GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta në Gaza, Biden nuk i beson deklaratat palestineze për viktimat

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta në Gaza, Biden nuk i beson deklaratat palestineze për viktimat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Megjithëse lufta në Gaza po bëhet përditë dhe më e përgjakshme, ku nuk ka aspak rëndësi sesa deklarohet se është numri i të vrarëve, por që më së shumti dhemb fakti që çdo ditë atje po humbin jetë njerëzish të pafajshëm, presidenti amerikan Biden është shprehur skeptik në lidhje me numrin e vitktimave që raportojnë autoritetet palestineze.

Biden tha të mërkurën, se “nuk ka besim në numrin që palestinezët po përdorin” për viktimat në Rripin e Gazës, ku Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më shumë se 6.500 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite.

Biden u pyet gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë nëse ai beson se numri i vdekjeve palestineze, i cili përfshin rreth 2,700 fëmijë, do të thotë se Izraeli po injoron thirrjet e SHBA-së për të kufizuar vdekjet e civilëve.

“Nuk kam asnjë besim që palestinezët po thonë të vërtetën se sa njerëz janë vrarë. Jam i sigurt që janë vrarë njerëz të pafajshëm dhe ky është çmimi i luftës”, u përgjigj presidenti amerikan.

“Izraelitët duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, të sigurohen që të përqendrohen në ndjekjen e njerëzve që po bëjnë këtë luftë kundër Izraelit. Dhe është kundër interesave të tyre kur kjo nuk ndodh ”, shtoi ai. “Por unë nuk i besoj numrit që përdorin palestinezët,” tha Biden, pa specifikuar pse.

Nga ana e tyre, palestinezët hedhin poshtë idenë se numri i të vdekurve në Gaza nuk është i saktë.

Në SHBA, Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR) tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga komentet e Biden për llogaritjen e Gazës dhe i bëri thirrje atij të kërkonte falje.

“Gazetarët kanë konfirmuar numrin e lartë të vdekjeve dhe video të panumërta që dalin çdo ditë nga Gaza tregojnë trupat e gjymtuar të grave dhe fëmijëve palestinezë,” tha në një deklaratë drejtori ekzekutiv i CAIR, Nihad Awad.

Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, Biden akuzoi Hamasin se “fshihet pas civilëve palestinezë” në enklavën me popullsi të dendur, duke shkaktuar “një barrë shtesë për Izraelin ndërsa ai shkon pas Hamasit”.

Biden shtoi: “Izraeli duhet të bëjë gjithçka që mundet, sado e vështirë të jetë, për të mbrojtur civilët e pafajshëm”.

Etiketa: BidenGazaLufta

Lajme të lidhura

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik
Aktualitet

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik

23:29 - 22/09/26
Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

22:06 - 22/09/26
Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!
Breaking Views

Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

21:47 - 22/09/26
Para
Skualifikoi Partizanin, pritet ‘hakmarrja’ e Ballkanit ndaj Astanës

Skualifikoi Partizanin, pritet 'hakmarrja' e Ballkanit ndaj Astanës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik
Aktualitet

Zjarri masiv në Gjirin e Lalëzit, kryebashkiakja: U evakuuan të gjithë personat që ndodheshin në një kompleks turistik

23:29 - 22/09/26

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ka reaguar për zjarrin e rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Shën Pjetrit në...

Lexo më shumë
Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

Vihet nën kontroll zjarrri pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë

22:06 - 22/09/26
Kundërshtari i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Bjellorusia ka pothuajse një vit pa humbje

Kundërshtari i parë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Bjellorusia ka pothuajse një vit pa humbje

21:54 - 22/09/26
Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

Efektivët bllokojnë lëvizjen e protestuesve në hyrje të ish-Bllokut: Polici e krimit!

21:47 - 22/09/26
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH

21:26 - 22/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com