GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta në Ukrainë, deri tani kanë humbur jetën 461 fëmijë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Lufta në Ukrainë me bilanc tragjik, 28 fëmijë të vrarë dhe 64 të plagosur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati i Popullit në Ukrainë, Dmitro Lubinets tha se 461 fëmijë kanë humbur jetën deri më sot si pasojë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Në përvjetorin e parë të luftës Rusi-Ukrainë, Lubinets për Anadolu tha se aktualisht është e vështirë të përcaktohet numri i saktë i ukrainasve që kanë dalë jashtë vendit që kur Rusia nisi një luftë në shkallë të gjerë.

Duke deklaruar se sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), ka më shumë se 8 milionë refugjatë ukrainas në Evropë që nga 20 shkurti, Lubinets tha se rreth 5 milionë prej tyre janë regjistruar në programe të ndryshme të mbrojtjes kombëtare të vendeve evropiane.

“15 milionë njerëz u larguan nga Ukraina”

Lubintes tha se nuk e dinë saktësisht se sa qytetarë të Ukrainës janë në Rusi dhe Bjellorusi, sa prej tyre janë larguar vullnetarisht dhe sa janë dëbuar me forcë.

“Duke marrë parasysh informacionin e UNHCR-së për numrin e kalimeve kufitare në Ukrainë, mund të vërehet se që nga 24 shkurti 2022, më shumë se 15 milionë njerëz u larguan nga Ukraina”, tha Lubinets. Ai tha se edhe fëmijët u dëmtuan për shkak të luftës. “Janë 520 mijë fëmijë ukrainas jashtë vendit për shkak të luftës së Rusisë”, tha Lubinets.

“Ka qindra mijëra fëmijë të tillë, të dhënat e të cilëve nuk dihen. Rusia pengon në çdo mënyrë aksesin në informacion dhe kontakte për ukrainasit e dëbuar ilegalisht. Ne vlerësojmë se ky numër mund të arrijë deri në 150 mijë fëmijë”, tha ai.

Duke theksuar se 461 fëmijë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës, Lubinets tha: “Këto shifra nuk janë përfundimtare. Për ta sqaruar këtë, puna vazhdon në zonat që janë përkohësisht të pushtuara, të çliruara (ri-kontrolluara) dhe ku vazhdojnë konfliktet”.

– “Janë identifikuar 6.447 fëmijë të privuar nga prindërit”

Lubinets tha se deri në fund të vitit të kaluar, u identifikuan 6.447 fëmijë që u privuan nga prindërit e tyre dhe 1.233 prej tyre mbetën pa familje për shkak të sulmit të Rusisë në Ukrainë.

“Tani, shumica e këtyre fëmijëve, 4.161 prej tyre, u vendosën përkohësisht te të afërmit dhe të njohurit. Të tjerët janë në familje kujdestare dhe jetimore të tipit familjar, domethënë në familje të përbëra nga qytetarë ukrainas të arsimuar siç duhet, të cilët kanë shprehur dëshirën për t’i strehuar. Me vendim të organit të kujdestarisë, 4.400 fëmijëve iu dha statusi i jetimëve ose të privuar nga kujdesi prindëror, përfshirë 638 fëmijë të lidhur me rrethanat e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës”, tha ai.

“Fëmijët jetimë u evakuuan në zona të sigurta”

Duke thënë se 2.826 jetimë dhe fëmijë të privuar u evakuuan në zonat e sigurta të Ukrainës në vend, Lubinets tha se 5.325 fëmijë u dërguan gjithashtu jashtë vendit. Ai tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka identifikuar shkelje serioze ndaj fëmijëve gjatë konflikteve të armatosura dhe i renditi këto si vrasje dhe gjymtim të fëmijëve, abuzim seksual, rrëmbim, rekrutim dhe përdorim, sulme në shkolla dhe spitale dhe akses humanitar.

“Të gjitha këto shkelje vazhdojnë të regjistrohen çdo ditë në Ukrainë gjatë operacioneve ushtarake ruse”, tha Lubinets.

“Shëndeti mendor i fëmijëve është gjithashtu në rrezik”

Avokati i Popullit në Ukrainë tha se shëndeti mendor i gati 1.5 milionë fëmijëve në Ukrainë është në rrezik, sepse ata kanë përjetuar tmerret e luftës dhe është ndërprerë shkollimi i 5.7 milionë fëmijëve. Ai nënvizoi se niveli i të ardhurave të popullit ukrainas është ulur me 30 për qind që nga fillimi i luftës. “Njerëzit të cilët janë dëbuar nga vendi i tyre brenda shtetit kanë më shumë gjasa të përballen me vështirësi financiare. Aktualisht ka 4.8 milionë njerëz të dëbuar të regjistruar në Ukrainë”, tha Lubinets.

Etiketa: LuftaUkraine

Lajme të lidhura

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Zbehen shpresat për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, çmimi i naftës rritet përsëri

09:27 - 11/05/26
Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe
Botë

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe

15:35 - 09/05/26
Starmer: Do shkatërrojmë rrjetin kriminal që kalon përmes Ballkanit
Botë

Fundi i dominimit tradicional? Britania përballet me ndryshim historik politik

15:05 - 09/05/26
Para
BBV/ Reagon nëna e Kristit për aventurën e tij

BBV/ Reagon nëna e Kristit për aventurën e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria
Aktualitet

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria

09:34 - 12/05/26

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në Ballkanin Perëndimor po hyn në një fazë të re rritjeje. Ky proces...

Lexo më shumë
Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit

08:55 - 12/05/26
Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

08:48 - 12/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:05 - 12/05/26
Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce

07:55 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com