GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lufta imagjinare mes Veliajt dhe oligarkëve të transportit publik

18:52 - 31/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Lufta imagjinare mes Veliajt dhe oligarkëve të transportit publik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qorri e konsideron si një luftë imagjinare midis oligarkëve të transportit publik dhe Bashkisë së Tiranës të drejtuar nga Erjon Veliaj, përplasjen dhe ultimatumet me deklarata të ndërsjellëta.

Në një postim në rrjetet sociale, Lëvizja Bashkë shkruan se kjo kontradiktë në dukje midis oligarkëve dhe Bashkisë fsheh abuzimet e shumta dhe shkeljet e kontratës që të parët bëjnë, me ndihmën e të dytës, ndaj qytetarëve të Tiranës.

“Gjithë kjo që po ndodh ditët e fundit në Tiranë është një inskenim për të përligjur zhvatjen e mëtejshme të buxhetit të qytetarëve të Tiranës duke rritur subvencionimin e operatorëve privatë monopolistë, të ndarë midis oligarkëve ekonomikë dhe gangsterëve të rëndomtë. Po ashtu është një mënyrë për të përligjur rritjen e çmimit të biletës dhe aboneve”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Bashkë.

Postimi nga Lëvizja Bashkë

LUFTA IMAGJINARE MIDIS OLIGARKËVE TË TRANSPORTIT PUBLIK DHE BASHKISË SË TIRANËS

Sot në mëngjes i ashtuquajturi Union i Transportit Publik, një shoqatë që bashkon pronarët privatë të linjave të transportit publik urban, nxori një deklaratë ku linte të kuptohej se do të reduktonte numrin e autobusëve në Tiranë. Ata kërkojnë nga bashkia më shumë subvencione. Pak orë më vonë kryetari famëkeq i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërcënoi pronarët e linjave private me heqje licence në rast të ndërprerjes së shërbimit.

Kjo kontradiktë në dukje midis oligarkëve dhe Bashkisë fsheh abuzimet e shumta dhe shkeljet e kontratës që të parët bëjnë, me ndihmën e të dytës, ndaj qytetarëve të Tiranës. Pas kësaj shtirjeje fshihet rritja e pajustifikuar e subvencioneve publike ndaj monopolistëve privatë.

Kujtojmë se çdo ditë operatorët privatë shkelin detyrimet e tyre kontraktuale, pa u hyrë gjemb në këmbë. Më konkretisht:

  1. Asnjë nga linjat e Tiranës nuk është e pajisur me një sistem GPS/SIT, që raporton në kohë reale vendndodhjen dhe shpejtësinë me të cilin udhëton autobusi, ndonëse ky është detyrim kontraktual i operatorëve privatë (GPS) dhe detyrim i përbashkët me Bashkinë (SIT). (nenet 7-8 të kontratës)
  2. Në asnjë nga stacionet e autobusëve nuk janë vendosur tabela të informimit të udhëtarëve për oraret e shërbimit, edhe ky detyrim i operatorëve privatë. (neni 7)
  3. Në të shumtën e rasteve, në autobusët e Tiranës nuk hapet kondicioneri, çka e dëshmojnë ankesat e pafundme të qytetarëve dhe konfliktet e tyre të vazhdueshme me punonjësit e autobusëve, shkelje kjo e nenit 10 të kontratës midis operatorëve privatë dhe Bashkisë.
  4. Së bashku me Bashkinë, operatorët privatë kanë shkelur detyrimin e përbashkët të financimit dhe implementimit të sistemit të biletës elektronike.

Përveç këtyre, bazuar në një kërkesë që i kemi dërguar më herët Bashkisë Tiranë, rezulton se operatorët privatë të autobusëve vetëm në vitin 2022 janë subvencionuar me 136 000 000 lekë (të reja), shifër kjo që një zot e di se si është llogaritur dhe pse duhet të ekzistojë, pasi në kontratë bashkia nuk ka asnjë detyrim për të subvencionuar subjekte private fitimprurëse.

Gjithë kjo që po ndodh ditët e fundit në Tiranë është një inskenim për të përligjur zhvatjen e mëtejshme të buxhetit të qytetarëve të Tiranës duke rritur subvencionimin e operatorëve privatë monopolistë, të ndarë midis oligarkëve ekonomikë dhe gangsterëve të rëndomtë. Po ashtu është një mënyrë për të përligjur rritjen e çmimit të biletës dhe aboneve.

Siç e patëm theksuar edhe gjatë fushatës së Lëvizjes BASHKË për Tiranën, zgjidhja përfundimtare e transportit publik në Tiranë është rivendosja në menaxhim publik e linjave të transportit urban, ndërtimi i korsive të dedikuara të autobusëve, zgjerimi i politikave mbështetëse për shtresat në nevojë dhe përmirësimi i kushteve të punës dhe shërbimit në autobusë.

Ata që janë mësuar të hyjnë në ortakëri korruptive me oligarkët e transportit nuk mund të kenë as guximin dhe as kapacitetin për t’u dhënë zgjidhje problemeve të transportit publik në Tiranë.

Etiketa: OligarkePerplasjettransporti publikVeliaj

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Identifikohen luftëtarët e huaj të zhdukur gjatë luftës civile

Identifikohen luftëtarët e huaj të zhdukur gjatë luftës civile

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com