Një profil që u ngrit nga OJF e Ajola Xoxës dhe Erjon Velisë. Një profil i panjohur që kryesoi po në mënyrë të panjohur Këshillin e Lartë Gjyqësor për vite, edhe tej mandatit, që sot pretendon me çdo lloj forme një vend në Gjykatën Kushtetuese.
Në datën 11 nëntor zhvillohet seanca e radhës mbi ankimimin e Naureda Llagamit kundër zgjedhjes së gjyqtarit Asim Vokshi si anëtari më i ri i Kushtetueses.
E bërë publike tashmë, edhe nëpërmjet artikujve të mëparshëm të “Ora News”, ka qenë ëndrra e saj për të zënë një vend në këtë Gjykatë. Ashtu sikurse dhe aferat e saj me ish-kryetaren e Komisionit të Ligjeve, znj Klotilda Bushka, për të kapur medoemos një vend në Kushtetuese. Pas një sage të gjate ligjore, u konstatua së pari se Naureda Llagami kishte deklaruar si periudhë punësimi një periudhë fiktive pranë UKT-së, ndërkohë që ka punuar pranë zyrës së Ajola Xoxës.
Së dyti, u konstatua një plan i hershëm për të prerë mandatet e Gjykatës Kushtetuese në mes, sikurse edhe është kallëzuar përkatësisht në SPAK.
Së treti, e këtu duhet të ndalemi pak, po konstatohet një revansh i fundit, me stil tipik vërshimi si dhe Ujësjellës-Kanalizimet ku ka punuar zonja. Pak orë më parë, u botua një artikull pa asnjë bazë faktike, mbi konkurentin e znj. Llagami, gjyqtarin Asim Vokshi. Përflitej se ky gjyqtar mund të ishte një agjent shërbimesh sekrete.
“Ora” vëren se gjyqtari i mësipërm ka kaluar filtrat e vetingut me proces të mirëfilltë vetingu zhvilluar nga KPK, ndryshe nga zonja Llagami.
Gjithashtu, “Ora” është vënë në dijeni nga një gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë (gjyqtar ende në fuqi), që znj. Llagami është përfshirë në afera korruptive të procesit të rivlerësimit, si nëpërmjet KPK, ashtu edhe kur ka qenë kryetare e KLGJ-së.
Në rastin e parë, bëhet me dije se, nëpërmjet zonjushës Anila A. (vajzë teze me ish-kryetaren e KLGJ), e cila ka punuar këshilltare në organet e vetting-ut, janë diktuar afera të procesit të rivlerësimit.
E dyta i referohet vendimmarrjeve të znj. Llagami në cilësinë e ish-kryetares së KLGJ-së. Ndër të tjera sillet në vëmendje, duke përzgjedhur mes mjaft rasteve, një manipulim votash për zgjedhjen e një anëtari të KLGJ-së, zonjës G.M., një proces rivlerësimi me sukses të një kandidati për magjistrat, zonjushës A.L., si dhe një emërim në Gjykatë të Lartë i zonjës A.A.
“Ora” vëren se gara për në Gjykatën Kushtetuese po merr përmasa të një loje që shkon përtej kuadrit ligjor e ndaj, sjell në vëmendje detyrën e çdo kandidati për të respektuar ligjin e zbatueshëm dhe dinjitetin e kandidaturës përkatëse.










Discussion about this post