GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta në Ukrainë/ Rrëfehet Zonja e Parë: Djalit tim i mungon babai

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta në Ukrainë/ Rrëfehet Zonja e Parë: Djalit tim i mungon babai
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur Rusia nisi të ashtuquajturin “operacion special” në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, Olena Zelenska, Zonja e Parë e Ukrainës kaloi muaj të tërë duke u fshehur në vende sekrete me fëmijët e saj, larg bashkëshortit të saj Volodymyr Zelenskyy.

Gjatë një interviste për BBC, Olena Zelenska ka treguar për ndikimin emocional që lufta ka pasur në familjen e saj. Zelenska ka rrëfyer se familja qëndron e ndarë që nga fillimi i luftës. Megjithatë, pasiguria e të jetuarit në luftë ka ardhur me një kosto emocionale për fëmijët e saj, tha ajo.

Fillimisht e përshkroi gjendjen e saj emocionale në fillim të pushtimit si “një ndjenjë konstante adrenaline”. Me kalimin e kohës, tregon se e kuptoi që ishte “e nevojshme” të qetësohej dhe të fillonte të jetonte jetën në “kushtet ekzistuese”.

“Më dhemb kur shikoj që fëmijët e mi nuk planifikojnë asgjë. Në një moshë të tillë, të rinj. Vajza ime është 19 vjeç. Ata ëndërrojnë për udhëtime, për ndjesi të reja, emocione. Ajo nuk e ka një mundësi të tillë,-shprehet Zonja e parë.

“Kjo mund të jetë pak egoiste, por unë kam nevojë për bashkëshortin tim pranë meje. Me burrin nuk jetojmë bashkë, familja është e ndarë. Ne kemi mundësinë ta shohim njëri-tjetrin, por jo aq shpesh sa do të donim. Djalit tim i mungon babai. Por ne qëndrojmë të fortë, kemi forcë si emocionalisht ashtu edhe fizikisht.Dhe jam e sigurt se do ta përballojmë së bashku,”-rrëfen Olena.

Teksa reflekton ajo shprehet se nuk e kishte ëndërruar kurrë që bashkëshorti i saj të bëhej “figura historike” që është sot, duke thënë se i kishte marrë malli dhe kishte nevojë që ai të qëndronte në krah si bashkëshorti i saj.

Ukrainasit nuk mund të jenë të sigurt për të nesërmen ose të kenë besim në të ardhmen, shpjegoi ajo, por ata kanë shpresë.

Etiketa: Lufta në UkrainëOlena Zelenska

Lajme të lidhura

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!
Aktualitet

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)
Aktualitet

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”
KRYESORE

“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

21:10 - 21/10/26
Para
Ndryshimet në qeveri, analiza e DW: PS i plasën skandale korrupsioni

Ndryshimet në qeveri, analiza e DW: PS i plasën skandale korrupsioni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!
Aktualitet

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26

Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje të...

Lexo më shumë
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

21:10 - 21/10/26
“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26
Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com