GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lufta në Gaza, mes viktimave edhe një shtetas shqiptar (Emri)

16:01 - 30/11/23
në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta në Gaza, më shumë se 100 punonjës të OKB-së janë vrarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit i ka marrë jetën edhe një shqiptaro palestinezi.

Një ditë përpara nisjes së armëpushimit, një predhë avioni në mes të ditës shkaktoi vdekjen e disa personave mes tyre edhe të Ibrahim Jaber i lindur në Tiranë, mbajtës i një pasaporte shqiptare.

I vëllai Ahmedi që ka mbetur vetëm në Tiranë prej tre javësh nuk kishte asnjë informacion për Ibrahimin, ndërsa mësoi lajmin e kobshëm të humbjes së vëllait 20 vjeçar.

Në një intervistë në Top Channel, ai tregon se në çfarë rrethanash i humbi jetën vëllai.

“Babi ishte i sëmurë nga këmba. Ishte shumë keq. Vëllai iku të blinte ilaçin. Tha unë nuk do të rri të shikoj babin kështu të sëmurë të shtrir në krevat. Iku të blinte ilaçin dhe u zhduk. U ndërprenë lajme për të për pesë ditë pastaj filloi armë pushimi.

Filluan njerëzit të pyesnin njëri tjetrin deri sa u mor vesh lajmi që ka humbur jetën. Unë tani sinqerisht mund t’ju them se nuk kam vlerë në këtë jetë se vëllai ishte ai që me jepte vlerën. Vetëm vëllai për Zotin. Neve plotësonim njëri tjetrin. Unë tani jam bosh se shpirti im ka humbur. Jo vetëm vëllai se me ishim tërë kohën bashkë”, thotë ai.

Në të tilla kushte me vëllanë që ia mori lufta Ahmed Jaber, zemrën e shpirtin e ka në Gaza me shpresën e një paqeje të afërt.

“Mezi po pres lufta e të ketë armëpushim. Të iki të takoj familjen. Mamin ta përqafoj. Të shkoj tek vëllai vëllait. Ti them mirupafshim të paktën. Nuk e përqafova dot para se ta varrosja. Kisha dëshirë ta varrosja unë por isha larg dhe kjo është shumë e vështirë.”

Ibrahimi së bashku me babanë palestinez Abdullain, nënën shqiptare Albinën dhe vëllanë Jacob, supozoheshin të ktheheshin në Shqipëri më 9 Tetor.

Por mbetën të bllokuar në Gaza si pasojë e nisjes së luftës më 7 Tetor. Pas intervistën në Top Channel të Abdulla Jaber, Ministria e Punëve të Jashtme kontaktoi me të, përmes ambasadës tonë në Egjipt për ti ofruar nxjerrjen nga Gaza bashkë me familjen.

Por Abdullah në tjetër intervistë po për Top Channel, shpjegoi se nuk mund të largohej pasi nuk mund të linte pas nënën e moshuar dhe motrën. Nga ky mos-largim ndodhi ajo që ai lutej mos të ndodhte. Lufta nuk ia kurseu jetën e djalit./ TCH

Etiketa: GazaLuftaPalestinezShqiptari

Lajme të lidhura

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
Para
Qytetet më të shtrenjta në botë në vitin 2023

Qytetet më të shtrenjta në botë në vitin 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com