënë se ajo duhej të mbronte popullatën rusisht-folëse dhe të mos lejonte aleancën perëndimore të NATO-s që ta përdorte Ukrainën për të kërcënuar sigurinë e Rusisë.

Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë, përfshirë Britaninë, thonë se këto janë pretekste të pabaza për një luftë të paprovokuar.

Të mërkurën, sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace tha se Britania po trajnon ushtarët ukrainas për të luftuar në një mënyrë më “perëndimore” dhe për të përdorur më pak municion sesa mënyra tradicionale sovjetike e luftimit.

Tetari i ushtrisë britanike Carter, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij të plotë, tha se ukrainasit po stërviten nga forcat më të mira ushtarake në botë.

“Jam i sigurt se kur të kthehen (në Ukrainë) ata do të jenë në gjendje të mbijetojnë dhe të fitojnë”, tha ai.

Programi përfshin gjithashtu stërvitje për luftë në zonat urbane, në shtëpitë dhe strukturat civile dhe prova të qitjes me armë.

Ushtari ukrainas, Nick tha se do të kthehej në Ukrainë me besim të madh në aftësitë e tij.

“Unë mendoj se të gjithë ne do të jemi gati të kthehemi, sepse Ukraina vërtet ka nevojë për ne, për ushtarët që do të luftojnë për Ukrainën”, tha ai.

Reuters

Etiketa: Stërvitje ushtarakeukrainaUshtria britanike

Lajme të lidhura

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Para
Vakancat në Kushtetuese/ Me Dovranin dhe Ibrahimin, publikohet lista e kandidatëve

Dështon edhe raundi i dytë për kreun e Gjykatës Kushtetuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë Rama që të ndërmarrë pa vonesë një rishikim të plotë të politikës fiskale dhe...

Lexo më shumë
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com