GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta Izrael-HAMAS, si mund ti jepet fund konfliktit? Skenarët

16:07 - 11/10/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta Izrael-HAMAS, si mund ti jepet fund konfliktit? Skenarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit ka arritur një nivel të paprecedent pas sulmit të fundjavës së kaluar në territorin izraelit dhe për fundin e tij nuk shihet dritë në fund të tunelit.

Diplomacia ka dështuar ndër dekada dhe ekspertët e pranojnë se është e vështirë të gjendet një zgjidhje që të stabilizojë rajonin.

Hugh Lovatt, ekspert për Lindjen e Mesme, deklaron: “Mendoj se për momentin asnjëra nga palët nuk ka dëshirë për t’i dhënë fund luftës. Dhe duke parë se cila ishte situata përpara këtyre luftimeve, ky nuk më duket një opsion i mundshëm”.

Çdo zgjidhje e mundshme do të përfshijë aktorë ndërkombëtarë. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë përpjekur pa sukses të afrojnë Izraelin me Palestinën ndër vite. Këtë herë, ekspertët sugjerojnë një rol më të madh nga vendet fqinje.

“Kur flasim për ndërmjetësim, përse nuk ndërmjetësohet tani për kushtet për t’i dhënë fund dhunës dhe vuajtjeve? Sigurisht që Egjipti, por edhe Katari po luajnë një rol të rëndësishëm lidhur me këtë, pasi kanë aftësinë të dialogojnë me të dyja palët, Izraelin dhe Hamasin”, tha Lovatt.

Sakaq Yossi Mekelberg, ekspert për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore u shpreh: “Duhen Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, por pa dyshim edhe fuqitë rajonale si Egjipti, Jordania, Emiratet, Maroku dhe Bahrejni. Por duhen edhe lojtarë të rinj. Të mos harrojmë se Arabia Saudite parashtroi në 2002-shin nismën saudite që u përkthye në Deklaratën e Bejrutit për Paqen, ose për normalizimin e marrëdhënieve. Mendoj se ky opsion është ende në tryezë”.

Si Brukseli dhe Uashingtoni ndajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë për gjendjen aktuale të rajonit dhe është jetike që ato të mësojnë nga gabimet e së kaluarës.

“Izraeli ka rrënjosur pushtimin e tij, duke lëvizur drejt një aneksimi të plotë të territoreve palestineze dhe përforcimit të asaj që përshkruhet si aparteid. Reagimet nga Bashkimi Evropian, qeveritë evropiane dhe Shtetet e Bashkuara për këtë çështje kanë qenë të pakta”, tha Lovatt.

Yossi Mekelberg u shpreh: “Kjo është neglizhuar dhe braktisur prej vitesh, pavarësisht se situata acarohej. Duhet të mendojmë se çfarë konteksti, çfarë kushtesh fuqizuan ekstremin në këtë konflikt, në vend që të fuqizonin ata që duan të jetojnë në paqe”.

Etiketa: HamasIzraelLuftaskenaret

Lajme të lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26
Para
I përlotur qëndron në rrënojat e shtëpisë, pamjet e trishta (VIDEO)

I përlotur qëndron në rrënojat e shtëpisë, pamjet e trishta (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak
Sport

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26

Takimet e vlefshme për fazën play-off të Botërorit 2026 kanë ndezur futbollin europian. Komisari teknik i Polonisë, Jan Urban, ka...

Lexo më shumë
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com