GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lufta në Gaza, Rama: Do i propozoj Macronit zgjidhjen e çështjes

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Shihemi së shpejti President!”, Rama përcjell Macron në aeroport
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria qëndron e palëkundur në krah të Izraelit, kundër Hamasit, por jemi të shqetësuar për viktimat në Gaza. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, në vigjilje të Forumit të Paqes në Paris 2023.

Ndërsa ka shprehur qëndrimin e Qeverisë lidhur me luftën në Gaza, Rama gjithashtu duke marrë rolin e një “lideri global” propozon edhe një zgjidhje për konfliktin e nisur prej më shumë se 3 javësh, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

“Në Paris do të theksoj se është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se të dalë jashtë kontrollit. Gjithashtu, do të theksoj se ndërkohë që Izraeli ka të drejtën e padiskutueshme të vetëmbrojtjes, ai duhet ta bëjë këtë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar. Tejzgjatja e këtij konflikti vetëm ushqen ambiciet e Hamasit për kaos dhe një konflikt më të gjerë”, shkruan Rama.

Në vijim, Kryeministri shkruan se në Paris, do t’i kërkoj Presidentit Macron, mbështetjen e tij për t’u angazhuar me udhëheqës të tjerë për sa më poshtë:

Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm nga Izraeli, Lidhja Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi.

Ripushtimi i Gazës është i papranueshëm. Me lirimin e pengjeve, Izraeli duhet të tërheqë të gjithë forcat nga Gaza.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Nesër më datë 10 nëntor, do t’i bashkohem udhëheqësve të tjerë botërorë në Paris për të diskutuar mënyrat se si mund të ndihmohet popullsia civile dhe me shpresë se mund t’i jepet fund konfliktit në Gaza. Si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por më e rëndësishme akoma si një vend multi-fetar paqësor dhe paqedashës, Shqipëria është tejet e shqetësuar për konfliktin në vazhdim dhe vuajtjet e tejzgjatura të Gazës.

Ritheksoj, Shqipëria qëndron e palëkundur me Izraelin kundër Hamasit. Megjithatë, ne jemi gjithashtu shumë të shqetësuar nga shkatërrimet, viktimat civile dhe vuajtjet në Gaza.

Në Paris do të theksoj se është thelbësore t’i jepet fund këtij konflikti përpara se të dalë jashtë kontrollit. Gjithashtu, do të theksoj se ndërkohë që Izraeli ka të drejtën e padiskutueshme të vetëmbrojtjes, ai duhet ta bëjë këtë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar. Tejzgjatja e këtij konflikti vetëm ushqen ambiciet e Hamasit për kaos dhe një konflikt më të gjerë.

Një ndërprerje e negocuar e armiqësisë aktive është e domosdoshme. Në Paris, do t’i kërkoj mikpritësit tonë, Presidentit Macron të Francës, mbështetjen e tij për t’u angazhuar me udhëheqës të tjerë për sa më poshtë:

Në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm nga Izraeli, Lidhja Arabe dhe Turqia duhet të sigurojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi.

Ripushtimi i Gazës është i papranueshëm. Me lirimin e pengjeve, Izraeli duhet të tërheqë të gjithë forcat nga Gaza.

Pas krimeve të tmerrshme të kryera më 7 tetor, nuk mund të ketë të asnjë të ardhme politike për Hamasin. Nën mandatin e OKB-së, një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga Lidhja Arabe mund të marrë përkohësisht kontrollin e Gazës, duke lehtësuar rindërtimin e nevojshëm dhe kalimin e përgjegjësive qeverisëse nga Hamasi tek Autoriteti Palestinez. Shqipëria është e gatshme të bashkë-sponsorizojë rezolutën e nevojshme të Këshillit të Sigurisë të OKB-së për sa më lart.

Me ndërprerjen e të gjithave luftimeve, komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet për organizimin e një konference ndërkombëtare donatorësh për të financuar rindërtimin e Gazës.

Etiketa: HamasIzraelKryesore1propozimiRama

Lajme të lidhura

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

23:15 - 13/09/26
“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?
Breaking Views

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

22:56 - 13/09/26
Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën
Aktualitet

Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

22:37 - 13/09/26
Para
Sara Hoxha thumbon Ledrin pas këngës të re?

Sara Hoxha thumbon Ledrin pas këngës të re?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

23:15 - 13/09/26

Shqiptari Alket Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet spektakolare nga burgu dhe si ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit Vasilis Paleokostas,...

Lexo më shumë
“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

22:56 - 13/09/26
Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

22:37 - 13/09/26
“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

21:52 - 13/09/26
Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

21:17 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com