GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Lufta në Gaza, mjeku: Ne duhet të vendosim kë të shpëtojmë dhe…

në Bota
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta në Gaza, mjeku: Ne duhet të vendosim kë të shpëtojmë dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ju duhet të vendosni se kë do të shpëtoni dhe kë duhet të lini të vdesë”. Këto janë fjalët e një kirurgu kanadez i cili sapo është kthyer nga Gaza, pasi ka kaluar dy javë duke punuar në Khan Younis në pjesën jugore të enklavës.

Anas Al-Kassem ka detajuar vendimet e pamundura që duhet të marrin mjekët e fundit të mbetur, pasi stafi, pajisjet dhe furnizimet janë jashtëzakonisht të ulëta në mes të ofensivës së Izraelit.

Al-Kassem i tha CNN të mërkurën se gjendja e sistemit shëndetësor të Gazës ishte “më e keqe nga sa prisja”.

“Unë mendoj se është më keq se sa prisja të jem i sinqertë me ju”, tha ai për CNN, duke shtuar se bombardimet izraelite në Gaza kishin qenë më intensive se sa ai kishte përjetuar duke punuar në Aleppo gjatë luftës civile në Siri.

“Sistemi i kujdesit shëndetësor nuk ishte ndoshta më i miri për shkak të rrethimit të Gazës për vite,” tha ai, duke shtuar se në luftën aktuale “ishte në prag të kolapsit dhe 100% u shemb.”
Mungesa e furnizimeve adekuate mjekësore ka ndikuar në objektet e mbetura të kujdesit shëndetësor në territor, tha ai.

“Ne kemi një mungesë të madhe të pajisjeve, të furnizimeve mjekësore, ju e dini, aparatin e skanimit CT, dhe gjëra të tilla, e lëre më mungesën e barnave të tilla si analgjezisë, antibiotikëve etj”, tha ai, duke shtuar se ai duhej t’u bënte qepje pacientëve pa anestezi, në mënyrë që ta ruante për operacione me të mëdha.
Rrethimi i Izraelit dhe kufizimet e rrepta për ushqimin, karburantin dhe ujin që hyjnë në Gaza kanë shtypur sistemin e kujdesit shëndetësor, duke i detyruar punonjësit mjekësorë të përballen me pacientë të plagosur rëndë në një mjedis të zhveshur nga furnizimet dhe infrastruktura thelbësore.

Vetëm 13 nga 36 spitalet në Gaza funksionojnë pjesërisht, dhe zënia e shtretërve është në 351%, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Ramallah.

Në Deir al-Balah, Spitali i Martirëve Al-Aksa raportoi se kishte marrë dhjetëra viktima nga disa pjesë të Gazës qendrore, nga sulmet e rënda ajrore që goditën zonën. Më në jug, ku ushtria izraelite ka përqendruar pjesë të fushatës së saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi se “nuk mund të përballojë” humbjen e spitaleve të mbetura operacionale.

 

Etiketa: GazaLuftamjek

Lajme të lidhura

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale
Bota

Bllokada e Hormuzit trondit tregjet globale, çmimet e naftës shënojnë rritje të fortë

07:56 - 30/04/26
Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë
Bota

Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

15:05 - 24/04/26
“Artemis II” kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Bota

“Artemis II” kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

08:21 - 11/04/26
Para
Mbledhja në Shëngjin, çfarë pritet nga takimi i Ramës me ministrat e deputetët

Reforma zgjedhore? Rama: Mund ta bëjmë edhe pa opozitën

Discussion about this post

TË FUNDIT

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen
Aktualitet

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen

11:15 - 13/05/26

Gjykata e Tiranës i ka kthyer mbrapsht padinë kandidatës së përjashtuar nga gara për kreun e Partisë Demokratike, Mereme Sela,...

Lexo më shumë
FOTO/ Levë në kokë drejtorit në Delvinë! Policia fshehu ngjarjen, liroi autorët

Plagosje në Sarandë! Goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar, dërgohet urgjent në spital (Emri)

11:00 - 13/05/26
Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri)

Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri)

10:38 - 13/05/26
Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalo ndë rsa Shqipëria e ka importues kryesor

Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalo ndë rsa Shqipëria e ka importues kryesor

10:31 - 13/05/26
‘Po shkatërrohet bregdeti’/ Flet gjyqtari i njohur belg: Mafia po i pastron paratë në hotelet e Shqipërisë

‘Po shkatërrohet bregdeti’/ Flet gjyqtari i njohur belg: Mafia po i pastron paratë në hotelet e Shqipërisë

10:10 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com