GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta Izrael-Hamas, sekretari Blinken sërish drejt Lindjes së Mesme

07:51 - 08/06/24
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Lufta Izrael-Hamas, sekretari Blinken sërish drejt Lindjes së Mesme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken rikthehet në Lindjen e Mesme të dielën me shpresën për të bindur Izraelin dhe militantët e Hamasit që të pranojnë një marrëveshje armëpushimi të konceptuar për të ndalur luftimet, për të liruar pengjet dhe për të lejuar më shumë ndihma humanitare në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta.

Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit të premten thuhet se diplomati i lartë amerikan do të theksojë rëndësinë e pranimit nga Hamas-i të propozimit të paraqitur për armëpushimin dhe i përshkruar në një fjalim nga presidenti amerikan Joe Biden një javë më parë, propozim që është pothuajse identik me atë të miratuar nga Hamasi muajin e kaluar. Udhëtimi tre-ditor i sekretarit Blinken do të përfshijë ndalesa në Egjipt, Izrael, Jordani dhe Katar.

Vizita e fundit e sekretarit Blinken në rajon vjen ndërsa ofensiva e Izraelit në Gazë vazhdon me intensitet të plotë. Tanket dhe avionët luftarakë izraelitë goditën zonat qendrore dhe jugore të këtij territori gjatë natës dhe gjatë së premtes. Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar zyrtarë lokalë të mjekësisë, raportoi se të paktën 28 palestinezë u vranë.

Në Gazën veriore, punonjësit palestinezë të emergjencave thanë se tre persona u vranë kur një sulm ajror izraelit goditi një shkollë të drejtuar nga OKB-ja. Ushtria izraelite tha se kishte në objektiv njerëz të armatosur të Hamasit që vepronin nga brenda shkollës.

Një punonjës palestinez i ndihmave duke ecur mes rrënojave (Nuseirat, Rripi i Gazës, 7 qershor 2024)

Izraeli përdori të njëjtin shpjegim të enjten pas një sulmi ajror në një shkollë të operuar nga agjencia e ndihmave e OKB-së, e njohur si UNRWA, në kampin qendror të refugjatëve Nuseirat të Gazës, sulm për të cilin ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se vrau 40 persona.

Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-së, Philippe Lazzarini tha se e konsideronte tronditës pretendimin se Hamasi po vepronte nga brenda shkollës dhe tha se agjencia e tij nuk ishte në gjendje ta verifikonte këtë pretendim.

Në një raport të publikuar të premten, Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se sulmi ajror i së enjtes në shkollën e OKB-së në kampin e refugjatëve Nuseirat sugjeron për një dështim të ushtrisë izraelite për të siguruar përputhshmërinë e rreptë me Legjislacionin Ndërkombëtar Humanitar.

Tensionet mes OKB-së dhe Izraelit u përshkallëzuan më tej të premten kur i dërguari izraelit në OKB, Gilad Erdan tha se ishte njoftuar se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres po e shtonte ushtrinë izraelite në një listë globale të shkelësve të të drejtave të fëmijëve.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social X, u përgjigj duke shkruar: “Sot, OKB-ja e shtoi veten në listën e zezë të historisë kur iu bashkua atyre që mbështesin vrasësit e Hamasit. IDF-ja (Forcat Mbrojtëse të Izraelit) është ushtria më e moralshme në botë, asnjë vendim delirant i OKB-së nuk do ta ndryshojë këtë”.

Raporti përpilohet çdo vit nga Sekretari i Përgjithshëm, për të dokumentuar vrasjen, gjymtimin, abuzimin seksual, rrëmbimin ose rekrutimin e fëmijëve, mohimin e qasjes tek ndihmat dhe vendosjen në objektiv të shkollave dhe spitaleve. Ai zyrtarisht do të publikohet dhe do t’i paraqitet Këshillit të Sigurimit prej 15 vendesh anëtare më 18 qershor.

Një mjet zbarkimi i Marinës Amerikane i nxjerrë nga stuhia në breg (Rripi i Gazës, 26 maj 2024)

Ndërkohë, ushtria amerikane tha se një mol i përkohshëm për të dërguar ndihma në Gazë nga deti është rilidhur me plazhin, pasi ishte prishur më herët nga stuhitë në fund të majit.

Ushqimet dhe furnizimet e tjera do të fillojnë të lëvizen drejt Gazës “sa më shpejt që të jetë e mundur … në ditët në vijim”, u tha gazetarëve të premten zëvendës-shefi i Komandës Qendrore Amerikane, kundra-admirali Brad Cooper.

Hamasi më 7 tetor filloi një sulm terrorist ndaj Izraelit, duke vrarë rreth 1200 persona, sipas të dhënave izraelite, dhe duke marrë rreth 250 pengje. Hamasi mban ende rreth 120 pengje në Gazë, megjithëse ushtria izraelite thotë se të paktën 37 prej tyre janë të vdekur.

Sulmet ndëshkimore ajrore të Izraelit dhe ofensiva tokësore kanë vrarë të paktën 36,600 persona në Gazë, kryesisht civilë, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Etiketa: BlinkenIzrael

Lajme të lidhura

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle
Aktualitet

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë

15:25 - 24/02/26
Para

Këmbimi valutor, me sa këmbehen monedhat sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Zonja ministre ka futur duart në xhepat tanë!
Aktualitet

Protestë kundër bllokimit te monopatinave: Zonja ministre ka futur duart në xhepat tanë!

11:55 - 25/02/26

Pas më shumë se katër muajsh që nga ndalimi i qarkullimit me monopatina, një grup aktivistësh dhe qytetarësh ka dalë...

Lexo më shumë
ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Gjoka, reagon Kalaja: ‘Rrugë të mbarë’ Irena me 3 mbiemra…

11:47 - 25/02/26
Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë

11:26 - 25/02/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

10:54 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com